• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manipulimi i bursave të NATO-s, a ka dijeni ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka?

14:08 : 08/08/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dy ditë më parë, gazeta “Shqip” bëri publike, skandalin me manipulimin e bërë, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, të listave, me renditjen e fituesve të bursave të studimit, në Akademitë Ushtarake Greke.

Burime të brendshme zyrtare, i konfirmuan gazetës “Shqip”, se në lidhje me këtë çështje, një strukturë e posaçme brenda Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ka nisur një hetim, rezultatet e të cilit, me t’i siguruar, do t’i bëjmë publike.

Ndërkohë, që është vënë në dijeni edhe Atasheu Ushtarak pranë Ambasadës greke, në Tiranë. Për këtë padrejtësi, familja e kandidatit fitues në degën Mjekësi Ushtarake, Aldo Bledar Graceni, thotë, që ka vënë në dijeni shkresërisht Ministrinë e Mbrojtjes, Qendrën e Personel Rekrutimit, Kryeministrin dhe Avokatin e Popullit.

Familjarët thonë gjithashtu, se pasi të marrin përgjigje nga institucionet vendase, dhe në rast se, nuk u jepet e drejta, që u takon, ata do t’i drejtohen edhe Selisë Qendrore të NATO-s në Bruksel, pasi në fund të fundit, kjo organizatë duhet ta di, se si keqpërdoren financimet e saj nga ana e Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes. Ndërkohë që Ministrja e Mbrojtjes, zonja Olta Xhaçka, duket se është vënë, dhe ka pasur dijeni, për gjithë procedurën antiligjore, që po ndiqej nga vartësit e saj.

Pasi manipuluan listën zyrtare të firmosur dhe vulosur nga gjithë zyrtarët, që ndoqën testimet dyditore, dhe pasi katapultuan kandidatin e renditur i katërti, direkt në vendin e parë, dhe fituesin e vërtetë (sipas listë meritës) e spostuan, (megjithëse kryesonte me 14 pikë më shumë), zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, raportojnë tek eprorja e tyre: “Shefe, vërtet Aldo Graceni është fitues, por në analizën që ne bëmë, vendosëm të llogaritim pikët e Kimisë, Biologjisë dhe lëndës me zgjedhje të maturës.

Lexo edhe:

‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

Bytyçi: Pjesëmarrja e Ramës në samitin e NATO-s, dështim diplomatik për Shqipërinë

“Shefja” pra është njoftuar, për këtë procedurë të kundraligjshme, që bie ndesh me Urdhrin 1014, datë 22.05.2017 të Ministrit të Mbrojtjes, mbi të cilin është bazuar gjithë procedura (Foto 3).

Në gazetën “Ushtria”, e premte 10 korrik 2020, në faqen 8, Qendra e Personel Rekrutimit shpall aplikimet për 4 bursa në Shkollat e Larta Ushtarake të Greqisë. Në të cilësohet, që kandidatët, që do të aplikojnë, duhet ta kenë mesataren, jo më pak se 6.5 pikë. Fituesi, Aldo Bledar Graceni, e ka mesataren 9.33.

Konkursi dyditor u zhvillua në datat 15-16 korrik 2020. Pas procedurave të kundraligjshme, të ndjekura brenda dikasterit të Mbrojtjes, sikur të mos mjaftonte mungesa e transparencës, familja e djalit fitues, merr më datë 3 gusht 2020, në orën 20.17 të darkës, një telefonatë nga shefja e Kabinetit e Ministrisë së Mbrojtjes, zonja Belioza Çoku.

Për rreth 15 minuta, zonja Çoku shantazhoi dhe ushtroi presion psikologjik ndaj familjes së fituesit, duke ju thënë, se duhej t’i tregonin asaj, se nga e kishin siguruar listën zyrtare, të Qendrës së Personel Rekrutimit. Sipas zonjës Çoku, ai do të ndiqej penalisht, për këtë vepër të rëndë penale.

