Pse pamdemitë nxjerrin gjithmonë më të keqen tek njerëzit?

Frika e fortë e koronavirusit të ri, duket pothuaj po aq e përhapur sa edhe vetë virusi. Kuptohet që njerëzit janë të shqetësuar për shëndetin dhe mirëqenien e tyre dhe të të dashurve të tyre.

Por pandemia gjithashtu po nxjerr më të keqen tek ne, nga grumbullimi i stoqeve deri tek ksenofobia. Revista Discover pyeti psikologun klinik të Universitetit të British Columbia Steven Taylor, një ekspert për reaksionet psikologjike të nxitura nga pandemitë, për mendimet e tij mbi arsyet: Të gjithë kemi mendjen tonë racionale që na thotë, “Jo, nuk kam nevojë të blej një rrotull tjetër letër higjienike.

Por ne gjithashtu kemi një reagim më primitiv, që vjen nga brenda nesh, që thotë: “Epo, më mirë i sigurt se sa të pendohem më vonë”.

Instinkti i tufës gjithashtu mund të futet në lojë, ku njerëzit pezullojnë gjykimin dhe fillojnë të bëjnë atë që po bëjnë të gjithë të tjerët. Pra, nëse të gjithë të tjerët bëjnë blerje prej panikut, njerëzit ndjekin “kopenë”.

Sa i përket ksenofobisë së re, ajo ka të bëjë me një koncept të quajtur sistemi imunitar i sjelljes. Bazohet në idenë se sistemi ynë imunitar biologjik nuk është i mjaftueshëm për të na ndihmuar të shmangim infeksionet, sepse ne nuk mund të shohim gjëra të tilla si mikrobet, ose bakteret, ose viruset. Ky sistem imunitar i sjelljes është si një sistem psikologjik që na mundëson të zbulojmë patogjenët duke ndjekur shenjat.

LEXO EDHE  Si e mbani telefonin? Mënyra tregon shumë për personalitetin dhe çështjet e dashurisë

Prandaj, nëse shoh një dorë të pistë, kjo do të ndezë alarmin për të mos e prekur atë. Por, ky sistem gjithashtu ndizet nga njerëz të huaj: Kur dy grupe [të izoluara më parë] përzihen, njëri grup mund të bartë një infeksion që grupi tjetër nuk e ka hasur kurrë, dhe për këtë arsye nuk ka imunitet natyror. Në një farë kuptimi, jemi të prirur natyrshëm të jemi ksenofobë.

Me këtë shpërthim, që filloi në Vuhan të Kinës, pati një rritje të diskriminimit racor, shmangie dhe frikë nga njerëzit me prejardhje kineze. Njerëzit që mendojnë se janë shumë të prekshëm ndaj sëmundjeve kanë më shumë të ngjarë të reagojnë me racizëm më të fortë. Dhe ne mund të parashikojmë që ky sistem imunitar i sjelljes – kjo frikë nga njerëz të tjerë – do të shfaqet përsëri.