• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do të kemi sërish karantinë? Eksperti i Shëndetit Publik: Mungon strategjia për pandeminë

09:38 : 22/07/2020
në AKTUALITET

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka analizuar situatën aktuale të Covid-19 në vend. Ai thotë se pas më pak se dy muaj nga heqja e tyre, po rikthehen sërish masat kufizuese të cilat u hoqën me rënien e numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja.

Dasho thotë se tashmë mungon strategjia për menaxhimin  e situatës dhe autoritetet shëndetësore e kanë humbur kontrollin mbi pandeminë.

“Nga tre treguesit e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve, njëri ka një muaj që është plotësuar – mesatarja ditore e numrit të rasteve tashmë e kalon 25 duke arritur gjatë korrikut në mesatarisht 84. Shumë shpejt mund të plotësohen edhe dy kriteret e tjerë – numri i personave të shtruar mund të kalojë 150 dhe ai i personave të shtruar në reanimacion mund të kalojë 25″, thotë Dasho.

Reagimi i plotë

A do të kemi sërish karantinë?! Kufizimet rikthehen pas më pak se dy muajsh nga heqja e tyre në fund të muajit maj.

Lexo edhe:

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Kufizimet u hoqën në kushtet kur numri mesatar i rasteve ishte 13 në ditë, ai i vdekjeve 0.4 në ditë dhe përqindja e personave që testonin pozitivë ishte më pak se 8%.

Rikthehen në kushtet kur numri mesatar i rasteve është rritur mbi 6 herë, ai i vdekjeve mbi 8 herë dhe përqindja e personave që testojnë pozitivë ka arritur 25%, pra një në katër persona të testuar rezulton pozitiv për SARS-CoV-2.

Fillimisht u mbyllën pishinat, tashmë baret dhe muzika dhe nuk do të jetë çudi sikur dita e re të sjellë një kufizim të ri.

SI U ARRIT NË KËTË PIKË?

Tashmë çdokush e ka kuptuar se mungon strategjia për menaxhimin e situatës dhe autoritetet shëndetësore e kanë humbur kontrollin mbi epideminë.

Trinomi Testo-Gjurmo-Trajto nuk funksionon duke filluar nga elementi i parë – testimi. Shqipëria vazhdon të jetë vendi i fundit në Europë nga numri i testimeve, duke patur ditë të caktuara kur numri i tyre ka qënë më i ulët se ditët e majit (267 teste tamponi të kryera në 19 korrik).

Komponenti parandalues ka dështuar në spitale, administratë dhe biznese dhe pasi epidemia u “maturua” në këto vatra (sipas OBSH-së), ka arritur në transmetim komunitar (sipas Komitetit të Ekspertëve).

Autoritetet shëndetësore kanë përballë një publik i cili ka humbur besimin dhe e ndjen veten të tradhëtuar. Publiku e kuptoi se sakrifikoi dy muaj e gjysmë karantinë për të fituar më pak se dy muaj liri.

Biznesi është në kaos, sidomos ajo pjesë e biznesit të lulëzon gjatë verës dhe siguron gati një të pestën e GDP-së – turizmi.

Sot turizmi nuk është luks. Ai është relaks për shëndetin mendor dhe mundësi për të përmirësuar shëndetin fizik dhe social aq të dëmtuar gjatë karantinës.

Më shumë se katër muaj kanë kaluar nga diagnostikimi i rastit të parë me Covid në Shqipëri dhe vendi e gjen veten të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar dhe në prag të ashpërsimit të masave kufizuese brenda vendit.

Nga tre treguesit e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve, njëri ka një muaj që është plotësuar – mesatarja ditore e numrit të rasteve tashmë e kalon 25 duke arritur gjatë korrikut në mesatarisht 84.

Shumë shpejt mund të plotësohen edhe dy kriteret e tjerë – numri i personave të shtruar mund të kalojë 150 dhe ai i personave të shtruar në reanimacion mund të kalojë 25.

Sipas komitetit të ekspertëve mjaftonte të plotësohej një nga këto kushte për t’ju rikthyer kufizimeve. me këto tendenca që shohim sot, për pak ditë mund të plotësohen jo një por të tre kushtet e alarmit.

Sot shqiptarët e kanë kuptuar se “vizioni” i autoriteteve shëndetësore për të kontrolluar covid-in arrin deri tek karantina. Komiteti i ekspertëve është treguar thellësisht i paaftë të ndërmarrë masa inteligjente dhe strategjike!

Pyetja e natyrshme që kanë gjithë shqiptarët për autoritetet shëndetësore dhe komitetin e ekspertëve është:

A do të hyjmë sërish në karantinë?!

Etiketa: CovidKarantinepandemi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

09:19 : 30/06/2025
BOTA

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025
BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
Para

Dajana Shabani po flirton me një djalë nga Londra? Fotot që ngjallën dyshime

TË GJITHA

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

22:13 : 30/06/2025

Veterani i Elbasanit tërhiqet nga futbolli, 35-vjeçari tashmë pjesë e stafit

22:13 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com