• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’fitojnë bizneset nga heqja e tatimfitimit dhe rritja e pragut të TVSH

08:28 : 17/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi vendimin që norma e tatimfitimit do të jetë zero për tatimpaguesit me xhiro nga 0-14 milionë lekë (më parë ishin të përjashtuar nga tatimfitimi subjektet me xhiro nga 0-5 milionë lekë).

Një tjetër nismë që ende nuk ka marrë formë ligjore, është rritja e pragut të TVSH-së nga 2 milionë lekë që është sot, në 10 milionë lekë.

Sipas të dhënave nga Tatimet dhe të përpunuara nga ‘Monitor’, në total në vitin 2019, bizneset që preken nga këto dy ndryshime kanë paguar 4.3 miliardë lekë tatimfitimi dhe TVSH (78% e kësaj shume i përket TVSH-së së paguar), ose 34 mln euro. Kjo shumë përbën 1.4% të totalit të të ardhurave tatimore e doganore që u mblodhën në 2019-n, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Por, sa biznese pritet që të përfitojnë nga këto nisma dhe sa tatimfitimi dhe TVSH janë paguar në vitin 2019 nga subjektet që preken nga këto ndryshime.

94 mijë biznese të vogla nuk paguajnë as sot tatimfitimi

Lexo edhe:

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, në vend janë 94 mijë biznese të vogla, të cilat kanë një qarkullim nga 0-5 milion lekë, nga të ardhurat e deklaruara për vitin 2019 nga deklarata e tatimfitimit të thjeshtuar (TFTH). Këto subjekte, që përbëjnë 83% të subjekteve totale në vend, nuk preken nga ndryshimi i fundit, pasi edhe sot nuk paguajnë tatim fitimi.

9,305 subjekte të vogla nuk do të paguajnë më tatimfitim të thjeshtuar

Sipas të dhënave të Tatimeve, numri i bizneseve me qarkullim nga 5-14 milion lekë nga të ardhurat e deklaruara për vitin 2019 nga deklarata e TFTH është 9,305. Këto biznese, paguajnë tatimfitimi të thjeshtuar prej 5%. Në vlerë, tatimfitimi (ose TFTH) i paguar prej tyre në vitin 2019 ishte 945 milionë lekë, ose 7.6 milionë euro.
Kjo shumë përbën 2.6% të totalit të tatimfitimit që është paguar nga bizneset në vitin 2019, sipas të dhënave të tjera të Ministrisë së Financave. Në total, në vitin 2019, bizneset paguan 36.6 miliardë lekë tatimfitim, që përbën 12% të totalit të të ardhurave nga tatimet e doganat në vend.

Rritja e pragut të TVSH-së, përjashton 46 mijë biznese nga skema

Ndërsa përfituesit nga bërja zero e tatimfitimit për gjithë bizneset e vogla janë të pakët në numër, dhe efekti në buxhet është i ulët, efekti nga rritja e pragut të TVSH-së pritet të jetë më i lartë. Sipas të dhënave nga tatimet, numri i bizneseve që kanë deklaruar TVSH me xhiro nën 10 milionë lekë është 46.1 mijë. TVSH e paguar nga kjo fashë në vitin 2019 është 3.4 miliardë lekë lekë.

Kjo shumë është po sa rreth 2.6% e TVSH-së së paguar në vend. TVSH është zëri kryesor që sjell të ardhura në buxhet dhe në 2019-n, nga ky zë u mblodhën 132 miliardë lekë, ose 43% e totalit të të ardhurave nga tatimet e doganat.

Aktualisht për TVSH-në, pragu hyrës është 2 milionë lekë. Ky prag u ul dy vite më parë, nga 5 në 2 milionë lekë. Ky vendim u kundërshtua hapur në atë kohë nga Shoqatat e Biznesit të Vogël, e cila shqetësohej për efektet që do sillte të bizneset barra e shtuar e taksës dhe kostove të tjera administrative, ekspertët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ky i fundit theksoi disa herë se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet te ndërmarrjet e mëdha. Tashmë qeveria po e rrit pragun në 10 milionë lekë.

FMN kërkoi unifikimin e pragjeve tatimore

FMN në një raport të fundit për strategjinë fiskale e ka këshilluar qeverinë që të mos ketë pragje të ndryshme përjashtimore, por ato të unifikohen. “Kemi ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH- në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë.

Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cenuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirorientuar, transparente, si dhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm.

Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cenonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore”, tha FMN në një deklaratë të fundit./MONITOR

Etiketa: bizneseTatimetvsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

13:12 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

08:41 : 04/10/2025
AKTUALITET

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rrjeti i Bizneseve takim me ambasadorin shqiptar në Austri: Do krijojmë ura konkrete bashkëpunimi

20:31 : 03/10/2025
AKTUALITET

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe prishjes së banesave

16:12 : 10/09/2025
Para

Rama me maskë, ja apeli që i drejton qytetarëve

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com