• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet Kushtetuese ndajnë në qëndrime SHBA-BE/ Çfarë po ndodh me diplomatët në Tiranë

19:56 : 23/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kuvendi miratoi sot me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik me ndërmjetësimin e ambasadorëve të SHBA, BE, Britanisë dhe Gjermanisë.

Të paktën 10 deputetë nuk morën pjesë në votim, votuan kundër ose abstenuan, çka është një sinjal që në seancën e 30 korrikut, nëse Edi Rama do të shkojë drejt ndryshimeve Kushtetuese bazuar në marrëveshjen me opozitën parlamentare, nuk do të ketë surpriza.

Pas miratimit të marrëveshjes pati një seri reagimesh nga selitë diplomatike në Tiranë, por edhe nga Brukseli, ku fjalia që bashkonte palët ishte “përshëndesim miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit”.

Në Tiranë reaguan Yuri Kim, ndërsa më parë kishte reaguar zyrtarisht ambasada e SHBA, Luigi Soreca i Delegacionit të BE, si dhe ambasadorët e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, pjesë e negociatave të nisura në Pallatin e Kongreseve, që vijuan më pas në rezidencën e Ambasadores amerikane, por që drafti final nuk u nënshkrua atje, sikundër pritej.

Pas disa orë të tejzgjatura negociatash në rezidencën e Ambasadores së SHBA, diplomatja Yuri Kim, u shfaq në një komunikim për mediat, me një letër në dorë, ndërsa i drejtoi në atë kohë një apel Lulzim Bashës, madje duke i thënë se topi ndodhej në këmbët e tij.

Lexo edhe:

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

Të nesërmen pati një angazhim diplomatik në zyrat e Delegacionit të BE, ndërsa nga opozita e bashkuar nuk kishte një qëndrim të prerë mbi atë draft që u shfaq në konferencën për mediat Yuri Kim. Në lojën e diplomatëve hyri ambasadori gjerman, i cili zhvilloi një takim me Bashën, ndërsa dukej se pas tij, ngërçi u zgjidh dhe brenda 48 orvsh drafti u firmos në Pallatin e Kongreseve.

Nëse lexohen me kujdes reagimet pas miratimit të marrëveshjes, shihet një ndryshim në qëndrimet mes diplomatëve europianë dhe Brukselit, përballë reagimit të SHBA.

Ndryshimi ka të bëjë pikërisht me marrëveshjen e dytë, atë të firmosur nga Rama dhe ajo që konsiderohet si opozita parlamentare lidhur me ndërhyrjet në Kushtetutë.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ambasadës së SHBA, e cila më pas u pasua nga një reagim i ngjashëm i Ambasadores Yuri Kim.

Në deklaratën e selisë diplomatike të SHBA nuk thuhet asnjë fjalë lidhur me pretendimin e ngritur nga opozita e bashkuar se “ndryshimet Kushtetuese zhbëjnë marrëveshjen e 5 qershorit”.

Më pranë qëndrimit të SHBA është Britania e Madhe, e cila përmes ambasadorit të saj në Tiranë, thekson “urime Parlamentit për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pas një periudhe të gjatë pune gjithëpërfshirëse, forcimin e procesit zgjedhor dhe perspektivat e integrimit. Diskutimi i mëtejshëm i reformave duhet të jetë vërtet përfshirëse me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve”.

Por, shqetësimi i opozitës përfshihet në reagimet e europianëve nga Tirana në Bruksel.

“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit të Bashkimit Evropian, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25.3.2020.

Dispozitat e reja legjislative do t’i japin Shqipërisë një kornizë zgjedhore me integritet dhe standarde më të larta transparence, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODHIR. Ne kemi marrë parasysh propozimet shtesë për reformimin e sistemit zgjedhor. Ndërsa pranuam rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese demonstruar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshime shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit”, thekson Luigi Soreca.

Në anën tjetër edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi vendos theksin pikërisht në atë që fryma e marrëveshjes së 5 qershorit nuk duhet të shkelet.

“Unë mirëpres miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo përmbush një kusht kryesor të BE. Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos shmangen“, shkruan komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Lajme të lidhura

Botërori 2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026
SHOW BIZ

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
Botërori 2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026
Para

Yuri Kim-Topalli, takimi 1 orësh në zonën e ish-Bllokut/ Nga listat e hapura te përzgjedhja e kandidatëve

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş