• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Komisioneri Ballhysa nën dyshime për “hakmarrje personale” kundër Zaganjorit

23:58 : 18/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VETTING

Nga BoldNews.al

Burime të brendshme nga Gjykata e Lartë ngrenë dyshime të forta se ankimi që Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, ushtroi ndaj vendimit për konfirmimin në detyrë të ish-kryetarit, Xhezair Zaganjori, mbart në vetëvete nota subjektivizmi dhe, me shumë mundësi, edhe “hakmarrje personale”.

Ballhysa ishte këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë, institucion i drejtuar nga Zaganjori, para se ai të bashkohej në strukturat e Vetingut.

Gjatë kohës që ka ushtruar detyrën në Gjykatën e Lartë, raportet e Florian Ballhysës me titullarin, Xhezair Zaganjori, nuk karakterizoheshin ndër më të mirat e mundshme, siç kujtojnë ish-kolegët e tyre në institucionin më të lartë të drejtësisë në vend.

Madje, sipas të njëjtave burime, Zaganjori i ka hequr edhe ditë pune këshilltarit Ballhysa dhe kjo duket se ka shënuar pikën e thyerjes mes tyre. Madje, sipas burimeve nga stafi brenda Gjykatës së Lartë, ai duket se është shprehur që do të vijë momenti për t’ia kthyer Zaganjorit me të njëjtën mënyrë.

Lexo edhe:

U arrestua nga SPAK/ Komisioneri Publik ankimon në Kolegj konfirmimin e prokurorit Aurel Zarka

Konfirmimi i prokurorit Afrim Shehu ankimohet në Kolegj

Në këtë situatë, juristi Ballhysa aplikon për një post në strukturat e reja të Vetingut, duke kërkuar, me shumë mundësi, të shmangë përplasje të tjera me kreun e tij të asaj kohe, Zaganjori.

Florian Ballhysa konkuron dhe emërohet një ndër dy Komisionerët Publikë, strukturë që ka tagrin ligjor për të ankimuar vendimet e konfirmimit në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve në procesin e Vetingut.

Ai gjithashtu rezulton se ka nënshkruar ankimet e vetme ndaj ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë- Xhezair Zaganjorit dhe Edmond Islamajt, të cilët u shkarkuan më pas nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Zaganjori, ish-drejtues i Gjykatës së Lartë, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Korrik 2018, pavarësisht problematikave me pasurinë që u konstatuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në dhjetor 2018, institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi publikisht se kishte ankimuar vendimin për Zaganjorin, duke kërkuar shkarkimin e tij nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Ankimi ishte nënshkruar nga ish-vartësi i Zaganjorit, Florian Ballhysa.

Punonjësit brenda Gjykatës së Lartë nuk duan të komentojnë nëse ishte i drejtë ankimi apo jo.

Megjithatë, ata mendojnë se, më e pakta, ankimi nuk duhej të nënshkruhej nga Ballhysa, për të dëshmuar një lloj mirënjohje për faktin se kishin punuar për disa vite në të njëjtin institucion.

Në fakt, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, mund të kishte shmangur konfliktin në dukje të interesave në ankimin për Xhezair Zaganjorin.

Detyra e Komisionerit Publik ushtrohet nga dy persona dhe, nëse ata vlerësonin se vendimi pozitiv për ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, duhej ankimuar, këtë mund të kryente formalisht anëtari tjetër, Darjel Sina.

Por, siç rezulton nga të dhënat zyrtare, ankimi kundër ish-kreut të Gjykatës së Lartë është nënshkruar dhe më tej ndjekur e përfaqësuar në Kolegjin e Apelimit nga Florian Ballhysa, ish-vartës i Zaganjorit, me të cilin, nuk duket se ka pasur raporte të mira.

Etiketa: Florian BallhysaXhezair Zaganjori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestua nga SPAK/ Komisioneri Publik ankimon në Kolegj konfirmimin e prokurorit Aurel Zarka

17:01 : 22/10/2024
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Afrim Shehu ankimohet në Kolegj

20:41 : 11/10/2024
AKTUALITET

Komisioneri ngre pikëpyetje për dhuratat e gjyqtares Iliba Bezati: Duhen verifikuar

18:59 : 20/07/2024
AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit të Beratit

18:56 : 13/03/2024
AKTUALITET

Ish-kryetari i GJK: Shqipëria jo në Hagë për çështjen e detit me Greqinë

16:26 : 24/02/2024
AKTUALITET

Komisioneri Publik ankimon në Kolegj konfirmimin e prokurorit Ylli Pjetërnikajt

21:01 : 22/06/2023
Para

1 mln euro në erë/ Shkolla “14 Nëntori” në Durrës u prish nga tërmeti 1 vit pas rikonstruksionit

TË GJITHA

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

19:23 : 13/05/2025

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com