• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e “DH Albania” me Unazën e Re/ Mbyllet me 6 muaj burg

12:53 : 23/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës për aferën e dyshuar korruptive në tenderin e Unazës së Re, të fituar nga kompania DH Albania, dega në Shqipëri e Dunwell Haberman me vlerë më shumë se 2.2 miliardë lekë, përfunduan vetëm me dënimin me 6 muaj burgim për “falsifikim të dokumenteve” të 28 vjeçarit Avdjol Dobi, i cili rezulton si administrator i kompanisë.

Më 27 maj 2020, gjyqtari Albert Meça vendosi pranimin e kërkesës së prokurorit Gjergji Tako për dënimin e Avdjol Dobit me 9 muaj burgim dhe në aplikimin të gjykimit të shkurtuar, dënimin përfundimtar me 6 muaj heqje lirie. Dobi u gjykua në mungesë për shkak se policia ka dështuar ta arrestojë atë.

Më herët me një vendim të 24 janarit 2020, gjyqtari Ardian Kalia ka pranuar kërkesën e prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako për pushimin e hetimeve të nisura për veprimtarinë e njësive përkatëse të Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH-së dhe OST-së gjatë procedurave të prokurimit për këtë kompani, pasi kishte dyshime për shpërdorim të detyrës nga ana e tyre.

Kompania e Dobit, e cila u krijua me dokumente të falsifikuara në SHBA, fitoi njëri pas tjetrit dy tendera publikë me vlerë rreth 28 milionë euro. Pas eskpozimit në media se dokumentet e regjistrimit të kompanisë në SHBA ishin falsifikuar, autoritet shtetërore pretenduan padijeni, ndërsa anuluan kontratat me kompaninë.

Hetimet që filluan pas denoncimit publik në emisionin “Të Paekspozuarit” u ndanë në dy pjesë. Ndërsa Dobi u hetua më vete, dhjetra zyrtarë të ARRSH, OST dhe MIE u hetuan për shpërdorim detyre në një çështje të dytë. Por hetimet arritën të provonin vetëm falsifikimin, që ishte dokumentuar që në fillim nga media dhe që u pranua edhe nga Dobi përmes avokatit të tij.

Lexo edhe:

Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re, procedohen 3 të mitur dhe një grua

Dy muaj punime në “Unazën e Re”, ARRSH publikon planin për devijimin e trafikut (Foto)

Sipas dy vendimeve të gjykatës, prokuroria ka pyetur në cilësinë e personave që mund të kishin dijeni mbi ngjarjen ish-drejtorin e ARRSH, Afrim Qëndro. Gjithashtu, janë pyetur edhe gjashtë zyrtarë të tjerë të këtij institucioni të cilët prokuroria dhe gjykata i kanë përjashtuar nga përgjegjësia penale.

Hetimi u shtri edhe në institucionin e Operatorit të Sistemit të Shpëndarjes për shkak se DH Albania kishte arritur të fitonte një tender për procedurën e prokurimit “Linja e Re 220kv Burrel- Peshkopi dhe trakti i daljes Nst Burrel Lot 1”, me fond limit 1.2 miliardë lekë. Nga ky institucion janë pyetur nëntë zyrtarë, të cilët po ashtu nuk janë gjetur përgjegjës.

“Nga hetimet e kryera në funksion të këtij procedimi penal, ka rezultuar se janë zhvilluar në mënyrë korrekte procedurat, duke respektuar veprimet e njësisë së prokurimit dhe KVO-të. Sipas Prokurorisë, nga një vështrim në pamje të parë dokumentet nuk duhet të ngjallin dyshime. Gjithashtu edhe në rang të ofertës ekonomike e cila është pothuajse e njëjtë me fondin limit, nuk konstatohen shkelje dhe nuk ka pasur pretendime,” citohet në vendimin e gjykatës për pushimin e hetimeve.

Duke iu referuar konkluzioneve të prokurorisë, gjyqtari Ardian Kalia konstaton se procedurat e tenderave janë zhvilluar në mënyre korrekte, duke respektuar veprimet e njësisë së prokurimit dhe KVO-të.

Gjykata shpjegon se janë pyetur edhe pesë zyrtarë të Sektorit të Monitorimit të Licencave në Zbatim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas Prokurorisë, ka rezultuar se Shoqëria “DH ALBANIA” ka aplikuar më 13 korrik 2018 për njësimin e licencës së huaj, në fushën e zbatimit në ndërtim.

“Vihet re se, gjithsesi, përveç dokumenteve që janë të apostiluara(formalisht pasi janë të falsifikuara) ka dhe dokumente që i mungon ky formalitet, mund të përmendim disa vetë deklarime e disa marrëveshje punësimi të tij”, citohet në vendimin e gjykatës.

