• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja 339/ Moskompetenca, gafa e dytë e SPAK. Si u kthye “show” në “bumerang”

14:31 : 31/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Seanca gjyqësore ndaj “komisionerëve” të dosjes 339 zbuloi një tjetër gafë të prokurorisë speciale SPAK në atë që mund të quhet si “hetimi i manipulimit të zgjedhjeve në vitin 2017” në qytetin e Durrësit.

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit konfirmoi masën e sigurisë për 20 komisionerët e qendrave të votimit, por shpalli menjëherë edhe moskompetencën lëndore, duke ia përcjellë aktet Prokurorisë së Durrësity

Ky vendim vendos në pikëpyetje veprimet e Prokurorisë Speciale-SPAK, por edhe të vetë gjykatës, e cila ka vendosur në mungesë 10 masa sigurimi “arrest me burg”, 7 “arrest në shtëpi” dhe 3 “detyrim paraqitje”, ndërkohë që për dy të tjerë u rrëzua masa paraprake, pasi kanë vdekur dy vjet më parë.

Gafa me kompetencën
Dosja “339” e krimit zgjedhor në Durrës po hetohet të paktën prej tre vitesh. Ajo u ndoq fillimisht nga Prokuroria për Krime të Rënda e më pas nga struktura e re, SPAK.

Lexo edhe:

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

Përgjatë të gjithë kësaj kohe, Prokuroria Speciale ka pasur mundësinë që të konstatojë se komisionerët nuk janë në kompetencë hetimore të saj.

Me shumë mundësi, ish-Prokuroria për Krime të Rënda e më tej SPAK e kanë regjistruar dosjen “339” për veprat penale të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Vetëm ky fakt mund të legjitimojë mbajtjen e dosjes në prokurorinë SPAK.

Por, vendimi i Gjykatës për shpalljen e moskompetencës, dëshmon se prokuroria nuk po e heton më rastin për “organizatë kriminale”.

Pra, prokuroria SPAK e ka pasur të qartë që hetimet për 20 komisionerët (plus 2 për personat e vdekur), nuk kanë qenë kompetencë e saj, por e Prokurorisë së Rrethit (Durrës, në rastin konkret).

Në këtë situatë, prokuroria SPAK duhet të kishte përcjellë aktet prej kohësh pranë Prokurorisë së Durrësit, e cila duhet të vijonte hetimet. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Atëherë, në këtë rast ngrihet pikëpyetja se cila është arsyeja e vërtetë e “mega-operacionit” të SPAK, efektet e të cilit po “çmontohen” me kalimin e orëve.

Zëra të ndryshëm publikë mendojnë se SPAK-u ka vepruar me urgjencë, i papërgatitur dhe, me shumë mundësi nën një presion politik për rezultate konkrete në krimet zgjedhore.

Megjithatë, edhe nëse pranohet se ka ekzistuar “presioni pozitiv” për rezultate, efekti i operacionit është ndër më të këqinjt e mundshëm.

Fillimisht, dy prej komisionerëve që duheshin arrestuar, kanë ndërruar jetë prej gati dy vitesh, duke dëshmuar se prokuroria ka kryer një hetim tejet sipërfaqësor.

Më tej, gjykata konstatoi se Prokuroria SPAK nuk kishte as kompetencë për të kryer këtë hetim, duke vënë nën dyshim arsyet e vërteta që rasti është mbajtur gjatë dhe pa veprime në një strukturë jo-kompetente.

Nga ana tjetër, nuk mbetet jashtë përgjegjësisë edhe Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Gjykata, që në momentin që i kanë mbërritur kërkesat për masë sigurimi nga Prokuroria SPAK, ka pasur mundësi të konstatojë se nuk është kompetente për shqyrtimin e tyre.

Ka raste kur gjykatat, edhe pse nuk janë kompetente, mund të vendosin masën e sigurimit dhe më pas t’i kalojnë aktet në një gjykatë tjetër.

Në këto raste, gjykata duhet të bindet nga prokuroria për urgjencën që ka vendimi për masat e sigurimit.

Por, në rastin konkret, kur hetimi i dosjes “339” po zgjat prej gati 3 vitesh, elememti “urgjencë” është thuajse inekzistent.

Pra, gjykata ka pasur të gjitha mundësitë të bllokonte kërkesat e prokurorisë SPAK dhe t’i përcillte pranë gjykatës kompetente (Durrësit).

Por, edhe Gjykata Speciale, me shumë mundësi, ka preferuar të marrë pak “lavdi” nga efekti publik e mediatik i dosjes “339”, e cila në fakt u kthye në bumerang.

Etiketa: dosja 339gafaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

18:35 : 19/07/2025
AKTUALITET

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

18:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
Para

Paloka: Sulmi i "nafijes së Ramës" ndaj PPE i turpshëm dhe i pandershëm

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com