Kryeministri Edi Rama shprehet kundër kërkesës së opozitës që Këshilli Politik të mblidhet nesër dhe jo sot, për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese.
“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon”, shkruan Rama në Twitter.
Propozimi i Ramës për mbledhjen e Këshillit Politik/ Opozita: Nesër dhe me axhendë të ndryshuar
Propozimi i Ramës për mbledhjen e Këshillit Politik/ Opozita: Nesër dhe me axhendë të ndryshuar