• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sektori bankar u zmadhua me 7.4% në 12 muajt e fundit/ Dominojnë investimet në letra me vlerë

21:03 : 11/08/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Madhësia e sistemit bankar shqiptar arriti vlerën e 1.53 trilionë lekëve në mesin e këtij viti, ose gati sa 97% e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të rishikuar të vitit 2020.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se totali i aktiveve u rrit me 7.4% me bazë vjetore. Krahasuar me tremujorin e parë, aktivet pësuan një rënie me 20 miliardë lekë ose rreth 1.3%; por, kjo rënie i detyrohet efektit statistikor të mbiçmimit të shkurtër të euros në fund të muajit mars dhe që rriti përkohësisht vlerën e konvertuar në lekë të instrumenteve në monedhën europiane.

Jashtë rrezes së veprimit të faktorëve kalimtarë, sistemi duket se ruajti ritme të kënaqshme të rritjes, edhe gjatë tremujorit që shënoi pikun e krizës. Rritja e aktiveve u udhëhoq sidomos nga investimi në letra me vlerë, zhvillim ky i pritshëm në një tremujor që solli rritje të fortë të kërkesës për financim nga qeveria.

Statistikat tregojnë se portofoli i letrave me vlerë të sistemit bankar u rrit me 59 miliardë lekë gjatë tremujorit të dytë dhe arriti vlerën totale të 484.6 miliardë lekëve. Në harkun e një viti, vlera e këtyre instrumenteve në bilancin e sistemit bankar është rritur me pothuajse 33%.

Në fund të qershorit, letrat me vlerë përbënin 31.7% të aktiveve të sistemit bankar, nga 25.7% që përbënin një vit më parë. Vlerësohet se bankat shqiptare ishin ndër blerësit kryesorë të eurobondi prej 650 milionë eurosh të emetuar nga qeveria në muajin qershor, përveçse ngelet financuesit kryesorë të borxhit të brendshëm (63.3% të totalit në fund të muajit qershor).

Lexo edhe:

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë “cash”

Për tremujorin e dytë, stoku i borxhit të brendshëm të qeverisë u rrit me rreth 43 miliardë lekë. Bankat e kanë shfrytëzuar këtë kërkesë të qeverisë, duke ulur ndjeshëm vendosjet dhe depozitimet në institucionet e tjera financiare dhe duke i kanalizuar fondet e lira te titujt e borxhit qeveritar.

Titujt e qeverisë janë një alternativë e volitshme, sepse sigurojnë kthime të kënaqshme në një periudhë kur normat reale të interesit, sidomos në valutë të huaj, janë praktikisht në terren negativ. Sistemi bankar shqiptar ngelet përgjithësisht likuid, me një raport mes depozitave dhe kredive pranë nivelit të 55%. Sektori privat ende nuk gjeneron mjaftueshëm kërkesë të shëndetshme për kredi për t’iu mundësuar bankave një rritje më të lartë të huadhënies. Përveç kësaj, jo të gjitha bankat po shfaqin oreks për të marrë përsipër rrezik, çka pritet të theksohet edhe më tej pas shpërthimit të krizës së Covid-19. Në banka të veçanta, strategjia për të rritur investimet në letra me vlerë është ndikuar edhe nga nevoja për diversifikim dhe nga hapësirat e kufizuara të kapitalizimit, që nuk mundësojnë rritje shumë të madhe të huadhënies.

Pavarësisht dominimit të investimeve në letra me vlerë gjatë 12 muajve të fundit, edhe kredia ngelet në rritje. Në terma bruto (pa zbritur provigjionet), portofoli i kredisë arriti vlerën e 586 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 4.8%. Për pjesën që i takon sektorit privat, rritja vjetore e kredisë është edhe më e lartë, me rreth 5.7%. Për periudhën prill-qershor portofoli është tkurrur me 12.5 miliardë lekë, por edhe në këtë rast kjo i detyrohet kryesisht efektit të kursit të këmbimit te portofoli në valutë.

Muaji qershor rezultoi pozitiv për huadhënien. Kredia e re për ekonominë (dhënë nga gjithë institucionet financiare) arriti në 26 miliardë lekë, në rritje me 80% krahasuar me mesataren e pesë muajve të parë, madje më shumë edhe se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shifrat e larta të qershorit u mbështetën pjesërisht nga skemat e garancisë sovrane, por edhe nga një akumulim i rasteve prej muajve të mëparshëm, kur kreditimi pothuajse u stopua dhe bankat u fokusuan në menaxhimin e procesit të shtyrjeve të kësteve. /Monitor/

Etiketa: bankaletra me vleretregu

Lajme të lidhura

BOTA

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

18:50 : 30/09/2025
Foto: Një sasi parash në cash
AKTUALITET

4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë “cash”

20:03 : 29/09/2025
AKTUALITET

Perimet po hidhen në kanal/ Fermerët: Qytetarët frikë nga helmet, lekët e AZHBR-së shkuan në kioska

15:31 : 20/09/2025
BOTA

Gjermani/ Paratë mbeten pa zot, 4.2 mld euro nuk i përkasin “askujt” nëpër banka

09:51 : 20/09/2025
AKTUALITET

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025
AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
Para

Reforma Administrative/ Vasli: Rilindasit mashtruan dhe qerasën militantët me vende pune

TË GJITHA

Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

14:05 : 04/10/2025

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

13:12 : 04/10/2025

Salianji takohet me demokratët e Korçës: Rikthimi më jep energji për betejat që na presin

12:45 : 04/10/2025

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

12:32 : 04/10/2025

Skandali “Bankers”/ Hetimet përfundojnë në SPAK, ka zyrtarë të lartë të përfshirë në aferë

12:23 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com