• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vrasjet politike të Kremlinit

13:04 : 22/08/2020
në BOTA, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Tentativa e fundit e vrasjes përmes helmimit me ç’duket e opozitarit kryesor rus, Alexei Navalny, i cili është momentalisht në gjendje kome në një spital në Omsk të Siberisë, ka pas vetes më shumë se një shekull të tentativave, shpesh të suksesshme të vrasjeve me motiv politik, të orkestruara direkt ose indirekt nga Kremlini. Ka nisur qysh në kohën e Carit, për të vijuar vençarisht gjatë Stalinit dhe vijon edhe sot, ku mund të veçohet vrasja e Boris Nemtsov në qendër të Moskës në 27 shkurt 2015. Për këtë të fundit Rusia arrestoi dy persona dhe vrau gjatë përpjekjes për t’i ikur ndjekjes së policisë një tjetër, të tre çeçenë. Por fakt është që dhe i vetmi që e pranoi vrasjen, Zaur Dadaev në sallë të gjyqit e mohoi atë duke thënë se konfirmimi i tij ishtë marrë nën torturë. Për shumë vëshgues dhe analistë perëndimorë nuk a fije dyshimi se vrasja e Nemtsov, ngjashëm si tani me tentativën për vrasje të Navalny janë orkestruar direkt apo nxitur indirekt nga Kremlini si mënyra për të heshtur opozitën dhe dekurajuar çdolloj forme të re opozitarizmi.

Vrasje të tjera të motivuara apo nxitura politikisht por që kanë marrë më pak vëmendje nga shtypi ndërkombëtar ka qenë ajo e njërit prej udhëheqësve të opozitës çeçene Zelimkhan Khangoshvilli në gusht të 2019-ës, nga Vadim Sokolov që mbante pasaportë ruse. Akoma më tepër vëmendje ka marrë helmimi me lëndë radioaktive i Alexander Litvinenko në Londër në 2006 si dhe tentativa për helmim me gaz nervor i ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij po në Londër në 2018-ën. Gjithashtu vetvrasja e dyshimtë e oligarkut Boris Brezovsky që fillimisht ka qenë sponsori kryesor i Putinit pranë ish-presidentit Jelcin dhe mandej u kthye në kritik jetë-shkurtër të tij përmes mediave që zotëronte pëprara se të arratisej dhe të kërkonte azil politik në Londër.

Në kohën e Stalinit, vrasja politike më e kobshme ka qenë ajo e Trotskit në Meksikë nga operativi i Komiternit dhe bashkëpunëtori i KGB-së Ramon Mercader pas disa tentativave të mëparshme të pasuksesshme. Dy autorë rusë Andrei Soldatov dhe Irina Borogan kanë nxjerrë së fundmi një libër që dokumenton një pjesë të mirë të këtyre vrasjeve politike të ndodhura në periudha të ndryshme dhe komplimentojnë botimin tjetër të paradokohe të Heidi Blake mbi vrasjet politike të Kremlinit dhe që bazohet më tepër te periudha kur Vladimir Putin ka qenë në pushtet. Këta autorë hedhin dritë gjithashtu mbi rolin tejet të dyshimtë dhe bashkëpunues që ka pasur Kisha Ortodokse Ruse në veprimtarinë kriminale të Kremlinit, vençarisht në Perëndim. Për shembull Qendra Kulturore dhe Shpirtërore Ruse në Paris që suoas Soldatov dhe Borogan shërben më tepër si vatër spiunazhi për llogari të Moskës.

Duket disi e pakuptimtë që në shekullin e 21 të operohet ende me forma arkaike të eleminimit fizik të kundërshtarëve politikë, aq më tepër në vende perëndimore ku një pjesë e tyre kanë fituar dhe statusin e azilantit politik ose rezidencat vendase. Ndoshta kjo bëhet për të frikësur çdolloj kandidati për opozitar real brenda Rusisë dhe mbytur qysh në gjenezë çdo formë opozitarizmi, duke lënë vetëm ato forma oponence me leje që shërbejnë formalisht më tepër si fasadë e regjimit autokratik.

Lexo edhe:

Opozita përballë pushtetit

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

18:17 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
AKTUALITET

”Fund pa lavdi i Veliajt”, Kalemaj: Rruga politike e tij është një rrugë pa krye

22:13 : 23/09/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025
Para

“Je kaq e bukur. Hajde pimë një kafe…” Policia arreston burrin e martuar që ngacmonte 19-vjeçaren

TË GJITHA

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 06/10/2025

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

22:52 : 06/10/2025

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com