• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Solidarnosti ishte femëror – heroinat e harruara të lëvizjes së njohur polake

20:55 : 16/08/2020
në NDRYSHE

Barbara Labuda flet me dëshirë për gratë e “Solidarność” – Solidaritetit, sindikatës polake, që jashtë vendit lidhet gati vetëm me emrin e kreut të saj për një kohë të gjatë, Lech Walesa. Labuda ka qenë vetë aktiviste e opozitës demokratike në Poloninë komuniste, anëtare e Solidarnostit, e pas kthesës politike në vitin 1989 deputete në parlamentin polak. Madje edhe në Poloni të rinjtë dinë pak për pjesëmarrjen e grave në grevat në Gdansk apo qytete të tjera polake në gusht 1980. Atëkohë u krijua sindikata e lirë dhe e pavarur Solidarnost dhe pushteti i komunistëve filloi të lëkundet.

Përtej Polonisë e njohur u bë vetëm Anna Walentynowicz. Regjisori i njohur gjerman, Volker Schlöndorff në filmin e tij “Strajk – Heroina e Gdanskut” (2006) i ngriti asaj një përmendore artistike. Walentynowicz ishte drejtuese vinçi në kantierin e anijeve me emrin e Leninit në qytetin pranë brigjeve të Detit Baltik, Gdansk. Largimi i saj nga puna për arsye politike ishte arsyeja e drejtpërdrejtë e grevës më 14 gusht 1980.

Kurse Henryka Krzywonosin, një shofere tramvaji nuk e njeh kush në Poloni, po ishte ajo që organizoi grevat e solidaritetit të ndërmarrjeve të transportit në të gjithë rajonin. Në pamjet e Solidarnostit dominojnë burrat. Baballarë me mustaqe si Lech Walesa, që krahasohen nga gazetarët perëndimorë me themeluesit e Shteteve të Bashkuara.

Një grevë për Annën

Figura kryesore në grevën e gushtit ishte Anna Walentynowicz. Ajo punonte prej 30 vjetësh në kantierin e Leninit si saldatore, më pas si drejtuese vinçi. Shpesh ajo i mbronte të drejtat e punëtorëve, si punëtore që thyente rekordet e normës së punës në fillim, më pas si aktiviste e grave. Në vitin 1978 ajo ishte bashkëthemeluese e Sindikatave të Lira. Për këto aktivitete ajo u pushua nga puna për shkaqe disiplinore, pesë muaj para pensionit.

Lexo edhe:

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

Si pasojë punëtorët e dy reparteve më 14 gusht 1980 e lanë punën dhe bindën edhe të tjerët për të kaluar në grevë. Në listën e kërkesave kryesorja ishte rikthimi në punë i Anna Walentynowiczit dhe elektriçistit, Lech Wałęsa, i pushuar pak vite më parë.

Gratë e shpëtuan grevën

Edhe ndërmarrje të tjera e lanë punën: Në ditën e tretë të grevës, Lech Walesa bëri të ditur mbylljen e grevës, për shkak se disa kërkesa për rritje rroge do të plotësoheshin. Por ishin gratë që e bindën Walesën të vazhdojë grevën, deri sa të plotësoheshin edhe kërkesat e ndërmarrjeve të tjera. Ndryshe ata „do të na shtypin si morrat”, thirri Henryka Krzywonos, që kishte ardhur tek porta e kantierit për të bërë të ditur, se në tre qytete të gjithë tramvajet ishin ndalur. Shitësja 19 vjeçare e kioskës atëherë, Ewa Ossowska, infermierja, Alina Pieńkowska (28) dhe inxhinerja, Joanna Duda-Gwiazda (41) i ndalën punëtorët që donin të largoheshin pas gjoja fundit të grevës në kantierin Lenin.

Ditën tjetër u ofruan 21 kërkesa të grevistëve si për shembull ofrimi i imunitetit grevistëve, lirimi i të burgosurve politikë dhe sidomos legalizimi i sindikatave të pavarura dhe në vetëadministrim. Ora e lindjes së Solidarnostit.

Në vitin 1980 Henryka Krzywonos luftoi për lirinë, në vitin 2015 për drejtësinë

Greva zgjati dy javë dhe përfshiu të gjithë vendin. Solidariteti me grevistët u kthye në çështje kombëtare. Më 31 gusht 1980 përfaqësuesit e punëtorëve dhe krerët e partisë komuniste nënshkruan „Marrëveshjen e Gdanskut”. Me këtë për herë të parë në një vend socialist u lejua një sindikatë e pavarur. Vitet e ardhshme afër 10 milionë polakë iu bashkuan Solidarnostit. Ai ishte edhe një sinjal për qytetarë të tjerë të Europës Lindore në RDGJ, Çeki, Hungari deri në Bullgari, Rumani e Bashkimin Sovjetik. Në Gdansk filloi para 40 vjetësh marshimi i gjatë në drejtim të lirisë dhe Europës së bashkuar.

