• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama mundet me zgjedhje si Pinoceti, opozita të ndërtojë front antiregjim me listë të përbashkët

17:44 : 31/07/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot, Edi Rama foli me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, me atë të forcës. Me karnavalet e Parlamentit hyri në strukturën e shtetit dhe theu kolonat që e bëjnë atë një strehë të përbashkët. Në sytë e të gjithëve, pa dridhje qerpiku, ndryshoi Kushtetutën pa konsensus në një Parlament të cunguar, burlesk e të dëmshëm.

E bëri me ngut, e bëri online, e bëri me karton, e bëri trashë, e bëri me sharlatanë në pikun e krizës së koronavirusit siç shembi Teatrin Kombëtar, pikërisht kur vendi nuk ka e nuk dihet kur do të ketë Gjykatë Kushtetuese, por ndershmërisht pa u përpjekur të fshehë qëllimin. Rregullat e lojës i ndryshoi për zgjedhjet që na presin, për të penalizuar kundërshtarët e për t’i shtënë në konfuzion.

Kurrë kjo s’ka ndodhur, gjithmonë palët kanë gjetur konsensus. Të shumtë janë ata që sot thonë se opozita po paguan djegien e mandateve, por ku e ku më të shumtë ata që munden të shohin çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama me Kushtetutën, me ligjet, me çdo hapësirë që zë bosh për ta sunduar.

Ambasadorët i talli, ua mbylli gojën dhe i shndërroi në qesharakë. Ata vazhdojnë t’i sugjerojnë qengjit (opozitës) vazhdo negocio me ujkun (Ramën), i cili po i tregon çdo ditë si do ta presë në qafë, si do ta rrjepë, si do ta hajë e me kë do bëjë banket.

Lexo edhe:

Gjekmarkaj u dhunua nga policia, Salianji: Përpëlitjet e fundit të Ramës për të mbajtur pushtetin

Gjekmarkaj del nga spitali: Policia më fyeu për së dyti me deklaratën dizinformuese

Ata vërtet përfaqësojnë vende të mëdha, por ambasadorët e tyre të vegjël janë zvogëluar ende më nga një sundimtar ballkanik i një vendi që mezi shihet në hartë. Paradoks i madh! Soreca u mbllaçit me një gjuhë fyese për inteligjencën.

Siguria që dha Yuri Kim, e cila na pat krijuar iluzionin e bukur se i rri fjalës, rezultoi boshe. Ajo siguri preu në besë opozitën, e cila po rezulton e kompleksuar ndaj ndërkombëtarëve po shumë më tepër se kaq, një shoqëri të tërë! Në fund të ditës duhet të bindemi se problemet tona nuk mund të na i zgjidhin miqtë, sado dashamirës të jenë e sado të njëanshëm të bëhen.

E di që do dalin një duzinë me pinuçë, që kanë brohoritur gjithmonë “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”, të na shpallin antiamerikanë, sepse kërkojmë ende forcën e logjikës dhe Ramën që pohoi se i ati, funksionar i lartë i diktaturës më gjakatare të kontinentit, paskësh qenë në anën e drejtë të historisë proamerikane bashkë me Ruçin, ministrin e Brendshëm të diktaturës e çkambetur nga Byroja Politike apo fëmijët e tyre kudo në poste drejtuese. Prej kohësh kjo ndodh.

Sonte kemi një shoqëri të çmeritur, një opozitë të tradhtuar dhe një Kryeministër, që nuk njeh më asnjë kut etik e ligjor, një politikan i pabesë që fshin të prapmen me ato që firmos dhe letrës i marrin erë si parfumit shpura e tij.

Pikëpyetje të mëdha janë ngritur menjëherë mbi opozitën dhe liderin e saj, Basha. Prej kohësh, sa herë ndodh një dhunim nga Rama, më shumë fajësojnë Bashën pse ndodhi, se Ramën pse e bëri. Në fakt, Basha në këtë pikë duhet të reflektojë.

E vërtetë, sot ka ndodhur një grusht shteti konstitucional, i cili penalizon marrëdhëniet tona mes vedi dhe ato me kontinentin. Dy rrugë ka: ose luftë civile, ose përballje me çdo kusht në zgjedhje, me shpresën e rikthimit të vendit në shina demokratike. Edhe Pinoçeti është mundur me zgjedhje. Marrëzi ne kemi bërë pa fund qëkur kemi shpallur shtetin e pavarur, ndaj jemi këta që jemi, një shtet zhele që nxjerr mbi krye bozhibozukë.

Ne nuk mund të shkojmë në luftë sepse Edi Rama është çmendur e kapur dhe nuk do të lëshojë pushtetin. Edi Rama sillet kësisoj, sepse është në krizë të thellë paniku, derivat i qeverisjes së tij tanimë gati tetëvjeçare, vendi në kolaps ekonomik e demokratik me mes të një pandemie që bëhet kërcënuese çdo ditë e më tepër.

