U mbyt në liqen, ish-bashkëshorti i dedikon aktores fjalët rrënqethëse

Aktorja e njohur Naya Rivera u zhduk në 8 korrik ndërsa shëtiste me djalin e saj 4-vjeçar Josey. Kërkimet për të nisën pasi djali u gjet në gjumë i vetëm në një varkë në mes të liqenit. Në atë moment nuk kishte asnjë gjurmë të aktores. Ai tha që nëna e tij nuk u kthye më në varkë kur shkuan për të notuar.

Trupi i aktores u gjet i pajetë në Liqenin Piru të Kalifornisë, ndërsa autopsia konfirmoi se trupi ishte i saji ndërsa vdekja ishte aksidentale.

Ish-bashkëshorti i aktores dhe babai i fëmijës, Ryan Dorsey, në një postim në llogarinë e tij në Instagram, i ka dedikuar fjalët rrënqethëse partneres së tij, krahas fotos së saj me të birin.

Ai shkruan se është i lumtur që i ka bërë kaq shumë foto, në mënyrë që i biri të ketë shumë kujtime nga nëna e tij e mrekullueshme.

“Kjo është shumë e padrejtë … nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur zbrazëtirën e mbetur në zemrat e të gjithëve. Nuk mund ta besoj se kjo është jeta tani. Nuk e di nëse do ta besoj ndonjëherë. Jeta thjesht nuk është e drejtë. Unë nuk di çfarë të them … Unë jam mirënjohës për kohërat së bashku dhe rrugëtimin që na bashkoi, si dhe për djalin më të ëmbël të cilin dëshiruam gjithmonë. Më kujtohet kur ndonjëherë bezdiseshe nga unë “Ryan mund të ndalosh së bëri foto?” Haha. Jam i lumtur që s’ta vura veshin, sepse kam qindra, ndosht mijëra momente që Josey do të ketë gjithmonë dhe do ta dijë që mamaja e tij e donte më shumë se jetën dhe sa shumë jemi kënaqur së bashku teksa ai rritej. Jeta ka momente të mira e të këqija, por s’janë aq të këqija me Josey-n. Një pjesë e jotja do të jetë gjithmonë me ne. Ai nuk do ta harrojë kurrë se nga erdhi. Na mungon! Do të të duam gjithmonë!”- janë fjalët e tij të ndjera krahas postimit.

 

View this post on Instagram

 

This is so unfair…there’s not enough words to express the hole left in everyone’s hearts. I can’t believe this is life now. I don’t know if I’ll ever believe it. You were just here… We were just in the back swimming with Josey the day before. Life just isn’t fair. I don’t know what to say…I’m thankful for our times and our journey that brought us together and gave us the sweetest and kindest smart little boy we could ever hope for. I remember sometimes you used to get annoyed at me: “Ryan can you stop snap chatting!” Haha. I’m glad I didn’t listen to you because I have hundreds and probably thousands of snaps and videos that Josey will have forever and know his momma loved him more than life, and how much fun we had together as he was growing up. Life is all about good times and bad times but with Josey it makes the bad a little less so because a part of you will always be with us. He’ll never forget where he came from. We miss you. We will always love you. Love you Meep. 🖤💔🖤 ♥️ To everyone that reached out and I haven’t had a chance to or just didn’t get back to you…thank you all for the overwhelming love and support you’ve sent our way. I’ll just say in closing, be kind to yourself, be kind to others, forgive…forget…don’t hold grudges….if you have nothing nice to say maybe try not to say anything. There’s peace in silence. Time on Earth is precious and you just never know….you never know what could happen. Hold your loved ones close, and cherish the times you have with those you care about. ♥️

A post shared by dorseyryan (@dorseyryan) on

LEXO EDHE  Janë larguar nga "Për’puthen"? Reagojnë për herë të parë Hyseni dhe Eduardi