Heroinat e harruara

Po në këtë histori nuk zënë vend gratë e Solidarnostit. Heroinat e harruara, aktivistet e grevës. Si Ewa Ossowska. Kur drejtuesit e kantierit e mbyllën radion e ndërmarrjes, Ewa Ossowska u ngjit në një automjet fabrike nën dritaret e drejtorisë dhe kërkoi rifillimin e programeve. Walesa iu bashkua asaj, kjo është fiksuar në shumë foto. Por në fotot më të njohura shihet vetëm drejtuesi i grevës, Lech Walesa. Brunja e re nuk shihet gjëkundi. Sot për të nuk ka as edhe një shënim në leksikun e Solidarnostit. “Mua më preku historia e saj dhe vendosa ta gjej”, thotë Marta Dzido, që ka xhiruar një film për gratë e Solidarnostit e më pas një libër. Pas kërkimesh ajo e gjeti Ossowskan në Itali, ku ajo jetonte që nga vitet 90-të, e larguar në kërkim të një jete më të mirë.

Por ka edhe heroína të tjera të harruara. Me 54% gratë përbënin gjysmën e anëtarëve të Solidarnostit, megjithatë në instancat përfaqësuese të sindikatës ato janë shumë pak të përfaqësuara. Në një kohë që burrat e Solidarnostit ishin të internuar, gratë punonin në ilegalitet për të, por vetëm pak prej tyre u futën në listat zgjedhore në zgjedhjet e para të lira në vitin 1989.

Ishin gratë që publikuan “Mazowsze”, revistën e parë të sindikatës. Qindra prej tyre pas vendosjes së ligjit të luftës në dhjetor 1981 u arrestuan, internuan, u morën në hetime brtuale dhe u poshtëruan. Dënimin më të madh në kohën e ligjit të luftës, 10 vite burg e mori Ewa Kubasiewicz. Në dhjetor 1981 ajo organizoi një grevë në Akademinë e Marinës në Gdingen.

Lëvizja greviste në Polini Ewa Ossowska, Lech Walesa e aktivistë të tjerë

Vend për gratë

„Për të njohur rolin e gruas nevojitet një vështrim nga jashtë », thekson Małgorzata Fidelis, historiane në Universitetin e Çikagos. Më vonë feministet polake vunë re se në rrëfimin tradicional për lëvizjet opozitare dhe solidaritetit mungonin gratë. „Ka shumë pak studime për to”, thotë Fidelis.

Pas kthesës politike në vitin 1989 ndryshoi pak. Grave me ambicie politike iu tregua vendi. “Nuk është e vërtete që gratë nuk donin të hynin në politikë. Ato donin, por duhet të kishin një fuqi të jashtëzakonshme depërtimi”, thotë Barbara Labuda. Ajo në vitin 1989 i detyroi kolegët ulur në tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të partisë komuniste, të paktën të kishin aty edhe një grua. “Nëse nuk doni të jem unë, atëherë lini këdo tjetër nga ne, edhe sikur simbolikisht”, kujton Labuda. Në fund në tryezë ndodheshin më shumë priftërinj katolikë (tre) dhe vetëm dy gra. Gjithsej 56 burra. “Politika ishte çështje burrash, jo vetëm në Poloni. Solidarnosti ishte një lëvizje fantastike, që e emancipoi shoqërinë, por ky emancipim nuk preku qëndrimin ndaj gruas dhe kishës”, kritikon Barbara Labuda. /DW

Etiketa: ndryshe boldnews host domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

20:27 : 04/02/2022
NDRYSHE

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

22:37 : 23/01/2022
BOTA

Gruaja nxjerr shëtitje burrin e lidhur si qen, rrjeti ‘shpërthen’ me kritika (Video)

18:33 : 14/01/2022
NDRYSHE

Mbushi 119/ Ja sekretet e Tanakës, gruas që jetoi nëpër histori

21:34 : 03/01/2022
NDRYSHE

Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve/ Çfarë duhet të bëni në 2022, nga telefoni, te ish-i

16:40 : 31/12/2021
BOTA

Çmenduri! Ndalohet për 11 ditë e qeshura dhe alkooli në Korenë e Veriut

16:49 : 16/12/2021
Para

Bill Gates tregon se kur do të përfundojë pandemia

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

17:36 : 18/05/2025

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

17:23 : 18/05/2025

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

17:10 : 18/05/2025

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

16:57 : 18/05/2025

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025

Zelensky dhe JD Vance takohen në Vatikan, për herë të parë pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

16:19 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com