Shefja e Kabinetit, zonja Belioza Çoku, ju tha familjarëve, se fliste në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe se ishte ngarkuar nga Ministrja, zonja Olta Xhaçka, që t’i njihte prindërit e djalit fitues, me arsyet se pse ai u spostua nga vendi i parë, pas procedurave antiligjore, që u ndoqën brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Zonja Çoku zgjodhi t’ia komunikonte “zyrtarisht” këtë lajm familjes, jashtë orarit dhe kanaleve zyrtare. Lista me renditjen e fituesve, në fakt duhej bërë publike që kur dolën rezultatet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani.

Në Urdhrin 1014, datë 22.05.2020 janë përcaktuar qartë kriteret e konkursit. Urdhër ky, që zbatohet kur bëhet konkursi, dhe që në rastin e Aldo Gracenit, anashkalohet totalisht. Me këtë logjikë të ndjekur nga punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, Kimia, Biologjia dhe lënda me zgjedhje, llogariten dy herë, një herë me mesataren, dhe një herë tjetër se kështu do, dhe i duhet Ministrisë së Mbrojtjes.

Pyetja që vazhdojmë të shtrojmë është: Po pikët e testimeve ku shkuan, ku t’i çojnë konkurrentët? Përse u zhvillua gjithë ai testim dyditor? Mbi ç’kritere përfitohet bursa e plotë, që ofron shteti grek, anëtar i NATO-s?

Sipas Urdhrit 1014, Atasheu Ushtarak i Greqisë, duhet të jetë mbikëqyrës, në gjithë procesin përzgjedhës të kandidatëve. Por a është vënë në dijeni Atasheu, për “kriteret e reja”, që u aplikuan nga Ministria e Mbrojtjes, pas daljes së rezultateve? Nëse “po”, cili ka qenë qëndrimi i tij? Rregullorja e konkursit e thotë qartë, mesatarja e kandidatit ka 15 pikë, dhe Pikë!

Që do të thotë, se në Ministrinë e Mbrojtjes kanë shpikur një formulë të re, (më saktë kanë gjetur një alibi) për të nxjerrë patjetër fitues, personin e paracaktuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Pikët e testimeve nuk u morën fare në konsideratë nga Ministria e Mbrojtjes, duke e bërë kështu nul, gjithë testimin e bërë. Familjarët e djalit fitues Aldo Gracenit, thonë, se po përballen me presione të formave të ndryshme, nga njerëz, që kanë lidhje me personat e interesuar, në këtë aferë. Gazeta “Shqip” do ta ndjekë këtë çështje në vazhdimësi. /Gazeta shqip/

Etiketa: bursanatoxhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

11:13 : 15/07/2026
AKTUALITET

Bytyçi: Pjesëmarrja e Ramës në samitin e NATO-s, dështim diplomatik për Shqipërinë

17:54 : 12/07/2026
AKTUALITET

Atletet e bardha dhe fytyra si shollë opigash

20:23 : 10/07/2026
BOTA

Mbyllet Samiti i NATO-s, Trump ndryshon qëndrim për aleatët në minutën e fundit

09:29 : 09/07/2026
AKTUALITET

“Uniteti i jashtëzakonshëm” i NATO-s dhe mesazhet kryesore nga samiti në Turqi

22:42 : 08/07/2026
AKTUALITET

Nga atletet e Ramës te ftohtësia Trump-Meloni, CNN turk zbardh prapaskenat e samitit të NATO-s

22:26 : 08/07/2026
Para

Juventus shkarkon Sarrin

TË GJITHA

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

20:24 : 15/07/2026

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026

Aksident në Vlorë, makina e Policisë përplas 13-vjeçarin

20:06 : 15/07/2026

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026

Mbi 2 mijë raste dhe 754 viktima nga ebola në Kongo, OBSH: Epidemia po përhapet me ritëm alarmues

20:03 : 15/07/2026

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş