• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Haxhinasto: Asnjë sektor i ekonomisë, s’ka një tregues pozitiv të qëndrueshëm në këto 7 vite

21:49 : 19/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto komenton situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi.

“Që ekonomia jonë ka problem sistemike, nuk është gjë e re. E kanë thënë politikanë e ekspertë, vendas e të huaj. E kanë thënë institucionet ndërkombëtare, veçanërisht FMN dhe Banka Botërore. Sot, duhet të ishim duke analizuar çfarë përmirësimesh iu bënë ekonomisë në këto 7 vite, në drejtim të qëndrueshmërisë e konkurrueshmërisë, rritjes së PBB, të ardhurave dhe pagave, cilësisë së shërbimeve publike, e mbi të gjitha, cilësisë së jetës. Në vend të notave pozitive, marrim çdo ditë të dhëna e raporte se ekonomia është në depresion, se mosrealizimet qindra milionëshe në të ardhurat janë një gjë normale, se investimet e huaja nuk duken asgjëkundi.

Dhe për të konfirmuar këtë gjendje me nivelin e jetesës, vjen edhe studimi i fundit i Revistës Monitor që konkludon se paga për një punësuar në Shqipëri është më e ulta në rajon, rreth 30 % më e ulët se në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Bonjë-Hercegovinë.

Arsyet për nivelin e ulët të pagës janë të shumta: renditen mes tyre informaliteti i ekonomisë, i cili pavarësisht “reformave” të herë-pas-hershme dhe kërcënimeve me “burg”, nuk u arrit të ulej; niveli i prodhimit të përgjithshëm bruto (PPB) për frymë, por më shumë mënyra si ai shpërndahet në të ardhura për qytetarin (pra, që përftues të mos jenë vetëm klientët e qeverisë, por edhe të punësuarit e thjeshtë); mungesa e investimeve të huaja (që nuk do të na vijnë asnjëherë përsa kohë vazhdon të përkeqësohet klima e biznesit) e për të cilat FMN “bërtet” në çdo raport për Shqipërinë; përqindja e të ardhurave si përqindje e PPB, (pra, aftësia për t’i mbledhur taksat, ku përsëri jemi në fund të rajonit), e të tjera, e të tjera, që në dy fjalë përmblidhen: pa-aftësi e keq-qeverisje.

Jam i bindur që mund të dalë ndonjë “avokat i djallit” e të thotë se “OK, pagat janë të ulëta, por kjo tregon se kosto e punës është e ulët, dhe konkurruese”. Do ta besoja këtë argument nëse do shikoja që investitorët e huaj janë “turrur” drejt Shqipërisë, se paskërka punë të lirë. Ndërkohë shikoj se shqiptarët janë të fundit në rajon për nivelin e jetesës, gati 1 në çdo 3 shqiptarë ka vështirësi me pagesat e faturave të ujit dhe dritave, 42% e tyre nuk përballojnë ngrohjen e banesës, 19% e tyre nuk përballojnë blerjen e ushqimeve dhe veshjeve; 64% e tyre nuk bëjnë dot një javë pushim larg shtëpisë së tyre.

Lexo edhe:

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

Analiza e CNN: Ekonomia amerikane sfidon parashikimet, rritje e fortë midis goditjeve dhe krizave

Do ta besoja argumentin e “konkurrueshmërisë” nësë ekonomia jonë do kishte nivele eksportesh si përqindje e PPB më të lartë se të fqinjëve, ndërkohë që është fakt që eksportojmë shumë më pak se ata. Do ta besoja se ky nivel pagash është i mirë për shoqërinë në tërësi nëse të ardhurat e investimet do orientoheshin në incentiva e mbështetje për sektoret e rinj të ekonomisë që krijojnë vlerë të lartë, si teknologjia e informacionit, apo agro-përpunimi, apo nga një cilësi më e lartë e shërbimeve jetike për qytetarët, si shëndetësia dhe arsimi. Ndërkohë, është fakt që ne kemi edhe nivelin më të ulët në rajon të pagave në shërbimet publike, shëndetësi e arsim.

Pyetja është e thjeshtë: a mund të themi se ka një sektor të ekonomisë, një tregues pozitiv të qëndrueshëm, një aspekt të cilësisë së jetës së qytetarit të thjeshte të përmirësuar në këto 7 vite? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dinë të gjithë qytetarë e që padyshim do ta shprehin ditën e votimeve! Deri atëherë, ekonomia jonë, që i ngjan një varke në stuhi e që i është thyer timoni, do të mbesë në mëshirën e keq-qeverisjes dhe pasigurisë”. shprehet Edmond Haxhinasto.

Etiketa: ekonomiahaxhinastorënia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
BOTA

Analiza e CNN: Ekonomia amerikane sfidon parashikimet, rritje e fortë midis goditjeve dhe krizave

18:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

Prodhimi në krizë të pandalshme, qeveria e gjen rritjen ekonomike tek vetja

20:23 : 29/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Bujqësia dhe industria janë në recesion, rritja ekonomike vetëm në letra!

18:41 : 29/09/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Ekonomia ruse në krizë, rritje taksash dhe ulje shpenzimesh

09:55 : 28/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
Para

Kupa e Anglisë/ Chelsea mposht Man.United, “Blutë” i bashkohen Arsenalit në finale

TË GJITHA

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025

Frikësohet SERBIA/ Kosova “blindon” qiellin, mijëra dronë kamikazë Skydagger mbërrijnë në Prishtinë

18:38 : 09/10/2025

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025

“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor”/ Avokati: Elvis Shkambi hynte e dilte me pistoletë në gjykata

18:11 : 09/10/2025

Rënia e avionit të Azerbajxhanit në 2024, Putin: Mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse

17:58 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

17:43 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com