• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A është George Soros, babai i prapaskenave botërore?

08:21 : 12/08/2020
në BOTA

Bashkëpunëtor i nazistëve, spekulator, nxitës i shkëmbimit të popullsisë: cila është e vërteta për pretendimet lidhur me miliarderin dhe filantropin Soros?

Ai është një nga drejtuesit e “prapaskenave botërore”. Ai financon një rrjet global bashkëpunëtorësh. që e quajnë veten gazetarë, aktivistë të shoqërisë civilë ose aktivistë të të drejtave të njeriut – por që në të vërtetë ata janë agjentët e tij. Ai gjithashtu i drejton si marioneta politikanë të rëndësishëm dhe me ndikim. Qëllimi i tij është t’u vjedhë popujve të tërë të identitetin e tyre kulturor dhe kombëtar, të skllavërojë vende të tëra dhe t’i detyrojë të qëndrojnë në skllavëri të përjetshme. Me spekulimet e tij ai ka zhytur tashmë miliona vetë në katastrofë. Dhe tani ai planifikon një ndryshim të popullsisë në Evropë – vendasit e krishterë duhet të zëvendësohen nga migrantët myslimanë. Kushdo që e kundërshton këtë plan përballet me fushata ndërkombëtare si gënjeshtar dhe shpifës.

Njeriu, për të cilin thuhen të gjitha këto është miliarderi dhe filantropi me origjinë hungarezo-hebreje George Soros, i cili feston sot (12 gusht 2020) nëntëdhjetëvjetorin. Që nga mesi i viteve 1980, ai ka shpenzuar miliarda dollarë për mbështjetjen e demokracisë dhe të projekteve edukative përmes fondacionit të tij “Shoqëria e Hapur”. Dhe ka bërë shumë armiq në mbarë botën.

EU-Kommission verklagt Ungarn wegen Stop-Soros-Gesetz (picture-alliance/dpa/T. Kovacs)

Teoritë konspirative për Sorosin as nuk do t’ia vlenin të përmendeshin, nëse ato do të ngriheshin vetëm nga ekstremistët e ekstremit të djathtë që kanë pak ithtarë. Por pretendimet e renditura më lart ngrihen prej vetë Viktor Orbánit, kryeministrit nominalisht demokrat të qeverisë së një vendi të BE-së.

Figurë e urryer në Evropën Lindore

Lexo edhe:

Non-grata e Berishës/ Rama: E di që nuk e ka nga unë dhe Soros, por nuk e tregon dot se nga i erdhi

Presidenti i El Salvadorit sulmon Sorosin: Shembull i keq për vendet që duan të jetojnë në paqe

Dhe Orbáni nuk është i vetëm. Pothuajse kudo në Evropën Lindore, George Soros është bërë një nga figurat më të urryera vitet e fundit. Shpesh janë politikanë të qeverisë që e konsiderojnë Sorosin si armik. Për shembull, partnerët e koalicionit nacionalist të kryeministrit bullgar, Bojko Borisov aktualisht po akuzojnë filantropin e pasur për organizimin e protestave mbarëkombëtare kundër qeverisë së vendit.

Berlin Eröffnung Europäische Roma Institut für Kunst und Kultur (picture-alliance/AP Photo/F. Ostrop)

Sidoqoftë asnjë politikan nuk shkon aq larg sa Viktor Orbáni me akuzat e tij. Në qershor, për shembull, kryeministri hungarez theksoi në një nga intervistat e tij javore në stacionin publik të afërt me qeverinë “Kossuth-Rádió” se ai nuk ishte dikush që dyshonte kudo për komplote – por ato ekzistonin. Si p.sh. Sorosi kundër Hungarisë.

Shumica në Hungari i besojnë Orbánit

Sondazhet në Hungari tregojnë se sa të forta janë rrëfimet për Sorosin: një shumicë e madhe e hungarezëve e konsiderojnë miliarderin Soros si një figurë tejet negative që ushtron ndikim të dëmshëm në vend. Madje shumë hungarezë u besojnë pretendimeve të rreme dhe të shpikura rreth Sorosit. Para zgjedhjeve parlamentare hungareze në vitin 2018, rreth dy të tretat e votuesve ishin të bindur, se miliarderi amerikan do të kandidonte për një parti me emrin e tij – megjithëse kjo parti nuk ekziston dhe Soros kurrë nuk ka marrë pjesë në ndonjë zgjedhje në Hungari dhe as nuk ka bërë fushatë në Hungari .

Cilat janë trillimet kryesore rreth Sorosit? Dhe çfarë ka të vërtetë në to?

Bashkëpunëtor i nazistëve

George Soros lindi në Budapest në 12 gusht 1930 në një familje të pasur hebreje. Familja e tij i mbijetoi Holokaustit me dokumente të falsifikuara dhe pjesërisht në ilegalitet. Mediat hungareze të afërta me qeverinë raportojnë në mënyrë të përsëritur për “spekulatorët që bashkëpunuan me nazistët” dhe që zhytën në katastrofë ose mashtruan hebrenjtë e tjerë.

