Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj planifikojnë ceremoni dasme VIP në privatësi

Këngëtarja Eni Koçi festoi pak javë më parë 25- vjetorin dhe kjo datë zbuloi më shumë nga marrëdhënia e saj aktuale me producentin 15 vite më të madh, Genc Prelvukaj.

Pas lajmeve për një krizë në lidhjen e tyre për shkak të një tjetër femre që është pjesë e muzikës, urimi i Gencit është dëshmi se pllaka tashmë ka ndryshuar për mirë.

Çifti i famshëm jo vetëm që kanë hedhur pas krahëve krizën, por kanë planifikuar një ceremoni dasme VIP në Prishtinë, në vjeshtë, në privatësi të plotë, shkruan “Panorama Plus”.

Fakti se marrëdhënia e tyre ishte rregulluar u bë e qartë nga një postim i Genc Prelvukaj. Bashkë me një foto në “Instagram”, Genci i bëri një dedikim mjaft romantik Enit, me fjalët që çdo vajzë do të donte t’i dëgjonte duke i bërë premtimin e madh për dashuri në të mirë e në të keq, në ditë me diell e net me stuhi.

“Urime ditëlindjen dashuria ime! Uroj të kesh jetë të gjatë dhe të lumtur! Në çdo ditë që hapet para nesh, do të mundohem ta mbaj buzëqeshjen në fytyrën tënde. Unë që ta njoh mirësinë, nuk gjej fjalë për të përshkruar, sepse çdo fjalë më duket e varfër. Je njeri i mirë, që edhe mua më bën njeri më të mirë. Të uroj të shkëlqesh në jetë, sikurse yjet lart! Me shumë ndjenjë e dashuri unë do të jem pranë teje, në ditë me diell e stuhi. Gotën lart zemër. Gëzuar!”, shkruan këngëtari.

LEXO EDHE  Zbulohet shuma marramendëse, ja sa do të shpenzojë Paris Hilton për dasmën e saj luksoze

Me sa duket, çifti i ka hedhur pas krahëve keqkuptimet pas rrëfimit publik të këngëtares Tringa Key, e cila u shpreh se ishte larguar nga menaxhimi i Gencit, pasi për shkak të Enit nuk kishte marrë 100 për qind vëmendjen nga ai.

Kjo deklaratë u pasua me një krisje në marrëdhënien disavjeçare të këngëtares Eni Koçi me të dashurin 15 vite më të madh nga Kosova, Genc Prelvukaj, që ata e rregulluan shpejt. E ndërsa gjërat duket se po shkojnë shumë mirë mes çiftit, këngëtarja ka treguar edhe sekretin e një marrëdhënie të suksesshme.

Në një intervistë me ndjekësit e saj në “Instastory”, Eni ka treguar se mes tyre nuk ka tashmë xhelozi dhe se themelet e një marrëdhënie të fortë fillojnë me besimin. Nisur edhe nga lajmet së fundmi, Eni shprehet: “Themelet më të forta të një marrëdhënieje të shëndetshme fillojnë me besimin. Nëse fillojnë dyshimet dhe xhelozitë, mendoj që marrëdhënia fillon lëkundet”.