• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Hajde se na vrau”, si mbeti i vdekur në mes të arës me misër 65-vjeçari

09:18 : 31/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE
Viktima Fiqiri Çalliku

Viktima Fiqiri Çalliku

Ka përfunduar në tragjedi një përleshje mes dy vëllezërve dhe hajdutit të misrave në Xhafzotaj të Shijakut.

Në përleshje e sipër, hajduti qëllon me thikën që priste misrat të dy vëllezërit Çalliku, njëri prej të cilëve ndërroi jetë, ndërsa tjetri arriti të mbijetojë falë edhe ndërhyrjes në kohë të bluzave të bardha. Sipas Policisë, si pasojë e përleshjes mbeti i vdekur Fiqiri Çalliku, ndërsa u plagos rëndë edhe vëllai i tij, Fadili.

Vëllezërit Fiqiri dhe Fadil Çalliku, përkatësisht 65 dhe 63 vjeç, kanë qenë në tokën e tyre kur janë përfshirë në konflikt dhe janë dëmtuar me mjet prerës gjatë tij. Fiqiri Çalliku, 65 vjeç, ka marrë më shumë plagë dhe si pasojë e tyre ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, ndërsa vëllai i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka shoqëruar disa persona, si dhe ka sekuestruar prova materiale në vendngjarje që të zbardhë ngjarjen, të identifikojë dhe kapë autorin e saj.

NGJARJA

Vëllezërit Fiqiri dhe Fadil Çalliku, me banim në fshatin Xhafzotaj, kishin kuptuar se dikush u vidhte misrin në pronën e tyre, që ndodhet vetëm pak metra larg shtëpive. Ata kishin menduar të bënin roje me qëllim që të kapnin ose t’i jepnin një “mesazh” autorit që të mos shkonte më për të vjedhur, pasi ata po e ruanin pronën e tyre.

Lexo edhe:

Çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirkut

I pastrehu vr*u me thikë të renë ukrainase, Trump: Gjyq të shpejtë dhe dënim me vde*je!

Pranë arës me misër, mbrëmjen e ngjarjes ishte Fiqiriu, ndërsa vëllai i tij po qëndronte në shtëpi. Rreth orës 23:05, në arën me misër shfaqet hajduti, i cili nisi të mbushte thesin me kallinj. Fiqiriu e pikas dhe afrohet për ta neutralizuar dhe ndërkohë sinjalizoi edhe vëllain e tij, Fadilin. E ndërsa ky i fundit po zbriste nga shtëpia tek ara, Fiqiriu nisi të përleshej me hajdutin në errësirë.

Nga frika se mos e neutralizonin, hajduti e qëllon disa herë me thikë Fiqiriun, duke e lënë të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak. Në këtë moment mbërrin në vendin e ngjarjes edhe Fadili, por hajduti bën të njëjtin veprim dhe e qëllon me thikën që priste misrat, duke e lënë të plagosur dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes me shpejtësi. I zënë në befasi dhe për atë që ndodhi, hajduti la në vendin e ngjarjes mjetin prerës, me të cilin qëlloi dy vëllezërit.

Në këtë moment, Fadili, që ishte plagosur pak më lehtë, telefonoi nipin e tij, djalin e Fiqiriut, duke i thënë: “Hajde se na vrau”. Ka qenë pikërisht ky i fundit që dërgoi me urgjencë në spital babain dhe xhaxhain të plagosur, por i ati nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Të afërmit: Jemi tronditur, po ruanin pronën e tyre

Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin publik, por më tepër familjen Çalliku. Kunati i vëllezërve Fiqiri Çalliku e Fadil Çalliku, Hasan Çukali, ka folur për mediat ku ka zbuluar se ata janë sulmuar teksa ruanin pronën e tyre në Xhafzotaj. Çukali tha se vëllezërit Çalliku nuk kishin konflikte me njeri, por kishin shkuar të ruanin arat me misër.

“Nuk kishin asnjë lloj konflikti. Vetëm se ruanin pronën e vet, shtëpinë e vet. Kanë hyrë njerëz të marrin misër, kanë dëgjuar zhurmë e kanë dalë. Kaq është ngjarja. I biri i gjeti në arë të misrit në gjendje të rëndë”, tregoi kunati i vëllezërve Çalliku. Ndërkohë, edhe të afërmit e tjerë kanë po të njëjtin version.

“Janë njerëz të ndershëm, që punojnë me djersën e ballit. Askujt nuk i kanë rënë në qafë. Vajtën të ruajnë misrin, që kanë gjithë beharin që e punojnë. Djali i viktimës shkoi se u vonua babai dhe i gjeti të dy të shtrirë. Si i ka marrë babanë dhe xhaxhanë, shpirti i tij e di. Asnjë dyshim nuk kanë, asnjë konflikt. Janë familja më e mirë, më e nderuar, më punëtore”, tha Tatjana Skufi, e afërme e familjes Çalliku. /Panorama/

Etiketa: shijakviktimavrasje

Lajme të lidhura

BOTA

Çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirkut

10:28 : 11/09/2025
BOTA

I pastrehu vr*u me thikë të renë ukrainase, Trump: Gjyq të shpejtë dhe dënim me vde*je!

18:04 : 10/09/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj Agustin Kazës në Belgjikë, publikohet FOTO e vras*sit të dyshuar

10:11 : 10/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Viktimat e pafajshme/ A është Shqipëria një vend i sigurtë?

20:06 : 09/09/2025
AKTUALITET

Vrasja në Shkodër/ PAMJET e arrestimit të autorit, policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët

11:21 : 09/09/2025
AKTUALITET

Vendimi i plotë dhe përgjimet/ Si u lirua Ragip Gila, autori i masakrës së Shkodrës

18:34 : 08/09/2025
Para

Michelle Obama zbulon arsyen pse ra në dashuri me Barack Obama

TË GJITHA

Horoskopi/ Ky është parashikimi i yjeve për ditën e premte, 12 shtator 2025

22:58 : 11/09/2025

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

22:46 : 11/09/2025

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025

Polonia dislokon 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë

22:29 : 11/09/2025

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

22:09 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com