• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump: Mbajtja e maskës bën mirë, por të jetë vullnetare

19:06 : 19/07/2020
në BOTA

Presidenti Donald Trump thotë se ai e mbështet idenë që amerikanët të përdorin maskat për frenimin e pandemisë, por nuk dëshiron ta bëjë këtë të detyrueshme për të gjithë vendin.

“Unë besoj te maskat”, tha Presidenti Trump në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë të transmetuar në programin televiziv “Fox News Sunday”. “Mendoj se maskat bëjnë mirë”, u shpreh ai.

Por presidenti, i cili për herë të parë vuri maskë në publik vetëm një javë më parë, i tha gazetarit Chris Wallace: “Nuk jam dakord me idenë se nëse të gjithë mbajnë maska, gjithçka zhduket”.

Edhe pse disa nga të 50 guvernatorët e shteteve amerikane dhe kryebashkiakët e qyteteve të mëdha kanë nxjerrë urdhra që njerëzit të mbajnë maska përballë shtimit të shpejtë të rasteve me koronavirus, Presidenti Trump tha se beson që vënia e maskës duhet të jetë diçka vullnetare.

“Unë dua që njerëzit të kenë një liri të caktuar dhe nuk jam që kjo të shndërrohet në një kërkesë ligjore”, tha ai,

Lexo edhe:

Zelensky largohet duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk miraton raketat Tomahawk për Ukrainën

CNN: Trump po përgatit “pazarin e madh” me Putinin dhe Kinën

Presidenti vuri në dukje se Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive dhe Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Jerome Adams, këshilluan që njerëzit të mos mbanin maska në ditët e para të përhapjes së virusit në SHBA në fillim të këtij viti. Por prej kohësh ata kanë ndryshuar këshillë dhe tani vazhdimisht bëjnë thirrje që njerëzit të mbajnë maska.

“Doktor Fauci tha të mos mbanim maska” ,u shpreh Presidenti Trump. “Edhe mjeku ynë i Shtëpisë së Bardhë, një djalë i shkëlqyer, tha se nuk duhet të mbanim maska. Të gjithë ata që thanë mos mbani maska, tani papritur po kërkojnë që të gjithë të mbajnë maska, dhe siç e dini edhe maskat shkaktojnë probleme”, tha Presidenti.

Më shumë se 70,000 raste të reja me koronavirus janë regjistruar çdo ditë në SHBA këto ditët e fundit. Gjithsej, ka patur më shumë se 3.7 milion infeksione dhe më shumë se 140,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19. Shifrat në SHBA janë shumë më të larta se në çdo vend tjetër.

Presidenti Trump e pranoi faktin që ka patur rritje të rasteve me koronavirus, por tha se sëmundja do të vihet nën kontroll.

Ai tha se shumë nga ata që e marrin virusin janë të rinj që do të shërohen shpejt.

Presidenti Trump përsëriti se numri i infeksioneve të konfirmuara me koronavirus në SHBA po rritet për shkak të mijëra testimeve që janë kryer, edhe pse rritja e numrit të të infektuarve e ka kaluar ritmin e testimeve.

I pyetur se përse Shtëpia e Bardhë është përpjekur të diskreditojë Dr. Faucin, Presidenti Trump tha se Dr. Fauci bëri disa gabime, por shtoi se ai personalisht ka një “marrëdhënie të shkëlqyer” me të.

Presidenti refuzoi të pranonte gabimet e bëra në fillim të pandemisë, duke përfshirë një koment se koronavirusi “thjesht do të zhduket”, nga 15 raste në zero.

“Një ditë do të më japin të drejtë”, deklaroi ai. “Unë kam pasur të drejtë ndoshta më shumë se kushdo.”

Ekspertët e shëndetësisë parashikojnë se dhjetëra mijëra amerikanë të tjerë do të vdesin nga pandemia në muajt e ardhshëm, raporton Zëri i Amerikës.

Etiketa: mbajtja e maskesTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky largohet duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk miraton raketat Tomahawk për Ukrainën

19:46 : 18/10/2025
BOTA

CNN: Trump po përgatit “pazarin e madh” me Putinin dhe Kinën

18:44 : 18/10/2025
BOTA

Luftë e heshtur në Karaibe/ Trump çon CIA-n, Maduro moblizion ushtrinë

09:47 : 18/10/2025
BOTA

Takimi Trump-Zelensky, mes optimizmit dhe rezervave për Tomahawk

09:03 : 18/10/2025
BOTA

John Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

08:34 : 18/10/2025
BOTA

Takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, në fokus përfundimi i luftës dhe raketat Tomahawk

21:25 : 17/10/2025
Para

Bisedimet me Serbinë, Hoti: Caku i dialogut, njohja reciproke

TË GJITHA

E asfiksuar dhe me djegie në trup/ Zjarri në banesën në Maliq, vajza e mitur transportohet drejt QSUT

16:14 : 19/10/2025

Ngjarja e rëndë në Maliq, zbulohet shkaku i zjarrit që i mori jetën nënës dhe djalit 14-vjeç!

15:58 : 19/10/2025

Detaje nga ngjarja në Maliq, fqinja: Vajzën e shpëtoi komshia, zjarri ka rënë në një dyshek sfungjeri

15:47 : 19/10/2025

Sulmet e Hamasit në Rafah, kishin synim eleminimin e udhëheqësin palestinez

15:41 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, fqinji: Jetonin në kushte të vështira, të dy fëmijët ishin me autizëm…

15:28 : 19/10/2025

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

15:14 : 19/10/2025

Kërkohej nga autoritetet belge, arrestohet në Kakavijë shqiptari

15:01 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com