• Kontakt
Saturday, August 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia fiskale/ Komisioni Europian kundër Ramës: Nisma e rrezikshme, nxitimi i pakuptueshëm

19:14 : 27/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Teksa qeveria shqiptare ka depozituar në Parlament projektligjin për amnistinë fiskale, Komisioni Evropian nëpërmjet një raporti konfidencial, që zotërohet nga “Panorama”, ka rreshtuar një sërë arsyesh duke kundërshtuar kështu nismën e qeverisë në Tiranë.

Kjo nismë u bë fillimisht publike nga kryeministri Rama në shkurt të këtij viti gjatë konferencës së Partisë Socialiste. Gjatë periudhës së pandemisë duket se humbi përkohësisht fokusi por kjo temë u ritkheypak kohë pasi qeveria shqiptare shpalli suksesin me marrjen e borxhit të ri përmes EUROBOND-it të majit 2020.

Mirëpo në një raport konfidencial, të siguruar nga “Panorama”, në lidhje me projektligjin, Komisioni Europian është tejet kritik ndaj qëllimit dhe frymës së projektligjit. Në raport nënvizohet se ky projektligj “nuk ka përfituar nga konsultimi i duhur me partnerët relevant përpara se të dërgohej në kuvend”. Komisioni sqaron se ky është një projektligj që ka një impakt të madh në jetën e vendit dhe se një urgjencë e tillë nga qeveria është e pakuptueshme.

Në mars të vitit 2020 qeverisë shqiptare iu vendosën 15 kushte për të nisur procesin e integrimit të vendit në BE, një prej këtyre kushteve lidhet me zbatimin e sugjerimeve të organizatës Moneyval. Në raportin e saj Komisioni nënvizon se për Moneyval është tejet e paqartë se si “do të implementohet Ligji Kundër Pastrimit të Parave në kontektstin e një amnistie të tillë” Sakaq KE këmbëngul se Shqipëria duhet të sigurojë dhe të veprojë në bazë të akteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe ajo duhet të mos neglizhojë “legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe rekomandimet e Moneyval”

Shqetësimi në rritje për Shqipërinë është kthimi i saj në një qendër të pastrimit të parave. Projektligji i Amnistisë Fiskale dhe Penale duket se nuk i ka tingëlluar pozitivisht Brukselit, në raport evidentohet gjithashtu se projektligji në fjalë “do të krijonte një “oportunitet të madh” për evazorët fiskalë dhe pastruesit e parave”. Ky koment i referohet nenit 13 të projektligjit i cili i jep mundësinë përfituesve të Amnistisë Fiskale jashtë Shqipërisë që të mos i kalojnë paratë përmes bankave por t’i sjellin ato cash.

Lexo edhe:

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare; Kush ia ka vënë syrin Kepit të Rodonit?

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

Një tjetër kritikë e ekspertëve të BE-së lidhej me përfshirjen në ligj edhe të personave që nuk kanë nënshtetësinë shqiptare por kanë biznese në Shqipëri. Jo vetëm kaq por edhe gama e gjerë e produkteve që kjo Amnisti fiskale dhe penale përfshin e bën edhe më të rrezikshëm, sipas raportit, këtë amnisti në këtë kohë dhe të dërguar me shpejtësi në Kuvend.

Komisioni gjithashtu kritikon edhe pandëshkueshmërinë penale apo hetimin që do të vijë pas kësaj amnistie. “projektligji mundëson një mosndëshkim të padrejtë ndaj atyre që kanë mbajtur pasuri të fshehtë” lexohet në raportin në fjalë ndërkohë që efektet pas kësaj amnistie nuk dihen ende. Aq më tepër që sipas KE-së ky projekt-ligj do të sillte në rast aprovimi shqetësime të mëdha “në lidhje me kompetitivitetin e pandershëm nga ato që kanë mbajtur asetet e tyre jashtë sistemit deri më tani”

Ligji i Amnistisë Fiskale dhe Penale ka qenë tejet i sulmuar edhe nga opozita shqiptare për arsye të ngjashme. Në dy deklaratat e saj për shtyp Partia Demokratike ka argumentuar se projektligji në fjalë është një mburojë për të inkriminuarit dhe gjithashtu e kthen vendin në një Panama të Europës.

PD u zotua se do të anulonte këtë ligj duke aplikuar dhe efekte prapavepurese në procesin e anulimit. Deklaratat e demokratëve u pasuan nga reagimet e qeverisë e cila artikuloi domosdoshmërinë që ka vendi për të vendosur në punë paratë e informalitetit si dhe paratë e emigrantëve shqiptarë.

Me sa duket argumentet e qeverisë nuk kanë bindur plotësisht as Komisionit Evropian i cili ka rekomanduar që qeveria shqiptare dhe Parlamenti duhet të rishikojnë adaptimin e këtij draft-ligji. Sakaq Brukseli ka udhëzuar Kuvendin se “nëse ka ndërmend të vazhdojë përpara me adaptimin e një ligji fiskal dhe penal, duhet të adresojë pikat e ngritura në këtë raport”.

Ndërkohë mësohet që parlamenti ka shtyrë për në shtator diskutimin për këtë projekt-ligj. /Panorama/

Etiketa: amnistiaKEqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare; Kush ia ka vënë syrin Kepit të Rodonit?

22:42 : 29/08/2025
AKTUALITET

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025
AKTUALITET

Zjarret, Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata

09:37 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
AKTUALITET

Delvina po kthehet në tokë të shkretë nga zjarret, banorët në dorë të Perëndisë!

18:49 : 13/08/2025
AKTUALITET

Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, BIRN: Liria e fjalës në rrezik

13:17 : 12/08/2025
Para

Zhupa: Gjeneral Rama merr në mbrojtje ushtarin e tij të korrupsionit, Blendi Gonxhen

TË GJITHA

Zjarr në Selenicë, flakët po përhapen shumë pranë banesave

10:49 : 30/08/2025

Salianji: Rama e ka kapur drejtësinë dhe e përdor si armë kundër kundërshtarëve!

10:36 : 30/08/2025

Analiza nga BBC: Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?

10:30 : 30/08/2025

Edi Rama – eksponent i ‘grupit të psikopatëve’ të Soros!

10:11 : 30/08/2025

Pas dëbimit, shqiptari rikthehet me gomone në Angli, vijon aktivitetin kriminal. Dënohet me burg

10:07 : 30/08/2025

Trafik d*oge dhe grup kr*minal, arrestohet në Spanjë 25-vjeçari nga Laçi. Do ekstradohet

09:50 : 30/08/2025

Tirana në alarm nga stuhia tropikale/ Autoritetet: Evitoni lëvizjet e panevojshme

09:29 : 30/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com