• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekshmëria e lartë e foshnjave/ OBSH apel Shqipërisë: Të zbatohen protokollet ndërkombëtare

23:01 : 12/08/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka gjetur mangësi në zbatimin e protokolleve shëndetësore për trajtimin e moshave pediatrike dhe atyre neonatale në vendin tonë. Shqipëria i është kthyer një problematike të mprehtë, pasi vitet e fundit po rritet me hapa të shpejtë vdekshmëria foshnjore.

INSTAT raportoi se, në vitin 2019, niveli vdekshmërisë foshnjore është 10,3 për 1 mijë lindje të gjalla kundrejt 8,9 për lindje të gjalla në vitin 2018.

OBSH ne një raport të posaçëm të publikuar së fundmi vuri në dukje se, duhet një menaxhim i integruar për të trajtuar sëmundjet tek fëmijët. Në kontrollet që janë bërë në klinika nuk janë gjetur protokolle të standardizuara për të ndjekur shëndetin e fëmijëve nën 5 vjeç. Shpesh përdoreshin udhëzime nga interneti.

Ministria e shëndetësisë në ëeb faqen e saj ka disa protokolle, por ato janë vetëm për disa sëmundje specifike.

OBSH ka këshilluar dhe rekomanduar për përdorimin 29 protokolle pediatrike dhe 7 neonatale, sipas kushteve ndërkombëtare të cilat janë të detyrueshme për zbatim.

Lexo edhe:

No Content Available

Libri i xhepit në kujdesin spitalor për fëmijë nuk është zbatuar në Shqipëri, megjithëse ishte përkthyer në internet nga Kosova (në përputhje me rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit, ku gjuha është pothuajse e njëjtë. Zyra e OBSH në Shqipëri mori një numër kopjesh, të cilat u shpërndanë midis pediatërve.

Ekipit vlerësimit gjeti se udhëzimet klinike për pediatri janë përgatitur nga Shoqata Pediatrike, e cila ka përdorur materiale të disponueshme në internet, përfshirë aplikacionin “UpToDate”. Ekipi i kontrollit të OBSH-së nuk ishte në gjendje të vërtetonte këto informacione dhe asnjë strukturë e rreptë nuk është krijuar për të rregulluar udhëzimet klinike dhe zhvillimin e protokolleve.

Menaxhimi i integruar i sëmundjeve të fëmijëve nuk u zbatua në Shqipëri pas fazës pilot, vuri në dukje OBSH.

Në zonat urbane, vizitat e fëmijëve bëhen nga pediatër, shumica e të cilëve kanë përvojë të mirë.  Nëse fëmija është i sëmurë, duhet të shkojë në një strukturë spitalore të specializuar. Mjekët në spitalet rajonale raportuan se bronkioliti, pneumonia dhe gastroenteriti ishin më së shumti arsyet për shtrime.

Nuk ka mungesë të antibiotikëve, por disa mjekime specifike nuk gjenden në spital dhe prindërit i blejnë në farmaci.

Në spitalet rajonale nuk ka kirurg specifik për fëmijë, ndërsa urgjencat pediatrike u raportuan problematike.

Sipas INSTAT në vitin 2019 shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 38,2 % dhe “sëmundjet që shfaqen në periudhën e rreth lindjes” me 27,6 % të kësaj grup moshe gjithsej./MONITOR

Etiketa: shendet obsh boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Champions/ PSG i pret Atalantës ëndrrën në fund, bergamezët bien për 3 minuta!

TË GJITHA

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe

16:08 : 16/07/2026

Jonaid Myzyri i jep 6 mln € Vilma Nushit, deputetit të PS Vasil Llajo dhe mjekëve-biznesmenë të Traumës

16:04 : 16/07/2026

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Ballukut, mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra

16:01 : 16/07/2026

SKEMA e Palasës/ Shteti i fal tokën investitorëve privatë në këmbim të objekteve publike

15:55 : 16/07/2026

PS miraton projektligjet për bujqësinë/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

15:48 : 16/07/2026

A do t’i mbijetojë diplomacia përshkallëzimit SHBA-Iran?

15:42 : 16/07/2026

Me çekiç në duar tentoi të vidhte një market, arrestohet 14-vjeçari në Krujë

15:24 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş