Kriza humanitare në Kakavijë/ Le Figaro: Radhë biblike, pritje dëshpëruese

Situata e krijuar në Kakavijë, atje ku mijëra shqiptarë u bllokuan prej 72 orësh në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, duke u përpjekur të kalonin para hyrjes në fuqi të detyrimit për karantinë nga shteti helen, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Situata sa vjen e rëndohet, ndërsa e gjitha ajo mund të krahasohet me një krizë humanitare, ku mijëra njerëz kanë mbetur pa përkrahje, ndërsa autoritet shqiptare janë mjaftuar me disa apele, që u kërkojnë qytetarëve të kthehen mbrapsht.

Le Figaro e përshkruan kështu gjendjen në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, në Kakavijë, ku kanë mbetur në një radhë gati biblike, në pritje dëshpëruese për të shkuar në shtetit fqinj, ku jetojnë e punojnë.

Radha e rreth 4,000 veturave ka arritur mbi 20 kilometra, ndërkohë që sipas medias së huaj, ajo ka nisur pas njoftimit në fillim të kësaj jave për masat e reja greke lidhur me menaxhimin e situatës nga koronavirusi.

Nga 16 gusht, Policia njoftoi se në Greqi do të hyjë një maksimum prej 750 personash në ditë përmes Kakavijës. Ata duhet të kenë një provë negative Covid-19, të realizuar 72 orë para ardhjes së tyre, dhe gjithashtu do izolohen për shtatë ditë. Këto rregulla të reja u dekretuan nga Greqia pas regjistrimit të rasteve te reja me koronavirus.

LEXO EDHE  Simptoma më e besueshme për të kuptuar nëse jeni infektuar me koronavirus

Shumë prej shqiptarëve kanë qenë duke pritur për tre ditë në kufi, i tha një zyrtar rajonal i policisë AFP-së, duke specifikuar se “ekipet e shëndetit grek (ishin duke punuar) me një staf të zvogëluar” dhe se posta kufitare ishte e mbyllur natën.

Sipas rregullave që janë ende në fuqi deri më 16 gusht, shqiptarët që hyjnë në Greqi testohen për Covid-19 në kufi.

Disa mijëra shqiptarë punojnë në Greqi, veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Ata kthehen gjatë verës për të kaluar pushimet në vendin e tyre. Policia lëshoi pamjet e efektiveve që shpërndanin shishe uji njerëzve qe presin ne vape perveluese. Ministria e Jashtme shqiptare tha në një deklaratë se autoritetet greke kishin ndërmarrë përshpejtimin e procedurës aktuale në kufi, nga 200 në 300 prova në orë.

Situata në lidhje me Covid-19 gjithashtu është përkeqësuar në Shqipëri ditët e fundit, me një numër rekord prej 154 infeksionesh ditën e enjte në një ditë. Gati 220 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i epidemisë