• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtari i Apelit të Vlorës Hysen Saliko para Vetting, ja si i ka ndryshuar pasuria

16:20 : 28/07/2020
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në seancën dëgjimore që do të mbahet si pjesë të procesit të rivlerësimit kalimtar. Trupa e KPK-së, e cila ka kryer procesin e rivlerësimit për Salikon, përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Hysen Saliko nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Lexo edhe:

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

Në vitin 2003, Saliko ka deklaruar në ILDKPKI një pasuri familjare të barabartë me 2.4 milionë lekë. Deri në vitin 2017, pasuria familjare e deklaruar e subjektit është 10-fishuar dhe kap një vlerë prej 25 milionë lekë.

Kjo pasuri në vitin 2017 përbëhet nga 2.4 milionë lekë likuiditete në bankë,1.1 milionë lekë cash, 948 mijë lekë pasuri të luajtshme dhe 20 milionë lekë pasuri të paluajtshme.

Të ardhurat familjare të subjektit të rivlerësimit nga viti 2003 deri ne vitin 2017, kapin vlerën 45 milionë lekë, ku një pjesë të rëndësishme vijnë nga të ardhura nga toka bujqësore dhe bletaria me vlerë 14.5 milionë lekë, të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme me vlerë 4 milionë lekë dhe dhurata cash me vlerë 1.6 milionë lekë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të Z. Saliko njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2007, subjekti rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për shtesën pasurisë të krijuar në shumën 972,038 lekë (në këtë analizë nuk janë përfshirë shpenzimet e konsumit familjar).

Në vitin 2014 deklarohen të ardhura nga nusja e djalit mbas martese në shumën 1,6 milionë lekë, me burim “dhurata që i kane bere prindërit me rastin e martesës dhe dhurata nga dasma e saj”.

Gjatë këtij viti deklarohet gjithashtu të jenë marrë hua 23,000 euro si burim i pjesshëm për vlerën e apartamentit në emër të djalit. Ky detyrim nuk është shlyer deri me datë 31.12.2017. Gjithashtu, ne deklarata periodike nuk ka të dhëna mbi kushtet e kësaj kontrate huadhënieje, palët e përfshira, afati apo interesi nëse ka.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017 /BIRN/

Etiketa: pasuriasalikovetting

Lajme të lidhura

BALLA NE KOMISIONIN E LIGJEVE - Kryetari i Keshillit te Larte te Prokurorise, Alfred Balla duke folur gjate nje seance te komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ku raportoi ne lidhje me aktivitetin e institucionit qe drejton per vitin 2022./r/n/r/nBALLA IN THE COMMITTEE OF LAWS - The President of the High Council of Prosecution, Alfred Balla speaking during a session of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights where he reported on the activity of the institution he leads for 2022.
AKTUALITET

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

08:48 : 20/07/2025
BOTA

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

21:51 : 15/07/2025
AKTUALITET

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

08:51 : 10/07/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

08:13 : 10/07/2025
AKTUALITET

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

16:29 : 05/07/2025
AKTUALITET

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

15:57 : 05/07/2025
Para

Ceremonia e titullit kampion, klubi i Tiranës del me njoftim të rëndësishëm

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com