• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Covid 19/ A shfaqin fëmijët të njëjtat simptoma si të rriturit? Ja çfarë thotë pediatri

20:37 : 15/08/2020
në SHENDETI

Ka pasur një rritje prej 90% të numrit të rasteve Covid-19 tek fëmijët në SHBA vetëm në katër javët e fundit, sipas të dhënave të publikuara këtë javë nga “AAP” (Akademia Amerikane e Pediatrisë).

Cilat janë simptomat?

Simptomat e Covid-19 janë të njëjta tek fëmijët sikurse tek të rriturit.

Sipas “CNN”, shenjat kryesore përfshijnë çdo vështirësi në frymëmarrje, skuqje, mungesë energjie dhe problemet e mbajtjes së një fëmije zgjuar, tha pediatri Dr. Daniel Cohen.

“Është shumë e rëndësishme të njoftoni mjekun menjëherë nëse nuk mund t’i zgjoni, nëse flenë gjatë gjithë kohës dhe thjesht janë të lodhur, nëse nuk pinë, nuk hanë, pra aktivitetet e jetës së përditshme,”- tha Cohen.

Lexo edhe:

Ja si të mos shtoni në peshë kur lini duhanin

Studimi i fundit/ Koronavirusi vr*t njësoj si helmi i gjarprit

Nëse prindërit “shohin që fëmija i tyre po duket i sëmurë ose më i sëmurë nga sa prisnin nga një ftohje apo sëmundje tipike, ata duhet të telefonojnë pediatrin e tyre për të diskutuar. Cdo gjë e rëndë është gjithmonë shqetësuese”,- shtoi ai.

“Fëmijët janë më të izoluar, tregojnë më shumë ankth, më shumë depresion. Këto janë gjëra, të cilat, edhe pse nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me Covid, kanë nevojë për vëmendje,”- tha O’Leary.

A mund ta kuptoni nëse fëmija juaj është i sëmurë?

Është një realitet i frikshëm për prindërit që shumë fëmijë të vegjël janë asimptomatikë, që do të thotë se nuk ka shenja ose simptoma që fëmijët e tyre po mbartin virusin.

Kjo duhet të jetë një lehtësim për prindërit kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijës, sepse ai është duke e përballuar virusin mirë.

Disa fëmijë ende kanë simptoma, muaj pas sëmundjes.

Sëmundje e rrallë, por e rëndë e lidhur me Covid-19

Një shqetësim tjetër për prindërit është sindromi inflamator shumë-sistemësh tek fëmijët.

Ai mund të shfaqet disa ditë në javë pasi një fëmijë është ekspozuar ndaj Covid-19.

“Ajo ngjan me diçka të njohur si ‘Kaëasaki’, e cila është gjithashtu një sindrom inflamator në trup. Dhe mund të jetë mjaft shkatërrues për fëmijët,”- tha Gupta.

“Fatmirësisht, është e rrallë, por ndodh”,- shtoi Gupta.

Shenja e parë për këtë sindrom është një ethe e vazhdueshme pa një shkak të qartë, sipas “AAP”.

Shenja të tjera që duhet të shikoni përfshijnë dhimbje barku, diarre, gjëndra të fryra, duar dhe këmbë të kuqe ose të enjtura, buzë të plasaritura të kuqe dhe sy të kuqërremtë ose të kuq. Frymëmarrja e shpejtë ose shenja të tjera të frymëmarrjes gjithashtu mund të jenë të pranishme, por nuk janë aq të zakonshme.

Fëmijët së shpejti mund të shfaqin shenja shoku. Kur ekzaminohen, ato tregojnë simptoma të mosfunksionimit multi-organik dhe nivele të larta inflamatore të gjakut.

Ky sindrom mund të parandalohet në të njëjtën mënyrë që parandalojmë përhapjen e koronavirusit në përgjithësi. Kjo do të thotë që ju dhe familja juaj duhet t’i lani duart rregullisht, duhet të mbani maska dhe të praktikoni distancën sociale.

Etiketa: shendeti boldnews host domain

Lajme të lidhura

SHENDETI

Ja si të mos shtoni në peshë kur lini duhanin

23:02 : 24/11/2021
SHENDETI

Studimi i fundit/ Koronavirusi vr*t njësoj si helmi i gjarprit

17:55 : 25/08/2021
SHENDETI

Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni një lugë mjaltë herët në mëngjes

21:24 : 23/08/2021
SHENDETI

Çfarë duhet të dini kur ju kap dhimbja e kokës gjatë gjumit

18:33 : 23/08/2021
SHENDETI

Ja çfarë tregojnë studimet për ushqimet me kalori

19:47 : 19/08/2021
SHENDETI

Studimi/ Rrushi ju mbron nga rrezet e diellit

12:35 : 09/08/2021
Para

Covid 19/ KE porositi 400 milionë doza, por sa do të kushtojë vaksina?

TË GJITHA

“Nuk i ranë mirë/ Berisha akuza Manjës: Uluziu bën provat e kostumeve që i dhuroi Altin Hajri

11:01 : 21/07/2025

Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

10:55 : 21/07/2025

“Altin Dumani, përfaqësues i Troplinëve”/ Berisha shpërthen ndaj Irena Gjokës: Mashtruese ordinere

10:48 : 21/07/2025

Rama: Do të rishikohet ligji për arsimin e lartë

10:48 : 21/07/2025

Zhegu veror dhe tajfuni politik

10:39 : 21/07/2025

U kap me kokainë në makinë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

10:31 : 21/07/2025

Luan Rosaj, amaneti i Ogerta Manastirliut! Si Shefi i Auditit të Traumës drejtoi fushata në kundërshtim me ligjin

10:29 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com