Eduart Ndocaj tregon vuajtjet dhe sekretin e rënies nga pesha, roli i bashkëshortes në këtë transformim

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka treguar në një intervistë për ABC News sfidat e rënies nga pesha. Ndocaj u shpreh se ky ndryshim erdhi me nismën e bashkëshortes së tij.

Ai  tregon se që nga rënia drastike në peshë merr pjesë në darka vetëm në prezencë fizike por nuk konsumon ushqim pasi ruan një regjim të caktuar.

“Bashkëshortja ka qenë nismëtarja që unë të bija në peshë. Unë që në muajin janar marr vetëm pjesë nëpër tavolina dhe nuk ha, jam si dekor. Në fillim e vuaja por tani jo, kam filluar që të mësohem, është pak e vujtshme”, ka rrëfyer ish-deputeti.

Në zyrën e tij ai tregoi disa nga pikturat e realizuar prej tij dhe domethënien e secilës prej tyre.

LEXO EDHE  A e dini çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk bëni dush për dy ditë?

Nuk ka qenë e lehtë karantina. Kam qenë në Milano dhe atje ka qenë më e ashpër kjo pjesë. Ka qenë më e fortë pjesa e të jetuarit. Kemi kaluar më shumë kohë me familjen dhe fëmijët.

Në Milano kam bërë edhe ekspozitë. Piktua është pasion. Frymëzimi vjen kur jam i mërzitur, ose kur nuk arrij të zgjidh një problem dhe sikur e gjej zgjidhjen pas punës. Sa herë shoh një problem në situatën politike pikturoj një patriot dhe më frymëzon. Shpresoj të na frymëzojnë të gjithëve. Arti i femrës është i vjetër. Nudizmi është një ndër artet më të vështirë. Disa piktura të veçanta që janë bërë një kohë të vështirë për mua hyjnë të abstrakti i ngjyrës”, u shpreh Ndocaj.