• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Koronavirusi ndryshon funksionimin tradicional të politikës

23:16 : 15/08/2020
në BOTA

Që nga mesi i marsit, pandemia e koronavirusit ka ndryshuar politikën amerikane, mënyrën e të bërit fushatë dhe të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale 2020.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Redisch, mënyra tradicionale e të bërit politikë në Shtetet e Bashkuara kërcënohet nga koronavirusi, përfshirë shkuarjen në qendrat e votimit, tubimet e zhurmshme dhe kuvendet e partive.

“Tani po debatohet nëse kuvendet kanë peshë”, i tha Zërit të Amerikës, John Hudak, një ekspert fushatash dhe zgjedhjesh në Institutin Brookings.

“Do të mungojë kolegjialiteti, prania e njëri-tjetrit, takimi në kuvend i njerëzve që nuk shihen aq shpesh, por nuk jam e sigurt sa rëndësi ka kjo për aktivitetin real të një fushate zgjedhjesh”, thotë Karlyn Bowman, analiste e opinionit publik në Institutin “American Enterprise”.

Ajo thotë se shumë amerikanë ende duan të votojnë personalisht, por duan të kenë edhe alternativën e votës me postë.

Lexo edhe:

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

Alarm në bazën amerikane ku qëndron avioni Presidencial, stafi sëmuret pasi hapën pakon e dyshimtë

“Historikisht njerëz që votojnë me postë, i hedhin votat vetë, që mendoj se është diçka interesante në përgjithësi. Por kemi të bëjmë me një territor të panjohur”, thotë zonja Bowman.

Në zgjedhjet paraprake, disa shtete arritën t’i numërojnë në kohë votat me postë, ndërsa i mbajtën qendrat e votimit të hapura.

Por disa shtete, patën vonesa në numërimin dhe çertifikimin e votave.

“Për fat të keq vendimi për të votuar me postë erdhi papritur për shumë vetë. Nuk ishte bërë ndonjë planifikim afat-gjatë për skenarin e një pandemie ku njerëzit nuk dalin dot nga shtëpia. Por tani duhet menduar për këtë lloj situate dhe duhet vepruar shpejt dhe që kjo metodë të jetë efektive, duhet të dalë me sukses herën e parë”, thotë zoti Hudak.

Presidenti Donald Trump ka thënë se votimi me postë nuk duhet zgjeruar, duke marrë si shembull disa raste sporadike mashtrimi.

“Ai po përdor argumentin që votuesit demokratë kanë më shumë gjasa të votojnë me postë sesa ata republikanë dhe kjo në një mënyrë të çuditshme i mobilizon republikanët”, thotë analisti Kyle Kondik, i Qendrës për Politikë në Universitetin e Virxhinias.

Ai thotë se amerikanëve do t’u mungojë një element jetik i fushatës këtë vit.

“Të jesh politikan do të thotë të komunikosh nga afër me njerëzit, të shtrëngosh duar, të përqafosh. Mendoj se ndonjëherë Joe Biden është akuzuar se e tepron në komunikimet me njerëzit, por ai njihet edhe si natyrë e ngrohtë që afrohet me njerëzit. Sot nuk e bën dot një gjë të tillë”, thotë zoti Kondik.

“Është e qartë që fushata e zotit Trump, ende po mbështetet tek kontaktet direkte. Fushata e zotit Biden, ka qenë shumë më tepër virtuale. Do të shohim se cila mënyrë funksionon. Në këto kushte nuk e di nëse do t’i hapja derën një të panjohuri”, thotë zonja Bowman.

Një virus i vogël ka transformuar fushatën e vitit 2020, dhe politikën me të cilën ishim mësuar./VOA/

Etiketa: funksionimi tradicional i politikespandemiaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

15:41 : 07/11/2025
BOTA

Alarm në bazën amerikane ku qëndron avioni Presidencial, stafi sëmuret pasi hapën pakon e dyshimtë

14:30 : 07/11/2025
BOTA

Anulohen qindra fluturime në SHBA, arsyeja

09:19 : 07/11/2025
BOTA

SHBA zgjat sanksionet ndaj Iranit për një vit

08:46 : 07/11/2025
BOTA

Reuters: SHBA po përgatitet të vendosë praninë ushtarake në Damask

08:27 : 07/11/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
Para

Çfarë po ndodh në Shkodër? Të shtëna më armë, frikë tek banorët

TË GJITHA

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

15:41 : 07/11/2025

“Lion Construction dhe Bardhjus Bushaj po na vdesin për së gjalli”, katastrofa e heshtur e Unazës Lindore!

15:25 : 07/11/2025

Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

15:23 : 07/11/2025

Tension në Amerikën Latine, Peruja shpall “non grata” Presidenten e Meksikës

15:09 : 07/11/2025

PD: Rama dhe Sako po grabisin qytetarët me projekte fasadë dhe fondet e rindërtimit

15:03 : 07/11/2025
Në foto: Iris Luarasi, deputete e Partisë Socialiste

‘Dalldis’ Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, nuk janë shembuj për t’u ndjekur

14:45 : 07/11/2025

Urgjenca e QSUT në kolaps, asnjë barelë bosh për të pritur të sëmurët

14:39 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com