• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Zarf me plumba dhe…’/ Ja si të miturit përdoren nga krimi për të vënë gjoba

12:12 : 23/08/2020
në BOTA

Një dukuri që ka filluar të bëhet shumë shqetësuese është gjobëvënia e organizuar nga grupe të miturish, mosha 14-17 vjeç, ndaj moshatarëve ose të miturve më të rinj në moshë. Vërehet se format dhe teknikat që përdor kjo kategori gjobëvënësish janë shumë të ngjashme me ato që përdorin grupet e të rriturve.

Në këtë tipologji gjobëvënieje, grupi që kryen gjobëvënien mbledh informacion rreth viktimës nga të njohur të këtij të fundit. Viktima është zakonisht një fëmijë i vetmuar, që vjen nga një familje me të ardhura mbi mesataren, që është i “urtë” dhe jo agresiv.

Lidhjet midis anëtarëve të grupit janë shoqërore dhe zakonisht bëhet fjalë për të rinj që jetojnë në një lagje apo fshat. Shkaku i gjobëvënies lidhet zakonisht me “ngacmimin e kushërirës ose të dashurës” së njërit prej anëtarëve të grupit. Mosha e viktimës është më e re se ajo e gjobëvënësve. Si mjet shantazhi përdoren mesazhe në celular me kërcënime për jetën. Sasia e parave të kërkuara është në shuma mesatarisht të vogla prej 150.000 lekësh.

Nëse viktima i përgjigjet kërkesës, gjobëvënia rrezikon më pas të kthehet nga një formë “grabitqare” në atë që quhet “parazitare”. Skemat e gjobëvënieve që mund të konsiderohen deri diku të mirëorganizuara janë ato ku bëhet fjalë për shuma të mëdha (mbi 100.000 euro). Ato fillimisht shoqërohen me një akt kërcënues të bujshëm, zakonisht shpërthime zjarri apo eksplozivi pa autor pranë banesave të viktimave ose të afërmeve të tyre.

Më pas vendoset komunikimi midis “gjobëvënësit” dhe viktimës nëpërmjet telefonit ose letrave kërcënuese (letra me shkrim të shoqëruara dhe me një plumb). Gjobëvënësit mund të përdorin disa numra celulari ose mund të komunikojnë nga telefona publikë. Vihet re se në këtë veprimtari po përfshihen edhe persona me lidhje të afërta me politikën, apo persona të ardhur nga forcat ushtarake.

Lexo edhe:

E rëndë/ Zjarr në banesën shumëkatëshe, 19 persona të vdekur, mes tyre 9 fëmijë

Trazitarit në Kazakistan, arrestohet ish-kreu i antiterrorit

Ata, duke përfituar nga ekspertiza dhe përvoja, përdorin skema kundërzbulimi, me synim fshehjen e gjurmëve, për ta vështirësuar sa më shumë kapjen e tyre. Në përgjithësi vendi i shkëmbimit të parave lihet në zona të pabanuara, personi që i merr paratë është dikush tjetër dhe anëtarët e bandës e shoqërojnë të gjithë skenën e veprimit, duke vëzhguar nga një automjet i cili qëndron në distancë. Vihet re gjithashtu se shantazhimi online është në rritje dhe përdorimi i internetit apo pajisjeve elektronike sa vjen e po gjen përhapje.

Nga të dhënat e mbledhura nga Policia ky lloj shantazhimi mbetet ende në nivele individuale dhe jo në forma të organizuara. Megjithatë “gjobëvëniet” online janë të përhapura në moshat e reja dhe dukuria sa vjen e po përshkallëzohet.

Duhet cilësuar se edhe në tre vitet e fundit dalin në pah dy kategori gjobëvëniesh. Në grupin e parë janë gjobëvëniet e rëndomta, të kryera nga grupe të paorganizuara. Këto grupe kriminale nuk e kanë gjobëvënien veprimtari parësore, por e kryejnë për përfitime të çastit.

Grupet e kategorisë së dytë janë grupe kriminale të organizuara që gjobëvënien e përdorin si mjet fitimi, por edhe për të krijuar një farë reputacioni në “tregun” kriminal. Madje disa nga krerët e grupeve kriminale e kanë filluar veprimtarinë kriminale pikërisht nëpërmjet gjobëvënies. Këta individë, pasi konsolidonin pozitat e tyre në organizatën kriminale, nuk e përdornin gjobëvënien më pas si “biznes” parësor, por si një “markë shitjeje” (trade mark) në botën e krimit.

Karakteristikë e grupeve që merren me gjobëvënie është se janë grupe të vogla me një mesatare bashkëpunëtorësh prej katër personash që veprojnë në një qytet ose zonë të caktuar.

Etiketa: bota boldnews host domain

Lajme të lidhura

BOTA

E rëndë/ Zjarr në banesën shumëkatëshe, 19 persona të vdekur, mes tyre 9 fëmijë

22:42 : 09/01/2022
BOTA

Trazitarit në Kazakistan, arrestohet ish-kreu i antiterrorit

22:31 : 08/01/2022
BOTA

Ishin infektuar me koronavirus, ndërrojnë jetë dy vëllezërit e famshëm fancezë

20:50 : 04/01/2022
BOTA

Uragani i fuqishëm ‘Ida’ mbërrin në Luiziana

21:31 : 29/08/2021
BOTA

SHBA parandaloi sulmin terrorist në Kabul/ Droni hodhi në erë makinën bombë që do të shpërthente pranë aeroportit

16:40 : 29/08/2021
BOTA

Uragani Ida ‘frikëson’ SHBA, nisin evakuimet e banorëve

21:29 : 28/08/2021
Para

Nga ngacmimi s*ksual ndaj të miturës deri tek vjedhjet me dhunë/ Policia arreston 13 persona

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com