Ndalimi i veteranit të UÇK, Berisha: Akt antikombëtar i Zografit bis, vasalitet ndaj Beogradit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ndalimin e veteranit të UÇk nga policia shqiptare, pasi autoritetet serbe ia kishin kërkuar Interpol.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosoven dhe deshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës”.

Ja postimi i plotë:

LEXO EDHE  Thyen xhamin te godina e Prokurorisë, ndalohet nga policia

Një akt tjetër antikombëtar!

Arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftetarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosoven dhe deshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmeroj Edvin Tradhëtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht per aktin e tyre të pashembullt. sb