• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Hetimi/ Kishin vdekur nga shkaqe të tjera, rreth 4 mijë persona u raportuan si viktima nga Covid

08:29 : 07/08/2020
në BOTA, KRYESORE, SHENDETI

Mjekja gjinekologe Anika Dokle ka shpërndarë në rrjetet sociale një artikull të botuar nga Daily Mail, lidhur me mbi statistikat zyrtare të personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, në Britaninë e Madhe.

Sipas artikullit, Qeveria britanike ka gabuar me të vdekurit si pasojë e COVID, duke regjistruar të paktën katër mijë viktima më tepër se shifra zyrtare.

Media raporton se mijëra viktima të shpallur të vdekur nga koronavirusi, do të fshihen nga regjistri zyrtar i qeverisë, pas rishikimit të listave.

Në listat zyrtare të raportuara nga qeveria e Britanisë së Madhe doli se ishin përfshirë njerëz që ishin shëruar nga COVID, por kishin vdekur më pas për shkaqe të tjera.

Lexo edhe:

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Edhe pse kishin vdekur në rrethana të tjera, ata figuronin në listat e vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Pjesë nga artikulli

Shëndeti Publik Anglez ka gabuar me vdekjet si pasojë e koronavirusit, zbuloi një hetim zyrtar.

Numëroheshin deri tani si viktima edhe ata që mund të kenë vdekur nga ndonjë shkak tjetër disa muaj më vonë, pasi e kishin kaluar sëmundjen.

Mund të ketë deri në 4,000 persona të hequr nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, ose 10 përqind e tyre, thotë raporti zyrtar.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock muajin e kaluar urdhëroi një rishikim urgjent se si llogaritet numri i vdekjeve në Angli për shkak të Covid, duke pretenduar se kishte gabime statistikore.

Akademikët zbuluan se metodat e Shëndetit Publik të Anglisë bënin që ministrat përgjegjës të llogaritnin viktima këdo që vdes, pasi ka rezultuar një herë pozitivisht për Covid-19. Madje ata llogariteshin të tillë, edhe nëse mund të kishin humbur jetën në aksident. Njëri prej tyre ishte goditur nga një autobus, dhe humbi jetën pak kohë pasi kaloi me sukses COVID. Por ai ishte regjistruar në të dhënat qeveritare të Britanisë së Madhe, si një prej viktimave të COVID-19.

Sipas llogaritjeve të deritanishme, teknikisht, askush nuk mund të shërohet kurrë nga virusi. Madje të gjithë, 265,000 pacientë të konfirmuar në Angli, do t’i kenë vdekjet e tyre të atribuara nga kjo sëmundje, nëse nuk do të bëhet korrigjimi në kohë.

Gabimi po korrigjohet, sepse 4,000 të vdekur janë hequr nga numri zyrtar i Anglisë që numëronte 41.749 viktima deri tani, sipas raportimit. Një nga ekspertët kryesorë që zbuloi gabimin i tha MailOnline se ‘supozimi më i mirë’ i tij ishte se më shumë se 1.000 njerëz të vdekur ishin regjistruar gabimisht te listat e Covid-19.

Shifrat e reja që përfshijnë edhe Skocinë dhe Irlandën Veriore, do t’i atribuojnë vdekjet vetëm nga Covid-19, nëse ndodhin brenda një muaji nga diagnostikimi i tyre.

Sekretari i Shëndetësisë pritet të njoftojë matjen e re deri në fund të javës, pas rishikimit dy-javor, të fiaskove të numërimit.

E meta statistikore u zbulua nga profesorët e Universitetit të Oksfordit Carl Heneghan dhe Dr Yoon Loke, si dhe nga Universiteti i Anglisë Lindore.

Profesori Heneghan, drejtor i Qendrës për Mjekësi në universitetin prestigjoz, i tha “the Sun”, se ky vendim “ishtë i arsyeshëm. Nuk ka asnjë kuptim që qeveria t’i atribuojë vdekjet nga Covid, 28 ditë pas infektimit të tyre”, theksoi ai. Edhe vendet e tjera raportojnë pasaktësi dhe ngrenë dyshime të mëdha me shifrat.

Etiketa: Coviddaily mailvdekjet

Lajme të lidhura

BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
AKTUALITET

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
AKTUALITET

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

16:00 : 12/09/2025
BOTA

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

15:26 : 08/07/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
Para

Aleksandër Çipa i zhgënjyer nga Aurela Gaçe: Më trishton rënia në ” kovaçanen” e fjalë mballosjes

TË GJITHA

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com