• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Covid-19 nuk është lojë luftash”/ Apeli i fortë i mjekut: Boll dhatë mendime nga divani

13:08 : 15/08/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Neurokirurgu i Spitalit “Nënë Tereza”, Artur Xhumari, ka deklaruar se Covid-19 nuk është as shaka dhe as “lojë luftash”, si ato që bënim kur ishim fëmijë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se të shumtë kanë qenë ata, që ulur nga divani i shtepisë jepnin mend dhe donin t’i mbushnin mendjen dynjasë se ky virus nuk ekziston, por ndodhi e kundërta.

Sipas doktorit, nuk kërkohet shumë prej qytetarëve, thjesht të mbajnë distancë fizike, maskë dhe të izolohen. Në këtë mënyrë, ai i ka bërë thirrje qytetarëve t’i zbatojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapje e virusit.

Postimi i plotë:

Në këto ditë të tensionuara, kur asnjëherë më shumë nuk është folur për shëndetin dhe shëndetësinë, kur na duhet të luftojmë me një virus, që ka gjunjëzuar globin, kur COVID 19 është mes nesh dhe e shoh në pacientë, por edhe në familje, duket, se më të çoroditura janë pikërisht mendjet…

Lexo edhe:

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

Kam dëgjuar gjithëfarë çudish këto kohë, me konspiracione masonike, protesta publike kundër masave anti-COVID, që “shkelin liritë e njeriut” dhe jo pak herë kam qeshur me vete… por tani, jo më…

Nuk është as shaka dhe as …

Sa të shumtë kanë qenë ata, që ulur nga divani komod i shtepisë jepnin mend në rrjete sociale, që donin t’i mbushnin mendjen dynjasë se ky virus nuk ekziston; të tjerë që shanin sistemin, mënyrën e menaxhimit, baltosnin mjekët…

Por kur COVID u hyri në shtëpi, heshtën dhe iu drejtuan atyre bluzave të bardha që kishin ndyrë me fjalët e tyre të papeshuara.

Epo, mirë.. E dimë që sistemi ka jo pak të meta, por le të shohim përtej, le të shohim përreth… Çfarë po ndodh?!
Brukseli ka 50 të sëmurë të rinj për 100 mijë banorë në ditë (1500 nëse do ishte Shqiperia).

Po Belgjika ku ka gabuar?

Popuj qeflinj si italianet apo spanjollët pësuan katastrofë sanitare derisa mblodhën mendtë.

Po ne ç’popull jemi?

Nuk është çështje menaxhimi, as sistemi. As duam të edukohemi dhe as kemi besim.

Të mos jemi hipokritë, edukata jonë shëndetësore nuk është as bazike. Shkojmë tek mjeku vetëm kur sëmuremi e tek dentisti, kur na dhëmb dhembi.

Besojmë portalet e komshiun, por jo mjekun.

Rajone të Spanjës ndalojnë duhanpirjen në publik; Parisi e Brukseli vendos me detyrim maskën në hapësira publike.
Këto lajme duhet të shqetësojnë çdokënd, por dhe duhet të na bëjnë të reflektojmë…

Shqetësuese është se në vende me ekonomi shumë më të fuqishme se ne, me kujdes shëndetësor me arritjet më të fundit të shkencës, situata e përhapjes së infeksionit është përkeqësuar. Po në vendin tonë me fuqi të pakët ekonomike?
Reflektimi duhet bërë mbi masat e strategjisë së ndalimit të përhapjes, themeli i të cilave është ndryshimi i sjelljes sonë! Fati i epidemisë është në duart tona!

Çdokush le të ndryshojë sjelljen e zakonet. Kjo do e pengojë përhapjen e virusit; do t’ i japë kohë shkencës të gjejë “armën” kundër virusit.

Kjo do të minimizojë vdekjet.

Nuk kërkohet shumë prej nesh:

Mbaj distancë fizike,

Mbaj maskë,

Izolohu dhe telefono mjekun e familjes, nëse ke shenja të COVID 19

Nuk ka shkop magjik për këtë pandemi.

Lufta nuk fitohet me retorikë boshe, statuse facebooku dhe deklarata të pamenduara, por me përgjegjshmëri të lartë.

Trup i shëndoshë në një mendje të shëndoshë! Kjo është strategjija!

Etiketa: apeliCovidmjeku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025
BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Tiranës ndryshon akuzën për mjekun “me 4 gra”, dënohet me 15 muaj burg për dhunë në familje

11:05 : 14/10/2025
AKTUALITET

Tregti me sende të vjedhura, lihet në fuqi dënimi me burg për shoferin e Ardi Veliut

16:28 : 10/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, ndalohet oficeri i sigurisë në Gjykatën e Apelit

18:24 : 06/10/2025
Para

Kriza humanitare në Kakavijë/ PD: Përgjegjësi e Ramës, duhet angazhim maksimal

TË GJITHA

“Balluku nën hetim për tenderin e Llogarasë”, Lala: Takimi në Turqi përfshin edhe Ramën

21:39 : 27/10/2025

Blendi Fevziu: Drejtësia është në kaos, askush nuk mban përgjegjësi

21:35 : 27/10/2025

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

21:26 : 27/10/2025

“Drejtësia e Ramës ka dështuar”, Ahmetaj: Armiqtë e tij tërhiqen zvarrë

21:16 : 27/10/2025

Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk jam kriminel që të bëhem bashkëpunëtor i drejtësisë

21:04 : 27/10/2025

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com