• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si e përdor Kushtetutën Olta Xhaçka, për të mbrojtur manipulimin e bursave të NATO-s

15:33 : 19/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Rasti “Graceni” dhe manipulimi, që ju bë listës, me fituesin e bursës së NATO-s Aldo Gracenit, është shndërruar në çështje të diskutuar, brenda dikasterit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas burimeve konfidenciale të gazetës “Shqip”, brenda Ministrisë së Mbrojtjes, problemi më i madh i drejtuesve dhe vartësve, tani, nuk është vënia e drejtësisë në vend dhe dhënia e bursës atij që i takon, por zbulimi, se si ra në dorë të gazetarëve, listë-merita me rezultatet.

Hetimi, që po kryen Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), është përqëndruar totalisht, vetëm në zbulimin e të vetmit, që ka zbatuar ligjin, pra, atij, që ka publikuar listë-meritën.

Si e përdor Kushtetutën Ministrja Olta Xhaçka, për të

Listë-merita e fituesëve të bursës, siguruar nga Gazeta SHQIP

Nënvizojmë, që kjo listë, duhej të ishte publikuar, në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, gjë, që nuk ka ndodhur deri më tani. Lista, që ne zotërojmë, ka vulën dhe firmat e gjithë zyrtarëve, që ndoqën konkursin dyditor, të realizuar, në datat 15-16 korrik 2020, në Qendrën e Personel Rekrutimit.

Konkursi u zhvillua për të fituar një bursë të vetme, të plotë studimi, në Akademi Ushtarake Greke, në degën Mjekësi Ushtarake.

Lexo edhe:

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

Ngushtohet diferenca/ A do ia marrë Blerina Gjylameti mandatin Olta Xhaçkës?

Fakti, që shefja e kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes, zonja Belioza Çoku, telefonon në orët e darkës, familjen e djalit fitues Aldo Graceni, dhe e shantazhon dhe kërcënon atë, vetëm e vetëm, se kanë në dorë, një dokument të rëndësishëm zyrtar, i jep përgjigje shumë pyetjeve.

Por, akoma më shumë pyetje vazhdojnë të ngrihen. Gazeta “Shqip” do t’u japë përgjigje, në mënyrë të vazhdueshme, mbështetur në prova.

Në një zhvillim të fundit, për këtë çështje, në datën 13 gusht 2020, familja e djalit fitues ka marrë përgjigje zyrtarë, nga ana e Drejtorisë së Inspektimit të Përgjithshëm, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në shkresën e firmosur nga Kolonel Leonard Kollçaku, thuhet ndër të tjera, se në zbatim të dokumentit ”Politika dhe procedurat e rekrutimit, të kandidatëve për oficerë të rinj, në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Ministri i Mbrojtjes, ka ushtruar kompetencat kushtetuese dhe ligjore, për miratimin e kadidatëve fitues.

Si e përdor Kushtetutën Ministrja Olta Xhaçka, për të

Kthim përgjigje e Drejtorisë së Inspektimit, për rastin “Graceni”

 

Shkresa i referohet pikës 8, shkronja “a”, të kreut I, të dokumentit.

Gazetarët e gazetës “Shqip” e lexuan me shumë vëmendje këtë pikë, në të cilën thuhet:

“Shtetasit shqiptarë, që kanë kryer arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit. Kjo kategori do të rekrutohet kryesisht, për ndjekjen e studimeve në Akademitë Ushtarake, të vendeve të NATO-s, në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh, në fushën e arsimimit ushtarak.” 

Kjo gjë, ka qenë e ditur, që në fillim të konkursit, thotë kandidati fitues dhe familja e tij. Referimi në këtë rast, është i  pavend. Më tej, argumentimi i Ministrisë së Mbrojtjes, i referohet pikës 15, shkronja “c” të kreut II, të dokumentit. Në të thuhet:

“Lista finale e meritës dhe nominimi i fituesve, nëpërmjet J-1, i paraqitet për miratim SHSHP të FA.”

Pra, i paraqitet për miratim, dhe jo për manipulim.

Në dokumentin, të cilit i referohet Ministria e Mbrojtjes, nuk thuhen në asnjë rresht, që përveç mesatares, të llogariten edhe pikët e Kimisë, Biologjisë dhe lëndës me zgjedhje të maturës.

Dhe këtu flasim, për një dokument, mbi të cilin është ngritur gjithë konkursi, dhe ku parashikohen me imtësi edhe numri i pompave dhe palosje-shpalosjeve, koha e vrapimit, veshja, që duhet të mbajë kandidati etj.

Si e përdor Kushtetutën Ministrja Olta Xhaçka, për të

Kriteret e konkursit

 

Duhet të jetë e qartë, se kandidati, që nuk bënte minimumin e pompave, palosje-shpalosjeve, etj, siç e parashikon rregullorja e konkursit, skualifikohej automatikisht.

Në dokumentin zyrtar, që qëndron në themel të të gjithë konkursit, lidhur me mesataren thuhet vetëm kjo gjë: “Nota mesatare e Diplomës së Shkollës Parauniversitare, do të konsiderohet nota, që del nga pjesëtimi me dy, i shumës së Notës Mesatare të të gjitha viteve, të shkollës parauniversitare dhe Notës së Provimeve të Pjekurisë.

Mesatarja ka në total 15 pikë.

Mesatarja duhet të jetë, jo më pak se 6.5 pikë.