Kryeministri ndihet i humbur. Retorika me ojna nuk e ndihmon më, ndaj doli hapur në shesh të mejdanit. Edi Rama mund të mundet me zgjedhje. Por një problem mbetet, ai themelori, i vjedhjes së zgjedhjeve e prej tij që s’ke ku ankohesh. Rama nuk po kompleksohet aspak nga ndërkombëtarët për të vendosur diktaturën e kamufluar, ndaj opozita jo e jo nuk duhet të kompleksohet prej tyre për ta ndaluar në këtë yrysh. Kësaj here, për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ajo duhet t’i japë atij një mësim të mirë.

Opozita ka përballë saj dy rrugë. E para, përgatitje për t’u përshtatur rrethanave të reja për t’ia prishur Ramës strategjinë e tij. Ndërtimin e një fronti antiregjim ku të përfshihet çdokush që nuk dëshiron të shohë atë që e filloi fëmijë dhe i rrezikohet burrë apo e filloi burrë e t’i rrezikohet i moshuar: shndërrimin e demokracisë në autokraci. Fundin tragjik të një iluzioni shpresëdhënës.

Po kaq, ajo duhet të vazhdojë komunikimin me qytetarët, të përgatisë lista shembullore të paqortueshme, më të mirët, edhe kur nuk u pëlqejnë, që i kanë mbetur këtij vendi me një program konkret e të prekshëm. Opozita, Basha, Kryemadhi etj., nuk duhet të bëjnë qoka e pedofili politike, por të gjejnë njerëz me peshë, me autoritet, që kanë çfarë i thonë shoqërisë.

Qytetarët e nuhasin tarafin, i ka mbytur në çdo parti politike. Nëse PS sot nuk do të ishte e gjitha e marrë peng nga tarafi i Ramës, ajo nuk do ta pranonte këtë që bëri sot. A janë të zotët shefat e opozitës ta shkërmoqin atë (tarafin tribal) në sytë e opinionit publik? Mbetet për t’u parë. Përballë një regjimi duhet solidaritet dhe kompaktësi.

Opozitës i duhet një listë unike, e përbashkët me sa më pak egoizëm partiak dhe personal. Shumë nga personazhet e partive opozitare janë tejet të vjetruar e të lodhur në imazh, ata vetë duhet të gjejnë resurse të tjera në partitë e veta. Hilet nuk mbrohen me hile, por me rregulla e cilësi. Ë vërteta nuk interpretohet, përjetohet. Gjithashtu, opozita duhet të mbajë ndezur mundësinë e presionit të protestës, jo thjesht për të korrigjuar ndryshimet kushtetuese, por për të ruajtur zgjedhjet që po tentohen të vidhen.

Presidenti Meta, i cili nuk njihet për frikacak, përkundrazi, foli sot për një përballje historike dhe ka të drejtë. Edi Rama e ka bërë rrugë, një herë duhet ndalur, por duke rënë kostoja mbi atë dhe jo mbi një popull të tërë.

Basha është kandidati për Kryeministër dhe populli po sheh nga ai me synimin që ta bëjë Kryeministër. Të tillë e bën vota e tyre më shumë sesa zemërimi i ligjshëm. Ajo merret duke qenë bindës, por edhe trim, jo trim i marrë.

Një provë gjenerale sesi mbrohen zgjedhjet, Rama e meriton, megjithëse edhe po t’i numërojë votat në Surrel, gjasat janë që t’i humbë gjithsesi. Në anën e duhur të historisë sot janë të gjithë ata që përballen me regjimin. Basha është në anën e drejtë, por duhet të përvijojë e kombinojë mënyrat për të mbrojtur rrotacionin. Është pak, por për herë të parë Rama po luan në mbrojtje…/Panorama/

Etiketa: Agron Gjekmarkaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjekmarkaj u dhunua nga policia, Salianji: Përpëlitjet e fundit të Ramës për të mbajtur pushtetin

13:00 : 24/12/2024
AKTUALITET

Gjekmarkaj del nga spitali: Policia më fyeu për së dyti me deklaratën dizinformuese

11:09 : 24/12/2024
AKTUALITET

Agron Gjekmarkaj transferohet nga Trauma në QSUT

22:31 : 23/12/2024
AKTUALITET

Denoncimi/ Pjerin Ndreu dhe Ulsi Manja presion administratës: Çdo punonjës të bëjë 5 vota emigrantësh!

14:29 : 09/12/2024
AKTUALITET

Gjekmarkaj: Fitorja e Trump arrin në Shqipëri!

11:08 : 27/11/2024
Lajmet e Dites

“Po arrestohen mbështetësit e opozitës”/ Gjekmarkaj: Po sillen si policia e Adil Çarçanit

21:27 : 26/11/2024
Para

Nafija e Rilindjes!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com