Edhe në këtë rast, prokuroria nuk ka gjetur përgjegjësi penale dhe ka konstatuar se është zbatuar rregullorja për procedurën e pajisjes me liçencë të DH Albania.

Prokuroria dhe gjykata vlerësojnë se, pas nisjes së procedimit penal, ARRSH dhe OST anuluan kontratat e lidhura dhe kryen kallëzim penal ndaj DH Albania.  Prokuroria e Tiranës dështoi gjithashtu edhe në zbulimin e personave që fshiheshin pas 28-vjeçarit Avdjol Dobi.

Konkluzionet e prokurorisë janë vlerësuar të gjitha të drejta nga gjykata e Tiranës, e cila ka vulosur përjashtimin nga përgjegjësia penale të zyrtarëve të institucioneve, të cilët nuk e ndaluan 28-vjeçarin Avdjol Dobi që, me anë të dokumenteve të falsifikuara të përfitonte liçencën për ushtrimin e aktivitetit në sektorin e ndërtimit, si dhe të fitonte brenda një kohe të shkurtër dy tendera me vlerë totale 3.4 miliardë lekë.

Kompania Dunwell Haberman u themelua më 25 qershor 2018 në Delawere të Shteteve të Bashkuara – e njohur si parajsë fiskale dhe një muaj më pas hapi degën e saj në Shqipëri, DH Albania. Ekstrakti i kompanisë në QKB tregon se përfaqësuesi në Shqipëri i saj është 28 vjeçari Avdjol Dobi.

Vetëm katër muaj pas regjistrimit, DH Albania u shpall fituese e dy tenderave të njëpasnjëshëm. Ajo fitoi lotin e parë të Unazës së Re me vlerë 18 milionë euro si dhe një kontratë rreth 10 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjisë për të lidhur Burrelin me Peshkopinë.

Suksesi i shpejtë i kompanisë së trumbetuar si amerikane u ngrit mbi dokumente të falsifikuara. Sipas rekordeve të dorëzuara në QKB, Dunwell Haberman pretendonte se ishte themeluar në vitin 1998 dhe se kishte një aktivitet të dendur ekonomik prej qindra milionë dollarësh në tre vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Por më 6 dhjetor, emisioni “Të Paekspozuarit” në News 24 denoncoi kompaninë “fantazmë” se kishte falsifikuar dokumentet për të fituar lotin e parë të tenderit të Unazës së Re. Një përgjigje e Departamentit të Shtetit të Delaëere, e publikuar në këtë emision tregonte se dokumentet e dorëzuara në QKB ishin të falsifikuara dhe se kompania nuk mund të kishte bilanc të tre viteve të fundit, pasi nuk ekzistonte para 25 qershorit 2018.

Ekspozimi i falsifikimit solli një ortek reagimesh, ndërkohë që ARRSH dhe OST deklaruan se kishin anuluar kontratat me DH Albania.  Prokuroria e Tiranës në Shqipëri dhe autoritetet amerikane konfirmuan nisjen e hetimeve për të dokumentuar falsifikimet dhe zbuluar autorësinë e tyre.

BIRN zbuloi në një investigim të mëparshëm se një dokument i dorëzuar në Qendrën Kombëtare tregon se njëra prej procedurave në emër të DH Albania është kryer dhe paguar nga kompania Gener 2.

/Reporter.al/

Etiketa: DH-AlbaniaUnaza e Re

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re, procedohen 3 të mitur dhe një grua

13:28 : 27/11/2023
AKTUALITET

Dy muaj punime në “Unazën e Re”, ARRSH publikon planin për devijimin e trafikut (Foto)

16:49 : 20/04/2023
AKTUALITET

Skandali i ARRSH-së, 4.5 milionë euro shtesë për Unazën e Re!

11:41 : 23/03/2023
AKTUALITET

Aksidenti në Tiranë, arrestohet shoferi i autobusit të Nadir Çaushollit

23:00 : 27/02/2023
Pamje nga vendngjarja
AKTUALITET

Aksidenti në Tiranë, eksperti rrugor: Faji i drejtuesit të autobusit

19:16 : 27/02/2023
AKTUALITET

Aksidenti, Eksperti rrugor: Drejtuesi i autobusit s’ka marrë masa për të ndaluar

16:31 : 27/02/2023
Para

Zyrtare/ Unai Emery rikthehet në La liga, zbulohet skuadra e re

TË GJITHA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
FOTO ILUSTRUESE

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

17:27 : 06/06/2025

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025

Antropologji

16:52 : 06/06/2025

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com