Ministria e Mbrojtjes shpiku një formulë të re, në përfundim të të gjithë konkursit, dhe pasi u pa, se fitoi djali i “gabuar”, dhe jo ai, që kishin paracaktuar, qysh në fillim, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Për gjithë këtë abuzim dhe gjithë këto skema allishverishesh, është në dijeni të plotë, Ministrja e Mbrojtjes, zonja Olta Xhaçka.

E kanë vënë në dijëni, vartësit e saj, me një mesazh, ku thuhet:

“Shefe, vërtet Aldo Graceni është fitues, por ne vendosëm të llogarisim pikët e Kimisë, Biologjisë dhe lëndës me zgjedhje.”

Si e përdor Kushtetutën Ministrja Olta Xhaçka, për të

Mesazhi i dërguar Ministres, Olta Xhaçka

 

Vartësit e ministres, kanë “harruar” t’i raportojnë eprores së tyre, se të gjithë këtë nismë, e ndërmorën, kur fitues nuk doli kandidati, që preferonin ata.

Por këta zyrtarë, nuk e dinin, se LISTË-MERITA ndërkohë, kishte “rrjedhur” dhe kishte rënë në duart e gazetarëve.

Këtu nisën, të mos ju dalin më llogaritë, që populli thotë: “I bënë, pa hanxhinë.”

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes vranë mendjen, dhe dolën me një formulë të re, të paligjshme, vetëm e vetëm, të nxjerrin në vend të parë, kandidatin e renditur i katërti, me 14 pikë më pak, dhe fituesin e vërtetë, atë me meritë, Aldo Gracenin, ta zhvendosnin nga kreu i listës.

Pasi llogaritën mesataren, dhe rezultatet e testit fizik, intelektual, psikologjik  dhe të gjuhës angleze, në vend të parë të listëmeritës, u rendit kandidati Aldo Graceni.

Listën e meritës, ku kandidatëve ju tregua “Ja sheshi, ja mejdani”, kaloi nga një test në tjetrin, duke firmosur në fund të çdo faze, e ndotën dhe e përçudnuan brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Në përgjigjen dërguar familjes së kandidatit, thuhet se përzgjedhja e kandidatëve fitues, bazohet në kritere specifike të fushës. Cilat kritere?

“Për rastin konkret, si kritere specifike janë përdorur lëndët formuese bazë për konkurim, në fushën e Mjekësisë së Përgjithshme, kritere që aplikohen edhe në Universitetin e Mjekësisë Tiranë (Fizikë, Kimi, Biologji).”

Zyrtarët, që kanë hartuar përgjigjen, kanë harruar, të theksojnë faktin madhor, që këto kritere janë të mirëpërcaktuara dhe dihen që në fillim të konkurimit, nga kandidatët, që konkurojnë, për Mjekësi në Tiranë.

Si e përdor Kushtetutën Ministrja Olta Xhaçka, për të

Universiteti i Mjekësisë, nuk i ka shpikur rrugës dhe pasi nuk i dalin mirë llogaritë, këto formula, siç bëjnë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Le t’i shpallnin që në fillim “kriteret specifike”, kush i ndaloi të ishin transparentë?

Pse u realizua një konkurs dyditor, me gara dhe skualifikime automatike, nëse nuk përmbushje qoftë edhe një normë?

Kujt i duheshin ato pikë, dhe ato pika djerse?

E hidhur është, që të gjitha hallkat e Ministrisë së Mbrojtjes, bëhen pjesë e këtij manipulimi të turpshëm, siç është hetimi i nisur nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), si dhe përgjigja pa përgjigje, e Kolonel Leonard  Kollçakut, që në rastin më të mirë shpresojmë ta ketë firmosur pa e lexuar, përmbajtjen e shkresës.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes janë zënë aq ngushtë, saqë i kamuflojnë manipulimet dhe allishverishet e bëra me listën, me terma si, “Kritere Specifike” dhe “Kompetenca Kushtetuese”.

Gazeta “Shqip” i ka drejtuar me email, një kërkesë për prononcim, Ministres së Mbrojtjes, zonjës Olta Xhaçka, si dhe Atasheut Ushtarak të Greqisë, në vendin tonë, Kolonel Efthymios Ntallas.

/Nga Juli Ristani – Gazeta Shqip/

 

Etiketa: olta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Ngushtohet diferenca/ A do ia marrë Blerina Gjylameti mandatin Olta Xhaçkës?

10:21 : 24/06/2025
AKTUALITET

Hetimi për privatizimin e Portit të Limionit/ Meçollari: SPAK-u nuk e shpëton dot Olta Xhaçkën

18:21 : 22/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Për Oltën, Rama i vë flakën jo Gjylametit, por gjysmës së grupit parlamentar

13:59 : 21/05/2025
AKTUALITET

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025
AKTUALITET

Në cilat Qarqe pati ndikim diaspora, përmbysja e rezultateve me vetëm një “grusht” votash

17:23 : 20/05/2025
Para

"Janë elemente borgjeze"/ Kim Young Un ndalon qentë në shtëpi. Mediat: E vërteta e tmerrshme që fshihet pas

TË GJITHA

Pogba firmos me Monacon mes lotësh, i rikthehet futbollit pas 2 vitesh mungesë (Video)

12:03 : 29/06/2025

Akuzohet se planifikoi atentatin ku mbeti i vrarë biznesmeni, lirohet nga qelia Erdion Muho

11:50 : 29/06/2025

Dështon për të 38-ën herë përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës

11:48 : 29/06/2025

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025

EMRI/ I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

11:35 : 29/06/2025

VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur

11:29 : 29/06/2025

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

11:17 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com