• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja 339/ Turpi i parë i SPAK, Gjushi jeton, “arrestohen” komisionerët e vdekur 2 vite më parë

18:29 : 29/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria Speciale, SPAK, riktheu dosjen “339” në vëmendjen e opinionit, në një mënyrë jo fort komode.

Në fillim të kësaj jave, u njoftua se prokuroria kishte lëshuar urdhër-arreste për 22 komisionerë të rëndomtë të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, ndërkohë që publiku tashmë ka mësuar prej kohësh se brenda atij hetimi gjenden përgjimet e zyrtarëve të lartë të pushtetit të Partisë Socialiste, përfshirë ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Më pas u mësua se 22 komisionerët kishin një shpërndarje thuajse të barabartë përkatësie politike, duke krijuar idenë se të gjithë formacionet partiake kanë manipuluar votat.

Ambasadorja Amerikane Kim, Yuri Kim, e konsideroi këtë zhvillim, si një gur të rëndësishëm në vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri.

Lexo edhe:

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

Më tej, u mësua se 2 nga 22 komisionerët, për të cilët u lëshuan urdhër-arrestet, prej dy vitesh janë larguar nga kjo botë, me shumë mundësi për shkaqe natyrale.

Ambasadorja Kim, me shumë mundësi, vijon t’i qëndrojë faktit se ky hetim është “gur” i rëndësishëm, megjithëse mbi dy prej “të arrestuarve” tashmë, fatkeqësisht për ta dhe familjarët e tyre, qëndron “guri i varrit”.

Ndërkohë, drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, është cituar në media të shprehet se hetimet janë zhvilluar në sekret të plotë dhe nuk janë kryer verifikime në terren për personat nën hetim, për shkak të dekonspirimit.

Për këtë arsye, citohet Kraja, prokurorët nuk kanë qenë në dijeni se dy prej komisionerëve kanë vdekur “para dy muajsh”, siç është shprehur ai.

Ky zhvillim atipik nxiti juristët dhe njohësit e zhvillimeve penale në Shqipëri të krijojnë të paktën 3 insinuata mbi ngjarjen.

Skenari i parë – Prokuroria SPAK tashmë ka krijuar bindjen, bazuar në prova, për përgjegjësinë penale të komisionerëve të zgjedhjeve të vitit 2017 dhe lëshoi ndaj tyre urdhër-arrestet.

Sipas këtij skenari, SPAK duket se nuk ka kryer asnjë veprim për rreth dy vjet, as kur ishte në detyrë Prokuroria për Krime të Rënda dhe as në 7 muajt e fundit që ka nisur funksionimin SPAK-u.

Gjatë periudhës, të paktën prej Tetorit 2018, kur ka vdekur i pari prej komisionerëve të “arrestuar” e në vijim, prokuroria rezulton se nuk ka kërkuar asnjë lloj informacioni rutinor nga Policia, përfshirë të dhënat e përgjithshme mbi personalitetin e të hetuarve, kontaktet e tyre, rrethin shoqëror, e për të kaluar më tej tek veprime të posaçme proceduriale si vëzhgime apo përgjime.

Duket qartë se, nëse prokuroria do të kishte kryer këto veprime normale proceduriale, me shumë mundësi do të kishte mësuar se dy prej personave nën hetim nuk jetonin më.

Por, siç duket, SPAK ka përdorur vetëm prova dokumentare, të siguruara prej shumë kohësh, për të urdhëruar arrestimin e 22 komisionerëve të zgjedhjeve të vitit 2017.

Skenari i dytë – Ka nga ata që besojnë se SPAK ka evidentuar përgjegjësinë penale të komisionerëve disa kohë më parë, por nuk është vlerësuar që ndaj tyre të veprohet me masë arresti.

Ky skenar mund të përligj faktin që SPAK nuk kishte informacion se dy komisionerë nuk jetonin më. Në praktikën e Prokurorisë Shqiptare ka pasur shumë raste të tilla, kur, në momentin që çështja ka shkuar në gjyq, të pandehurit e hetuar në gjendje të lirë, nuk jetonin më.

Ky skenar i dytë, të dërgon vetëvetiu në një skenar të tretë, i mbushur me impulse politike.

Skenari i tretë – SPAK vendosi të arrestonte persona të nivelit të poshtëm të hetimit me një “nxitje politike” dhe kjo justifikon edhe shpërndarjen thuajse të barabartë të komisionerëve nga çdo flamur partiak.

Nuk është hera e parë që prokuroria godet në mënyrë “politikisht të balancuar”. Me shumë mundësi, kjo është mënyra për të amortizuar goditjet që mund t’i vijnë institucionit të akuzës si “e përdorur politikisht”.

Kjo goditje “e balancuar politikisht” përkoi, ndoshta rastësisht, me debatet e nxehta politike mbi listat e hapura për deputetë dhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Veprimi më i fundit i SPAK me dosjen “339” u kap në ajër nga kryeministri Edi Rama, i cili me shumë mundësi ishte i parapërgatitur, për të dhënë mesazhet që të gjithë partitë janë përfshirë “në llumin” e manipulimit të zgjedhjeve e ndaj duhet depolitizim i komisioneve zgjedhore.

Rama e shfrytëzoi arrestimin e komisionerëve për të treguar se Ai nuk i ka vjedhur zgjedhjet e vitit 2017, duke tentuar të sfumojë në këtë mënyrë audio-përgjimet dhe shumë prova të tjera zyrtare, të cilat lidhin eksponentë të lartë socialistë me personazhe të botës së krimit, për të manipuluar zgjedhjet.

Gjithësesi, dy komisionerët “e arrestuar” sot nuk jetojnë.

Por, për fatin e tij të mirë, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i konsideruar si personazh kyç në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017, është në jetë dhe gëzon shëndet të plotë.

Etiketa: 339dakospak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
Para

Këshilli Politik/ Opozita propozon amendamentin për hapjen 100 % të listave

TË GJITHA

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com