• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Akuza për grup të strukturuar kriminal/ GJKKO: Të regjistrohet padia e Alaudin Malajt ndaj Fatmir Xhafajt e Ardi Veliut

11:51 : 11/08/2020
në Lajmet e Dites

Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëron SPAK-un të regjistrojë kallëzimin e bërë nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, kundër ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët i akuzon për “grup të strukturuar kriminal”.

Apeli i Posaçëm ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda të nëntorit 2019 për mosfillim procedimi penal pas kallëzimit të Malajt.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor në Tetor 2019, ku kërkonte mbrojtje fizike, ish-gjyqtari Alaudin Malaj prezanton detaje tronditëse se si, zyrtarë të lartë policorë, nën drejtimin e Xhafajt, i cili në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm, i kanë ushtruar atij dhe familjarëve të tij të afërt presion kriminal.

Rreth 2 muaj pas kësaj kërkese, Këshilli i Lartë Gjyqësor ende mori asnjë vendim mbi kërkesën e Alaudim Malaj.

Lexo edhe:

Berisha: Grupi Xhafaj është grupi armiqësor i listës së PS në Tiranë

Kuvendi miraton 10 ligje, mes tyre “Paketa e Maleve” dhe shtyrja e afateve të komisioneve Xhafaj-Braçe

“Boldnews.al” ka raportuar në atë kohë në mënyrë ekskluzive, shkresën që gjyqtari Alaudin Malaj i dërgon Këshillit të Lartë Gjyqësor, si edhe disa institucioneve të larta shtetërore e ambasadave kryesore në Tiranë, në të cilën kërkon marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e integritetit fizik të tij, familjarëve të tij dhe pasurisë së tyre.

Në dokument, gjyqtari Malaj jep detaje mbi ngjarjet kërcënuese dhe emrat e personave, duke përfshirë Fatmir Xhafajn, drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, disa zyrtarë të tjerë policorë dhe personazhe, të identifikuar prej tij si me rekorde kriminale.

Përplasja ndërmjet Alaudin Malaj dhe Fatmir Xhafaj ka ndodhur për shkak të vëllait trafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj. Gjyqtari Malaj, në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo”, në 25 Nëntor 2019, deklaroi se arrestimet e paligjshme të familjarëve të tij janë bërë nga Fatmir Xhafaj, pasi “…unë i nxora vendimin se vëllai i tij ishte dënuar në Itali. Dhe jam i bindur se kam bërë gjënë e duhur. Nuk mund të pranoja të drejtohesha nga një ministër i Brendshëm që vëllanë e ka të dënuar. Le të rrijë ministër Turizmi dhe jo i Brendshëm …”.

“Xhafaj, pjesë e grupit të strukturuar kriminal”

Alaudin Malaj informon Këshillin e Lartë Gjyqësor se, në datë 22 Tetor 2019, ai ka dorëzuar një kallëzim penal për “krijim të grupit të strukturuar kriminal” kundër Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, kryepolicit Ardi Veliu, si edhe punonjësve të policisë Gentjan Shehu e Alket Sulejmani.

Sipas Malajt, vëllai i tij, Agroni, në maj 2019 kishte dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për këtë kërkesë, prokuroria e drejtuar nga Donika Prela, nuk ka kryer asnjë veprim, çështja ishte pushuar dhe ajo që ishte më e rënda, dokumentat ishin zhdukur.

“Mbi interesimin tim personal, më rezultoi se kjo kërkesë ishte zhdukur në Prokurori”, thotë Alaudim Malaj në shkresën për KLGJ-në. “Në këto kushte, u detyrova të dorëzoj sërish atë kërkesë, si edhe kallëzimin ndaj Xhafajt, Veliut, etj..”, në datën 15 Tetor 2019.

Gjyqtari Malaj deklaron se një shtetas nga Vlora, M.M., me ndihmën e oficerëve të Policisë së qytetit, ka ndërhyrë me dhunë në godinën në pronësi të kompanisë së bashkëshortes së tij, dhe ka pushtuar një apartament.