Deportation ungarischer Juden Sommer1944 (picture-alliance/akg-images)

Në fakt Sorosi, i cili ishte asokohe një i ri 14 vjeçar arriti të mbijetonte vetëm duke u maskuar si nip i një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë, i cili ndër të tjera ishte përgjegjës për inventarizimin e pronave të konfiskuara prej hebrejve. Vetë Sorosi ka treguar për këtë në një intervistë me CBS në vitin 1998 – megjithatë ai nuk ka thënë se i kishte ndihmuar në ndonjë mënyrë zyrtarit në fjalë, por se ishte një fëmijë që donte të mbijetonte.

Sidoqoftë historia për Sorosin si bashkëpunëtor i nazistëve në qarqet e lidhura me qeverinë hungareze vazhdon të përsëritet me kokofortësi në Hungari.

Spekulatori që ka zhytur miliona vetë në mjerim

George Soros ka qenë një nga shpikësit e strategjive të investimeve me rrezik të lartë dhe suksesi i tij më i madh, që e bëri të famshëm në mbarë botën, ishte spekulimi financiar kundër paundit britanik, përmes së cilës një firmë që ai manaxhonte arriti  në vitin 1992 të fitonte gati një miliardë dollarë në një kohë shumë të shkurtër. Kjo është arsyeja pse Soros konsiderohet në Hungari si një spekulator që zhyt miliona njerëz në mjerim.

Në fakt zhvleftësimi i paundit britanik më 16 shtator 1992 ka një histori komplekse, e cila shkaktoi mospërputhje politike, sociale dhe ekonomike shumë kohë përpara, se Sorosi dhe investitorët e tjerë të fitonin para nga ajo. Vetë Soros ndërkohë është shndërruar në një nga kritikët më të mprehtë të kapitalizmit modern financiar dhe bën thirrje për rregullim të rreptë të tregjeve financiare.

Skizofren

Meqenëse ai vazhdoi të fitonte miliarda përmes transaksioneve të aksioneve në bursë deri sa u tërhoq privatisht për të dalë në pension, shumë kritikë të moderuar e akuzojnë atë për skizofreni. Po ashtu ai është kritikuar se fondet me të cilët punon Soros janë të regjistruar në parajsa fiskale ose se ai nuk ndjek një strategji investimesh të qëndrueshme si Fondi Shtetëror Norvegjez. Por Sorosi e ka dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tij private në fondacionet e tij bamirëse. Një nga motot e tij është: “Më pëlqen të fitoj shumë para dhe pastaj t’i shpenzoj për qëllime të mira”.

A planifikon Sorosi një shkëmbim të popullsisë në Evropë?

Që nga kriza e refugjatëve në vjeshtën e vitit 2015 qeveria hungareze pretendon se George Soros synon të sjellë miliona refugjatë muslimanë në Evropë dhe se ai po planifikonte një shkëmbim të popullatës. Kryeministri Orbán e quan këtë “Planin e Soros” dhe tashmë ka organizuar disa “konsultime kombëtare” për këtë.

Pretendimet bazohen kryesisht në një artikull të shkruar nga vetë Sorosi për krizën e migracionit në shtator 2015, në të cilin ai bën thirrje, mes të tjerash, për një pranim të rregullt dhe të shpërndarë në mënyrë të drejtë të një milionë refugjatëve në vit. Ai më vonë u shpreh për 300,000 në vit dhe bëri gjithashtu thirrje për një mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së – këtë të fundit e kërkon edhe Orbáni.

Detajet e “Planit të Sorosit” që prezanton pa pushim qeveria Orbán janë thjesht gënjeshtra: dënime më të buta për migrantët kriminelë, dhjetëra mijëra euro ndihma sociale për refugjatët ose shpërndarje të detyruar të migrantëve në mbarë Evropën – të gjitha këto janë kërkesa që Sorosi nuk i ka bërë kurrë.

/DW/

Etiketa: GEORGE SOROSSoros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Non-grata e Berishës/ Rama: E di që nuk e ka nga unë dhe Soros, por nuk e tregon dot se nga i erdhi

22:12 : 05/05/2025
BOTA

Presidenti i El Salvadorit sulmon Sorosin: Shembull i keq për vendet që duan të jetojnë në paqe

09:16 : 03/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në Shqipëri marrin nuanca ndërkombëtare: Trump, Soros dhe një strateg i ri në Tiranë

16:26 : 29/04/2025
AKTUALITET

FoxNews: Zgjedhjet e 11 Majit janë një përplasje mes ‘Trumpistëve’ dhe ‘Sorosistëve’

20:05 : 16/04/2025
AKTUALITET

Burimi: Rama është i traumatizuar, ndodhet në një rrugë pa busull

11:26 : 12/03/2025
AKTUALITET

Grotesku i ramistëve të konvertuar në anti-trumpisë

17:31 : 04/03/2025
Para

RENEA aksion blic, kapet 52-vjeçari i hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com