• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Donika Prela dështon me përjashtimin e Natasha Mulajt, heq dorë nga hetimi i vëllezërve (Dokumenti)

15:40 : 26/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VETTING

Prokurorja Donika Prela ka hequr dorë nga hetimi i Vladimir dhe Admir Mulaj, pasi tentoi pa sukses ta përdorte këtë rast si një mënyrë për të larguar motrën e tyre, gjyqtaren Natasha Mulaj, nga trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që po shqyrton kërkesën e Komisionerit Publik për shkarkimin e saj nga detyra.

Prokuroria e Tiranës, në një komunikim zyrtar me “Boldnews.al”, konfirmon se Donika Prela ka dhënë dorëheqjen nga hetimi i vëllezërve Mulaj, me një kërkesë të nënshkruar në 21 Korrik 2020, vetëm 4 ditë pasi prokurorja u paraqit në seancën e parë para trupës së KPA-së.

Në seancën hapëse para Kolegjit të Apelimit, të zhvilluar në 17 Korrik 2020, Donika Prela kërkoi përjashtimin e Natasha Mulaj, me argumentin se gjyqtarja ishte në konflikt interesi, pasi prokurorja kishte nën hetim dy vëllezërit e saj.

Në foto: Përgjigja e Prokurorisë së Tiranës, në vijim të kërkesës së “Boldnews.al”

Por, në një raportim të po asaj dite, “Boldnews.al” konstatoi se, në fakt, prokurorja Donika Prela dyshohet se ka vepruar në kushtet e konfliktit të interesave, duke shkelur në këtë mënyrë përcaktimet e Kodit të Procedurës Penale.

Dyshimet e ngritura më herët nga redaksia morën konfirmim edhe nga Prokuroria e Tiranës, e cila iu përgjigj një kërkese zyrtare për informim të “Boldnews.al”.

Lexo edhe:

Vendimi më 18 shtator, Donika Prela nuk u paraqit në KPA

Si ia “ëmbëlsoi” Donika Prela shijen e hidhur Teos së “fortë” të ONM

Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se Donika Prela ka mbajtur nën hetim për rreth 6 muaj Vladimir dhe Admir Mulaj, prej muajit Shkurt 2020, ndërkohë që motra e tyre, gjyqtarja Natasha Mulaj, ishte zgjedhur shumë kohë më parë, në Maj 2019, si drejtuese e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të kryejë rivlerësimin e Prelës në shkallën e dytë të Vetingut.

Tentativa e dështuar

Donika Prela, ish-drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda, u komandua në Dhjetor 2019 në Prokurorinë e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi struktura që ajo drejtonte u zëvendësua nga Prokuroria e Posaçme-SPAK.

Sipas Prokurorisë së Tiranë, në 28 Shkurt 2020, pas një shorti elektronik, prokurores Prela i caktohet të ndjekë hetimin në ngarkim të shtetasve Vladimir dhe Admir Mulaj, vëllezër të gjyqtares Natasha Mulaj, pas referimit të përcjellë nga Komisariati nr.1 i kryeqytetit, në datën 12 shkurt 2020.

Përfshirja e vëllezërve Mulaj në një ngjarje të kronikës policore mori një hapësirë të gjerë mediatike dhe publike në momentin që dosjen hetimore e mori në dorë Donika Prela.

Por, kjo e fundit, 6 muaj më pas, në Korrik 2020, është justifikuar para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se nuk e dinte që personat nën hetim ishin vëllezërit e gjyqtares dhe “vetëm së fundmi e kishte marrë dijeni” për lidhjen mes tyre.

Dhe, nën këtë argumentim, Donika Prela kërkoi përjashtimin e Natasha Mulajt, duke pretenduar se gjyqtarja mund të dëshmonte njëanshmëri në vendimin e saj.

Por, vetëm 4 ditë pas kërkesës për përjashtim, prokurorja Donika Prela ka vendosur ta zgjidhë, megjithëse shumë me vonesë, situatën e konfliktit të interesave me gjyqtaren Mulaj.

Në një kërkesë drejtuar titullares së Prokurorisë së Tiranës, dt. 21 Korrik 2020, me numër protokulli 3189, Donika Prela ka kërkuar heqjen dorë nga hetimi i procedimit penal në ngarkim të Vladimir dhe Admir Mulaj.

Kërkesa e prokurores Donika Prela për përjashtimin e Natasha Mulajt nga gjykimi i rastit të saj është ende në fuqi dhe ajo pritet të shqyrtohet nga një trupë e posaçme e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Përjashtimi”, probleme të reja për Prelën

Donika Prela po përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e saj nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë.

Në atë që mund të duket si një tentativë për të “delegjitimuar” procesin gjyqësor në shkallën e dytë të Vetingut, Donika Prela kërkoi përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama.

Por, pretendimet e saj mund të kenë efekt bumerang dhe prokurorja mund të përballet me të tjera penalitete për “kërkesa të padrejta”, si edhe për shkelje të konfliktit të interesave.

Kodi i Procedurave Administrative, mbi të cilin bazohet një pjesë e veprimtarisë së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, parashikon masa administrative “gjobë” për palët që dorëzojnë kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve, haptazi të padrejta.

Kërkesat e Donika Prelës për përjashtimin e gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama kanë elementët e “kërkesës së padrejtë”, pasi mbështeten në argumenta që nuk qëndrojnë.

Gjithashtu, institucioni i Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, në një komunikim të mëhershëm me “Boldnews.al”, konfirmoi se do të niste verifikimet për veprimet e dyshuara si në konflikt interesi të prokurores Prela në rastin e hetimeve ndaj vëllezërve të Natasha Mulajt.

Etiketa: donika prela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi më 18 shtator, Donika Prela nuk u paraqit në KPA

12:52 : 11/09/2020
AKTUALITET

Si ia “ëmbëlsoi” Donika Prela shijen e hidhur Teos së “fortë” të ONM

03:00 : 22/07/2020
AKTUALITET

“Abuzimi” i Donika Prelës/ Kërkon përjashtimin e dy gjyqtareve të KPA tej afateve ligjore. Rrezikon gjobë

15:15 : 18/07/2020
AKTUALITET

Donika Prela në KPA/ “Mashtrim” për “mbesën” e Ina Ramës dhe “shantazh” Natasha Mulajt

23:47 : 17/07/2020
AKTUALITET

Kallëzimi në SPAK/ Donika Prela ka fshehur akte hetimore. Komisioneri: Të shkarkohet për pasurinë

22:36 : 17/07/2020
Në foto: Vëzhguesi i ONM, Teo Jacobs dhe prokurorja Donika Prela
AKTUALITET

Donika Prela në KPA, kërkon përjashtimin e Natasha Mulaj dhe Ina Ramës

11:28 : 17/07/2020
Para

Greqia i kërkon KE-së të ndërhyjë për ndryshimin e librave të historisë e gjeografisë shqiptare

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com