Për këtë rast, por edhe për përplasje të tjera të mëparshme me këtë person, gjyqtari Malaj ka dorëzuar kallëzimet penale në Policinë e Vlorës. Sipas tij, “këtë shtetas (M.M.) e kam kallëzuar disa herë në polici, por ndaj tij nuk është kryer asnjë veprim. Ndërkohë që dokumentat që policia ka dërguar ndaj tij në prokurori janë pa asnjë akt, me qëllim për t’u pushuar ndjekja penale ndaj tij”.

Ai i referon Këshillit të Lartë Gjyqësor edhe një kërcënim serioz për jetën e tij. “Shtetasi M.M më ka kërcënuar me armë. Por, megjithëse ai e hodhi pistoletën në sytë e punonjësve të policisë, ndaj tij nuk u bë as, arrestim, as ndalim, madje as shoqërim, por vetëm e pyet, pavarësisht kallëzimit tim”, shprehet gjyqtari Malaj.

Sipas tij, kjo tregon se M.M “ka nxitjen dhe mbështetjen e autoriteteve policore për kërcënimin dhe eliminimin tim fizik”, thotë Alaudin Malaj.

Gjyqtari i Apelit, Malaj, është i bindur se pas këtyre veprimeve policore, qëndron Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, për të cilin ka konsideratën se është person me predentë të shumtë kriminal.

Faktet e gjyqtarit për Fatmir Xhafaj

Në shkresën drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucioneve të tjera të larta dhe ambasadave, gjyqtari Alaudin Malaj rendit ato që ai i konsideron si “precedentët kriminalë”.

Ai i rikujton Këshillit të Lartë Gjyqësor se vëllai i Fatmir Xhafaj, Agron (Geron) Xhafaj, është kreu i një grupi trafikantësh. Gjithashtu, Malaj sjell në vëmendjen e KLGJ-së veprimet e ish-ministrit të Brendshëm për fabrikimin e provave në çështjen penale “Alizoti/Geron”, në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ard Veliu dhe zyrtarë të tjerë të uniformave blu.

Alaudin Malaj hedh dyshime edhe mbi vdekjen e shoferit të Fatmir Xhafaj, punonjës i Gardës që u gjet i vdekur në garazhin e atij institucioni.

Po ashtu, gjyqtari Malaj i referon Këshillit të Lartë Gjyqësor edhe disa veprime anti-ligjore të kryera nga Policia e Shtetit kundër familjarëve të tij të afërt.

“Vëllai im është mbajtur i arrestuar 12 orë, për një vepër penale që nuk kishte asnjë lidhje. Djali i tezes time, E.Z., është shoqëruar dhe mbajtur për rreth 20 orë në polici, gjithashtu pa kryer asnjë vepër penale dhe në kundërshtim me ligjin”, deklaron gjyqtari Malaj.

“Në ditën e kësaj kërkese, (22 Tetor 2019), babai im dhe djali i tezes, janë rrethuar nga 20 punonjës policorë. Kushëriri im është shoqëruar nga policia dhe është mbajtur për rreth 4 orë në komisariat, ku pyetej nëse kishte konflikt me ndokënd”, vijon Malaj, i cili i konsideron të gjithë këto veprime si forma presioni ndaj tij dhe familjarëve të tij.

Etiketa: malajveliuxhafaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Grupi Xhafaj është grupi armiqësor i listës së PS në Tiranë

20:14 : 01/04/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton 10 ligje, mes tyre “Paketa e Maleve” dhe shtyrja e afateve të komisioneve Xhafaj-Braçe

17:23 : 13/03/2025
AKTUALITET

“Hetimi u bë për interes të Ramës dhe Xhafajt”/ Gazetarja: Salianji nuk duhet të ishte në burg

22:57 : 11/03/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin/ PD: Salianji, i burgosur politik që mbahet peng nga partia-shtet

17:27 : 11/03/2025
AKTUALITET

Kulisat/ Ç’fshihet pas lojës me shkarkime të gjykatësve kushtetues

21:25 : 16/12/2024
AKTUALITET

Kuvendi i jep 500 mijë euro komisionit “Xhafaj”, pagat e ekspertëve deri në 8 mijë euro

15:52 : 04/12/2024
Para

Nga origjina e pandemisë, tek vaksinat dhe ajo çfarë na pret/ Flet profesori italian

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com