• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pompeo i bën jehonë fjalëve të ish presidentit Nixon: Bota nuk mund të jetë e sigurt, pa ndryshuar Kina

08:21 : 24/07/2020
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përshkroi se si marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë shkuar nga një optimizëm i mbrojtur, siç ndodhi në epokën e administratës së Presidentit Nixon, në një “të vërtetë të vështirë.”

Sekretari Pompeo foli të enjten në Kaliforni në selinë e Fondacionit Nixon në Jorba Linda. “Ish Presidenti Richard Nixon kishte të drejtë kur shkruajti në vitin 1967 se ‘bota nuk mund të jetë e sigurt derisa Kina të ndryshojë.’ Tani ne duhet t’i dëgjojmë me vëmendje fjalët e tij”, tha Pompeo.

Sekretari Pompeo tha se “paradigma e vjetër e angazhimit të verbër me Kinën ka dështuar. Ne nuk duhet ta vazhdojmë atë. Ne nuk duhet të kthehemi tek ajo”.

Përkundrazi, “ne kemi nevojë për një strategji që mbron ekonominë amerikane dhe mënyrën tonë të jetesës. Bota e lirë duhet të triumfojë mbi këtë tirani të re”, tha ai.

Zoti Pompeo e kujtoi me respekt udhëtimin historik të ish presidentit Nixon në Pekin gati 50 vjet më parë dhe filozofinë e tij se “ne thjesht nuk mund të përballojmë ta lëmë Kinën përgjithmonë jashtë familjes së kombeve … bota nuk mund të jetë e sigurt derisa të ndryshojë Kina. Kështu që, qëllimi ynë, deri në atë masë që ne mund të ndikojmë tek ngjarjet, duhet të jetë nxitja e ndryshimeve.”

Lexo edhe:

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

Por, Sekretari Pompeo argumentoi se nga angazhimi që ish presidenti Nixon kërkonte Kina përfitoi më shumë sesa Shtetet e Bashkuara.Shtetet e Bashkuara urdhëruan mbylljen e konsullatës së Kinës në Hjuston, duke thënë të mërkurën se masa ishte bërë për të “mbrojtur pronën intelektuale amerikane dhe informacionet private të amerikanëve”.

“Ne po parashtrojmë pritshmëri të qarta për mënyrën se si do të duhet të veprojë Partia Komuniste Kineze, dhe kur ata nuk do të veprojnë në këtë mënyrë, ne do të ndërmarrim veprime që mbrojnë popullin amerikan, sigurinë tonë, sigurinë tonë kombëtare, ekonominë dhe vendet e punës”, tha Pompeo të mërkurën gjatë një vizite në Danimarkë.

Kina kritikoi veprimin e Shteteve të Bashkuara, duke e quajtur atë një “provokim politik” dhe tha se do të përgjigjet me “veprime të ligjshme dhe të nevojshme”.

“Kina e dënon me forcë dhe kundërshton me vendosmëri një veprim të tillë të egër dhe të pajustifikuar që saboton marrëdhëniet Kinë-SH.B.A. “, tha në një deklaratë Ambasada kineze në Uashington të enjten. “Akuzat e Shtetevet të Bashkuara janë trillime të pabaza, dhe justifikimet që ato përmendin janë të skajshme dhe të paaritshme”, thuhej në deklaratën e Ambasadës kineze në Shtetet e Bashkuara./VOA

Etiketa: kinanixonPompeo

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025
Para
ROME, ITALY - JANUARY 18: Ciro Immobile of SS Lazio celebrates after his third goal 5-0 ,during the Serie A match between SS Lazio and  UC Sampdoria at Stadio Olimpico on January 18, 2020 in Rome, Italy. (Photo by MB Media/Getty Images)

Lazio rikthehet te fitorja, Immobile shënon dhe kalon Ronaldon

TË GJITHA

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025

VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

08:46 : 01/11/2025

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com