• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Vlera e strategjisë në politikën e jashtme

11:34 : 22/07/2020
në KRYESORE, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Komb-shtetet seriozë kanë strategji afat-gjata se si të mbrojnë interesat e tyre. Për shembull, edhe në të tashmen ku duket se konflikti Sino-Japonez nuk ka atë valencën e dikurshme, të paktën publikisht, ose është eklipsuar nga kërcënimet e Kinës në Detin e Kinës së Jugut që e trajton si një liqen personal përkundër shkeljes së hapur të sovranitetit të Vietnamit, Indonezisë, Malajzisë, Taivanit, etj. Japonia ende e sheh Kinën si kërcënimin e saj kryesor gjeo-strategjik në të ardhmen afat-mesme dhe afat-gjatë, sikundër i’u konfirmua jo më larg se një vit më parë nga kryeministri japonez Abe presidentit amerikan Trump.

Një rast klasik i strategjive politike, por edhe ushtarake dhe të inteligjencës është ai i Izraelit. Ka qenë kryeministri i parë i këtij shteti, një strateh si Ben-Gurion i cili formuloi doktrinën e parë të mbrojtjes së këtij shteti të ri të kontestuar në vitet 50-të të shekullit të kaluar. Duke qenë se Izraeli në fillimet e tij qe i varfër, me dendësi të vogël, me kufij të zbuluar dhe të pambrojtur, Ben-Gurion qartazi nënvizoi tre parimet kryesore që do i zhvlerësonin këto dobësi strategjike: deterrenca, paralajmërimi në kohë dhe vendim-marrja ushtarake”. Duke zhvilluar një sistem të fortë inteligjence dhe kundër-inteligjence dhe për shkak të luftërave mbrojtëse me stil sulmues të zhvilluara në territor armik për shkak të territorit të vogël që zotëronin asokohe, Izraeli arriti me sukses të fitonte luftëra si 1967-ës apo 1973-shit që sollën hiç më pak se dyfishimin e territorit. Gjithashtu duke kultivuar një partner të rëndësishëm si SHBA, gjë që ka qenë e mirëmenduar dhe interes strategjik arriti të ruante primatin në një rajon armiqësor për të si shtet dhe më vonë të kultivonte edhe marrëdhënie strategjike me disa shtete kyç të rajonit si Egjipti dhe Jordania.

Së fundmi, ka zhvilluar një koncept të ri të sigurisë të quajtur Mabam, që ndonëse nuk e zhvlerëson totalisht strategjinë e mëparshme të Ben Gurion-it, e përmirëson ndjeshëm atë duke marrë parasysh zhvillimet e reja në funksion të mbrojtjes së interesave të tij kryesisht në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë. Në njëfarë mënyre është angazhimi në luftëra të përhershme me disa nga kërcënimet rajonale ku kryesori është Irani dhe proxy-t e mbështetur prej tij si Hezbollahu apo Hamasi. Duke sulmuar vazhdimisht targete të milicive lokale në rajon, duke u bazuar në informacionet e Mosad-it dhe përmisimin e vazhdueshëm teknologjik që i jep një superioritet në taktikat ushtarake, Izraeli synon te demotivojë kundërshtarët, të vonojë një luftë frontale dhe të përçajë kundërshtarët. Njëkohësisht, kjo strategji e re ka përkrahjen në bllok të gjithë spektrit politik në vend.

Ka dhe mjaft shembuj të tjerë qoftë në rajon, apo më gjerë që dëshmojnë për efektivitetin e strategjive afat-gjata (rasti i 100 viteve maratonë të Kinës, për vlerën e doktrinave presidenciale (rasti i SHBA-ve), për vlerën e shkrirjes në një te elaborateve (pseudo)akademike me politikën e jashtme (rasti i Serbisë nga Nacertanija te Memorandumi Serb i Akademisë së shkencave dhe Arteve i 1986-ës), për vlerën që kanë strategjitë e qëndrueshme në arritjen e objektivave për definimin e interesit kombëtar, rritjen e sigurisë në planin rajonal apo global etj.

Lexo edhe:

Trump, Putin dhe një samit në mes

E ardhmja e papërcaktuar

Duke qenë se jemi ende një shtet qumështor në këtë drejtim, ku mungojnë jo vetëm strategjitë e mirëfillta, objektivat e qartë dhe një lloj konsensusi kombëtar se si mund të arrihen taktikisht këto strategji (të munguara), së paku të kishim një aparat të konsoliduar të analizë-prognozës. Ky i fundit mund të vilte mendimin analitik dhe kritik të ofruar nga ekspertët e fushës, të përmirësonte ndjeshëm shërbimin diplomatik që shpesh në dekadat e fundit është kthyer në vatër qokash nepotike dhe të arrinte të konsolidonte praktikat e mira për të ndihmuar sadopak në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë, në rritjen cilësore të sigurisë, në përmirësimin e tregtisë së jashtme dhe çeljen e tregjeve të reja apo përshpejtimin e integrimit europian.

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025
AKTUALITET

E ardhmja e papërcaktuar

11:27 : 11/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhor/ Kalemaj: Të përfshihet falja e 200 mln eurove gjoba që bëri Rama dy ditë para 11 majit

14:17 : 31/07/2025
AKTUALITET

Konflikti si gjendje e përhershme

08:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
Para

Akuzohet për korrupsion, presidenti i Milanit rrezikon tetë vite burg

TË GJITHA

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025

“A do të ndaloni vrasjet e civilëve?”/ Putin injoron pyetjet e gazetarëve

21:52 : 15/08/2025

Dinamika e plagosjes në Korçë/ Aleks Qiqi qëlloi me thikë 27-vjeçarin pas debatit në kafe

21:24 : 15/08/2025

VIDEO/ Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Alaska, udhëheqësit nisen drejt takimit

21:22 : 15/08/2025

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique

21:14 : 15/08/2025

Plagosja në Korçë, banorët: Autori ka qenë në Greqi! Një muaj ka që doli nga burgu

21:03 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com