• Kontakt
Monday, July 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA, nisin provat përfundimtare me vaksinën kundër COVID-19

18:55 : 27/07/2020
në BOTA

Prova më e madhe klinike në botë me vaksinën kundër COVID-19 nisi të hënën me 27 korrik me vullnetaret e parë nga 30 mijë të planifikuar. Vaksina eksperimentale është prodhuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe kompania “Moderna Inc.”, dhe është një nga disa prej kandidateve të mundshme në garën botërore për prodhimin e një vaksine kundër virusit.

Nuk ka ende asnjë garanci se vaksina eksperimentale e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe “Moderna Inc.”, do të garantojë mbrojtje nga COVID-19.

Vullnetarët nuk do ta dinë nëse po marrin injeksionin e vërtetë apo një imitim të vaksinës. Pas dy dozash shkencëtarët do të ndjekin nga afër se cili grup do të pësojë më shumë infeksione, ndërsa ato vazhdojnë me rutinën e tyre të përditshme, veçanërisht në ato zonat ku virusi po përhapet i pakontrolluar.

Kompania “Moderna” tha se vaksinimi nisi në Savanah të Xhorxhias mes më shumë se 12 vendeve të tjera ku po kryhen prova klinike në të gjithë vendin.

Lexo edhe:

Irani paralajmëron SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit: Nuk lejojmë ndërhyrje

Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe këtë herë do të paguhemi

Në Binghamton të Nju Jorkut infermierja Melissa Harting tha se ajo ishte ofruar si vullnetare “për të bërë atë që i takon për të ndihmuar”. “Ndihem e ngazëllyer” tha zonja Harting përpara vaksinimit të hënën në mëngjes.

Disa vaksina të tjera eksperimentale të prodhuara nga Kina dhe nga universiteti i Oksfordit në Britani ndodhen në fazën përfundimtare të disa testime në shkallë të ulët që po kryen në Brazil dhe vende të tjera të goditura rëndë nga pandemia.

Por SHBA po kërkon të vendosë një standard të lartë për të gjitha testimet që do të kryejë për çdo vaksinë që mund të përdoret në vend. Çdo muaj, Rrjeti Parandalues i COVID-19, i financuar nga qeveria, do të kryeje një studim të ri të çdo vaksine që shihet si kandidate potenciale për përdorim masiv, secila me të 30 mijë vullnetarët e rekrutuar rishtazi. Studimet masive nuk janë thjesht për të provuar nëse të vaksinat funksionojnë, ato janë të nevojshme për të kontrolluar sigurinë e tyre. Ndjekja e rregullave të njëjta të studimit do t’u japë mundësinë shkencëtarëve të bëjnë krahasime mes të gjitha vaksinave.

Më pas në gusht, SHBA nis provën përfundimtare klinike me vaksinën e Oksfordit, që pritet të pasohet nga provat klinike të një vaksine të mundshme të prodhuar nga “Johnson & Johnson” në shtator dhe nga “Novavax” në Tetor, nëse gjithçka shkon sipas planeve.

Kompania “Pfizer Inc.” planifikon nisjen e studimit të saj me 30 mijë persona këtë verë. Ky konsiderohet një numër tejet i madh njerëzish të cilët do të përveshin mëngët në shërbim të shkencës. “Javët e fundit më shumë se 150 mijë amerikanë plotësuan një formular në internet ku shfaqnin interesin e tyre për të marrë pjesë në studim”, thotë doktor Larry Corey, virolog në Institutin e Kërkimeve për Kancerin “Fred Hutchinson” në Siatëll, i cili po ndihmon me mbikëqyrjen e vendeve ku po kryhen provat klinike.

“Këto prova do të përfshijnë amerikanë të gjeneratave të ndryshme, ato do të jenë multietnike pasi duhet të pasqyrojnë shumëllojshmërinë e popullatës së Shteteve të Bashkuara“, tha zoti Corey gjatë një takimi mbi vaksinat javën e kaluar. Ai theksoi se është veçanërisht e rëndësishme të sigurohet një numër i mjaftueshëm vullnetarësh që i përkasin komunitetit afrikano-amerikan dhe atyre me origjinë nga amerika latine pasi siç tha ai këto janë komunitetet më të goditura nga COVID-19 në SHBA.

Normalisht duhen vite për prodhimin e një vaksinë të re nga e para, por kësaj here shkencëtarët po vendosin rekorde shpejtësie, duke e parë vaksinën si shpresën më efikase kundër pandemisë.

Deri përpara fundit të muajit dhjetor koronavirusi nuk dihej që ekzistonte. Prodhuesit e vaksinave hynë në veprim më 10 janar, kur Kina shpërndau sekuencën gjenetike të virusit.

Vetëm 65 ditë më vonë në mars, vaksina e prodhuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë u testua tek njerëzit. Vullnetari i parë inkurajoi të tjerë t’i bashkohen provave klinike.

“Aktualisht të gjithë ndihemi shumë të pafuqishëm. Mund të bëjmë shumë pak për të luftuar këtë virus. Të jesh në gjendje të marrësh pjesë në këtë provë më ka mësuar se unë po bëj diçka“, thotë Jennifer Haller nga Siatëll për agjencinë “AP”. “Përgatituni për shumë pyetje nga miqtë e familjarët se si po shkon si dhe shumë falenderime“, thotë ajo.

Studimi në fazën e parë të tij ku morri pjesë edhe Jennifer Hallerin si dhe 44 vullnetarë të tjerë, tregoi se injeksionet stimuluan sistemit imunitar të vullnetarëve në atë mënyrë që sipas shkencëtarëve do të garantojë mbrojtje, me disa efekte anësore të vogla siç janë temperatura për një kohë të shkurtër, të dridhura e dhimbje të trupit./VOA/

Etiketa: nisin provat përfundimtareSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Irani paralajmëron SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit: Nuk lejojmë ndërhyrje

17:19 : 13/07/2026
BOTA

Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe këtë herë do të paguhemi

16:05 : 13/07/2026
BOTA

Marrëveshja SHBA-Iran drejt kolapsit? Sulmet dhe mosbesimi rrisin tensionet

15:20 : 13/07/2026
BOTA

SHBA-ja kryen edhe një valë tjetër sulmesh kundër Iranit

08:58 : 13/07/2026
BOTA

Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!

14:43 : 12/07/2026
BOTA

Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit, SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit!

11:02 : 12/07/2026
Para

Brataj i urgjencës thirrje qytetarëve: Respektoni masat anti-Covid, kush ka shenjat mos dalë nga shtëpia

TË GJITHA

4.3 mln euro për Makashin/ Ligji me emra të përveçëm kthehet në precedent të rrezikshëm

17:52 : 13/07/2026

Neomalësorja tregon pse u largua nga PS: Ja mesazhi që më dërgoi Rama!

17:36 : 13/07/2026

Irani paralajmëron SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit: Nuk lejojmë ndërhyrje

17:19 : 13/07/2026

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

17:06 : 13/07/2026

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje në Europë

16:57 : 13/07/2026

Ekzekutohet vëllai i bosit famëkeq të drogës në Ekuador /EMRI

16:51 : 13/07/2026

U përjashtua nga Botërori 2026 pas skandalit seksual, vdes arbitri holandez

16:39 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetsezarcasinoJojobetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetcasibomjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet giriş