Detaje nga gjyqi i famshëm/ Provat sensacionale tregojnë se ish-gruaja ka rrahur edhe motrën e saj

Një video e bujshme e shfaqur sot në gjykatën e Londrës tregonte motrën e ish-gruas së Depp, Amber Heard që i tregonte miqve të saj shenjat e dhunës në trup e në fytyrë.

Video e prezantuar nga grupi ligjor i Depp, dëshmonte se Whitney Henriquez ka gënjyer më parë nën betim duke mohuar dhunën e të motrës.

Zonja Henriquez dëshmoi sot në gjykatë për të shpjeguar pamjet e papublikuara më parë nga një një program reality-TV i vitit 2006 – 2007, të cilat vijnë një ditë pasi ajo mohonte se Amber kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Avokati i Depp, David Sherborne tha në gjykatë së një burim konfidencial kishte sjellë filmimet.

Në video Henriquez shihet duke folur me një grup vajzash pranë një pishine, ku pranon përleshjen me të motrën duke thënë: “Jua kam thënë njëherë, nuk do të flas përsëri”.

LEXO EDHE  'Jam e ofenduar që bëre publike tradhtinë', Iliri përballet me gruan në BBvip

Një nga vajzat thotë: “S’mund ta besoj që Amber të ka rrahur kështu. Unë e di që ti mudn ta mundësh atë”.

Një nga vajzat e pyet: “Vërtet ti e nise sherrin me Amber, apo e nisi ajo?”

Kësaj Whitney i përgjigjet: “Nuk dua të flas për këtë”. Vajzat më pas kontrollojnë shenjat në trupin e Whitney.

Kur u pyet në sallë nga avokatja e Depp, Whitney mohoi se ishte sulmuar fizikisht nga Heard por pranoi se kishin pasur një argument verbal.

“Unë nuk kisha interes të nisja një debat verbal me motrën time, është një çështje personale.”

Avokatja Laws akuzoi Whitney se gënjente: “Ju më duket se patët një konflikt fizik me motrën dhe ajo duket se ka dalë fitimtare”.