• Kontakt
Friday, July 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasjet Dako-Koka, ja pse Rama mund të kryesojë listën e PS në Durrës/ Prapaskenat

17:47 : 11/08/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Lajmi që nisi të qarkullonte të hënën në media se kryeministri Rama do të braktisë listën e kandidatëve për deputetë të Vlorës për t’u përfshirë në atë të Durrësit u shoqërua me komente të ndryshme nga banorët e qytetit 3000-vjeçar. Deri tani nuk ka asgjë zyrtare dhe vetë Rama nuk ka reaguar mbi këtë shkrim që u publikua për herë të parë në lapsi.al, etj.

Logjikisht, Rama vetë mund të jetë duke e menduar një gjë të tillë, nëse nuk e ka vendosur ende. Vetë kryeministrit mund t’i vijë për shtat përfshirja e tij në listën e Durrësit, kjo dhe për të shmangur polaritetin që ekziston mes të majtës durrsake, të ndarë mes njerëzve të Vangjush Dakos dhe Lefter Kokës.

Në 2007, Koka do të shtrëngonte duart me Dakon që e pasonte në postin e kryebashkiakut të ri të Durrësit. Më pas, gjërat mes të dyve do të komplikoheshin, sidomos në zgjedhjet parlamentare, ku Koka garonte nën siglën e LSI për të fituar një mandat deputeti, ndërsa Dako fokusonte vëmendjen e tij për të shtuar zonat e influencës së PS-së. “Lufta” u bë më e fortë në zgjedhjet e vitit 2017, kur garohej edhe mes Hipotekës dhe ALUIZNI-t kush do të bënte më tepër legalizime në zonat rurale e periferike, të cilat përktheheshin në vota për PS apo LSI.

Pikërisht në këto zgjedhje, LSI-ja durrsake e drejtuar nga Lefter Koka do të merrte për herë të parë dy mandate deputeti, megjithëse vetë Koka u mund nga PS në bastionin e tij, Spitallën. Në atë kohë u fol se ish-drejtori i ALUIZNI-t. Flamur Gjuzi luftoi fort për vota, sepse renditej i treti në listë, por mandatin e fitoi ish-deputetja Nora Malaj dhe kjo krijoi krisjen Gjuzi-Koka.

Forca e LSI në Durrës erdhi duke u bjerrur, pas shkurtit të vitit 2019, kur opozita dorëzoi mandatet dhe deputeti Koka refuzoi ta bënte një gjë të tillë. Përjashtimi i Kokës nga partia solli për pasojë dhe shkrirjen e degës së LSI, sepse partia e Metës dhe tashmë e Kryemadhit është identifikuar që në fillim me Kokën në qytetin bregdetar.

Lexo edhe:

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

“Bashkëjetesa” mes Dakos dhe Kokës u shfaq qartë në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar, kur drejtorë dhe funksionarë të LSI-së u përfshinë në listën e Këshillit Bashkiak Durrës nën siglën e PS-së. Por akordi i arritur mes të “mëdhenjve” të politikës durrsake shkaktoi hatërmbetje mes bazës socialiste, pasi shumë prej tyre i kanë ende të forta në kujtesë përplasjet e viteve të kaluara për vota. Për këtë arsye duket se Rama po mendon zhvendosjen e tij në listën e Durrësit. Me kryeministrin në krye të listës dhe gjithë enturazhin e tij të propagandës nga mbrapa do të jetë shumë e vështirë për çdo socialist të ndershëm të shfaqë pakënaqësinë e tij. Gjatë viteve në pushtet, Rama ka ditur të tregojë në shumë raste lidhjen e ngushtë që ka me Dakon dhe Kokën.

Pikërisht në kulmin e akuzave të opozitës për arrestimin e Dakos pas publikimit të përgjimeve të dosjes 339, Rama do të shfaqej krah kryebashkiakut, më 26 tetor 2018, në një agroturizëm në Durrës. E si të mos mjaftonte kjo, në një studio televizive kryeministri do të deklaronte se “edhe nëse shkon nesër në burg, prapë shoku im do të jetë”,

Ndërkohë, më 9 gusht 2019, Rama do të merrte pjesë personalisht në inaugurimin e agroturizmit të Lefter Kokës, ku u shpreh “ndihem i gëzuar që jam pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së agroturizmit, investim ky i mikut tim, Lefter Koka”. Rreth dy muaj më parë, deputeti Lefter Koka pranoi publikisht se në zgjedhjet e ardhshme do të votojë për PS-në, ndërsa refuzoi ta pranonte me zë të lartë se do të ishte në listën e kandidatëve për deputet të ish-partisë së tij të dikurshme.

Rama mund të ndodhet mes dy miqve të tij (që do të luftojnë për të përfshirë sa më shumë njerëz të tyre në listën për deputetë dhe në garën për kryetar bashkie) /Durrëslajm.al/

Etiketa: dakoKokaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

08:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
Para

Kandidaturat e PD/ Mustafaj: Sali Berisha e meriton të jetë në listë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër/ Nga dashuria te puna, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 16/07/2026

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

23:01 : 16/07/2026

Media greke: Emigrantët shqiptarë u kthyen nga punëtorë sezonalë në sipërmarrës të ndërtimit

22:59 : 16/07/2026

Aksident në aksin ‘Tepelenë-Memaliaj’, përplasen 2 automjete, 4 persona të plagosur

22:45 : 16/07/2026

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetlunabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş