• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

49% e të rinjve humbën punën gjatë pandemisë/ Në 10 vite kanë ikur 140 mijë

13:30 : 12/08/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Dita Ndërkombatëre e Rinisë, i gjen të rinjtë në Shqipëri, më të varfër, më të dhunuar dhe në gjëndje ekonomike edhe më të mjerë se një vit më parë. Raporti i përvitshëm Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020“, i CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë, evidenton problemet më madhore dhe sfidat me të cilat janë përballur të rinjtë përgjatë këtij viti.

Raporti sjell shifra dhe fakte mbi situatën tepër shqetësuese të të rinjve në Shqipëri. Ai bazohet në analizën e të dhënave dhe statistikave të institucioneve shtetërore, raportet dhe studimet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe një pyetësor kombëtar me të rinjtë të zhvilluar gjatë periudhës së mbylljes së detyruar të Shqipërisë për shkak të pandemisë globale të Covid-19.

Të dhënat kryesore të Raportit, sipas njoftimit zyrtar. tregojnë se:

Shqipëria ka 661,365 të rinj dhe të reja të grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët përbëjnë 23,2% të popullsisë.

49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë;

Lexo edhe:

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Emigracioni masiv dhe rënia e lindjeve, në Shqipëri po plaket edhe forca e punës

88% e të rinjve deklaruan se vajzat dhe gratë ishin viktimat kryesore të dhunës, gjatë pandemisë;

92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar;

63 % e të rinjve konfirmojnë dhunën e shtuar në familje gjatë po të njëjtës periudhë.

Raporti bazohet ndër të tjera edhe në të dhënat e mbledhura nga institucionet shtetërore. Ato përcjellin realitetin se të rinjtë në Shqipëri vazhdojnë të largohen nga vendi, duke kërkuar një jetë më të mirë. Sipas Raportit:

Gjatë 10 viteve të fundit janë larguar nga Shqipëria mbi 140,000 të rinj e të reja.

Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore të të rinjve: thuajse 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional;

Të diplomuarit, vuajnë papunësinë më të madhe në Shqipëri, ku respektivisht sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, rreth 14,4 % e të rinjve me arsim të mesëm dhe 12,3 % me arsim të lartë vujanë papunësinë;

Kriminaliteti i të rinjve në Shqipëri zë 36% % të të gjithë krimeve të ndodhura në vend (sipas Ministrisë së Drejtësisë).

3 vajza në ditë, denoncojnë dhunën në familje. Sipas INSTAT, vetëm gjatë vitit 2019 1044 vajza dhe gra denoncuan dhunë në familje pranë policisë së shtetit.

Raporti i 3-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020” ka si qëllim kryesor evidentimin e problemeve të të rinjve, duke analizuar dhe duke informuar të rinjtë dhe të rejat, publikun dhe institucionet shtetërore në vend, mbi situatën e tyre përgjatë këtij viti. Raporti sjell në vëmendje të institucioneve vendimarrëse nevojën për t’u angazhuar në dialog të qëndrueshëm me të rinjtë kudo në Shqipëri, për të ndërtuar politika dhe programe që iu përgjigjen kërkesave të të rinjve. Raporti përmban rekomandime drejtuar Kuvendit, Qeverisë, ministrive të linjës, si dhe partive politike e Bashkive në Shqipëri. /Monitor/

Etiketa: largimepunate rinj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
AKTUALITET

Emigracioni masiv dhe rënia e lindjeve, në Shqipëri po plaket edhe forca e punës

08:07 : 20/07/2025
AKTUALITET

“PD t’ju hapë derën të rinjve”/ Salianji: Të gjejmë mekanizmat për të rrëzuar regjimin

18:06 : 12/07/2025
AKTUALITET

Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin

14:48 : 06/07/2025
AKTUALITET

E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna

21:32 : 30/06/2025
BOTA

SHBA “prodhon” 1000 milionerë të rinj çdo ditë

21:48 : 22/06/2025
Para

Shehu: Qeveria të rimbursojë 100 % barnat dhe ekzaminimet e pacientëve me Covid-19

TË GJITHA

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025

Flick i pakënaqur pas fitores 3-0: Nuk më pëlqeu ndeshja, do flas me lojtarët e mi

22:07 : 16/08/2025

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian

21:48 : 16/08/2025

Historia e pazakonë/ Një oligark mashtroi Dua Lipën duke i shitur një vilë pa leje në “Kep Merli”

21:48 : 16/08/2025

Barcelona mposht Mallorca-n dhe e nis me fitore sezonin e ri

21:36 : 16/08/2025

A je rritur nga prindër të papjekur emocionalisht? Ja 6 shenjat kryesore

21:29 : 16/08/2025

Shënon Harry Kane, Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart

21:03 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com