Në vendin tonë, janë regjistruar 79 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Mësohet se rastet u konfirmuan nga 500 testime të kryera.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 115 pacientë, 16 prej tyre në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 69 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952 që prej fillimit të pandemisë.
Njoftimi i MSH:
3 viktima- Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.
115 të shtruar- Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.
500 testime– Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.
69 të shëruar- Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive.
Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)
Testime totale 41199
Raste pozitive 5276
Raste të shëruara 2952
Raste Aktive 2167
Humbje jete 157 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1191
Durrës 256
Shkodër 209
Vlorë 94
Fier 83
Lezhë 82
Kukës 65
Korçë 60
Elbasan 47
Gjirokastër 29
Berat 27
Dibër 24.
LEXO EDHE:
Koronavirusi në Shqipëri/ 3 viktima në 24 orët e fundit, 5 të intubuar