• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mos u fiksoni vetëm pas Covid-19, ja infeksionet e tjera që shfaqen në verë”/ Apeli i fortë i Tritan Kalos

08:17 : 27/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Mjeku infeksionist Tritan kalo në rrjetin social shkruan se përveç COVID-19, mjekët, infermierët apo edhe vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm pasi nuk duhet të përqendrohen vetëm te koronavirusi.

Sipas tij, kjo pandemi ka lënë në hije mprehtësinë klinike kërkuese dhe diagnostikuese të infeksioneve të shumta stinore.

Kalo ka përmendur një sërë infeksionesh që shfaqen gjatë periudhës së verës, po aq të dëmshme për organizmin e njeriut, duke filluar që nga temperatura mbi 37 gradë, gërvishtjet e fytit, skuqje, kruarje të syve apo infeksionet mykotike, duke shtuar se lista e tyre është shumë e gjatë dhe nuk duhen lënë pas dore.

Reagimi nga Tritan Kalo

KOHË KOVIDIANE…RIKUJTESË….Çfarë mundet të fshihet në hijen e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….FIKSIMI pas rrezikut të përhapjes dhe infektimit nga Sars-Cov2, ka lënë në hije dhe ka zbehur mprehtësinë klinike dhe epidemiologjike kërkuese dhe diagnostikuese, të një sërë infeksionesh të cilat janë të shumtë dhe bashkëshoqërojnë këto muaj të nxehtë të VERËS….

Lexo edhe:

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

Gripi nuk ka ikur/ Ka ende shumë raste që vuajnë temperaturën e lartë

TEMPERATURA mbi 37 gradë celcius, këputshmëria/asthenia, gërvishjet e fytit apo dhimbjet e tij, një kollë e lehtë, skuqje apo kruarje të syve, dhimbje barku e ndonjeherë të shoqëruar me të vjella ose të dala diarheike, dalje në lëkurën e trupit por sidomos të këmbëve të elementëve imitues të një infeksioni mykotikë apo ekzantematikë etj., menjëherë e adresojnë vëmëndjen tonë si publik i gjërë dhe si profesionistë, kryesisht vetëm e vetëm ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….

Po GABOJMË, po MBIDIAGNOSTIKOJMË raste me këtë infeksin, dhe po NËNVLERËSOJMË faktin se kjo stinë KURDOHRË është shoqëruar me infeksione të shumta febrile apo jo….Tonsilitet virale në shumicën e tyre por edhe bakterialë në jo më pak se në 30% të rasteve, janë një dukuri e shpeshtë në këtë stinë të vitit….

Faringitet virale, bakteriale por edhe nga qëndrimi në mjedise me ajër te kondicionuar janë po ashtu mjaft të shpeshta….Trakeobronkitet virale apo bakteriale jo kovidiane nuk u zhdukën paprtitmas….Pneumonitë akute komunitare bakteriale dhe virale POR që klinikisht dhe imazherikisht kanë një ngjashmëri të madhe më Sars-Cov2/Covid-19, edhe ato tashmë u “fagocituan”/gllabëruan nga virusi sëmundje-shkaktues e jetë-marrës Sars-Cov2/ Covid-19….

Lëndimet pulmonare alergjike në klinikë dhe në imazheri të ngashme me Covid-19, janë këtu dhe duhet të miren parasysh kur pyesim të sëmurët për historikun e shkuar dhe të tanishëm të sëmundjes së tyre….”Gripi” i stomakut apo i zorrëve (“stomach flu and intestinal flu”), kryesisht të shkaktuara nga enteroviruse të ndryshme, bakterie si salmonelat apo parazitë si xhardia, të mos harojmë se nuk janë sëmundje që mundet të fshihen me një të rënë lapsi nga lista e sëmundjve të kësaj stine, sepse tashmë kemi vetëm e vetem SARS-COV2/COVID-19,,,,,Po “ETHJA 3-4 ditore” apo sikundër njihet ajo edhe si “Gripi i verës”, mos u pensionua nga Covid-19….

Sëmundjet mykotike të lëkurës pas frekuentimit të ujrave të lumenjve, liqeneve, pishinave apo të detit, a duhet detyrimisht për “elegancë diagnostike” ti mvishen tani Covid-19….Skuqja e syve e shoqëruar me ethe dhe dalje të gjëndrave limfatike para ose pas veshit (Syndroma okulo-glndulare) me origjinë virale, pikërisht pas frekuentimit të mjediseve të mësipërme, edhe ato tashmë shkaktohen vetëm e vetëm nga Covid-19…..Celulitet bakterialë a janë ende të pranishme në klinikë?…

Infeksionet e vëndeve të pickimit nga insektë të ndryshëm, kur u bë kohë që nuk bëhet dezinsektim i duhur masiv dhe cilësor i mjediseve tona, enjtjet e dhimbshme pseudo-paralaziuese pas kontaktit me “peshkun e rërës”, a ekzistojnë vallë ato apo jo?…. …

Po Ethja Typhoide, tifoja e zorrëve sikundër e njeh këtë sëmundje më shpesh populli, me këto kushte higjene dhe kontrolli të dyshimtë të bartshmërisë së S. typhi nga ushqim-bërësit apo ushqim-shpërndarësit, edhe ajo NUK ekziston më….Ekzantemat e ndryshme virale dhe post-streptokoksike, a dolën edhe ato vallë në pension…LISTA e rikujtesës së INFEKSIONEVE STINORE është edhe shumë më e gjatë…NDAJ kolegë dhe ju publik i gjërë, JU LUTEM të mos fiksoheni vetëm e vetëm pas Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

Etiketa: COVID 19infeksionekalo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
AKTUALITET

Gripi nuk ka ikur/ Ka ende shumë raste që vuajnë temperaturën e lartë

20:29 : 05/03/2025
BOTA

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

08:18 : 26/01/2025
SHENDETI

“Mbreti” i frutave! Zbuloni 8 përfitimet shëndetësore nga konsumi i shegës

22:18 : 13/11/2024
AKTUALITET

Mjekët: Rritet përhapja e sifilizit tek të rinjtë shqiptarë. Shkak, marrëdhëniet e pambrojtura

15:36 : 09/11/2024
AKTUALITET

Shkarkimet e ujërave të zeza në dete, PD: Burim dhe rrezik infeksionesh

14:49 : 03/09/2024
Para

Në gjendje të dehur, qëllon me armë në ajër/ Arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Aulon Kalaja: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

21:36 : 15/05/2025

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

21:30 : 15/05/2025

Skandali/ Hoxha: Benet Beci i është komunikuar akuza para zgjedhjeve, SPAK e ka fshehur!

21:29 : 15/05/2025

Dy shqiptarët e Boluspor kualifikojnë skuadrën në play-off për ngjitjen në elitë

21:25 : 15/05/2025

The Telegraph me kritika: I vetmi ndryshim mes Keir Starmer dhe Edi Ramës, gjatësia

21:23 : 15/05/2025

“Kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi”, Rudina Hajdari: Të mos përsëritet e njëjta kasetë

21:11 : 15/05/2025

Lajm i trishtë! Mjeku i njohur pediatër ndërron jetë në krye të detyrës në QSUT

21:07 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com