• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqipëria realitet kontradiktor”, Fuga dyshues për Reformën Zgjedhore

09:41 : 16/07/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën politike në vend, listat e hapur dhe ndryshimet që janë bërë se fundmi në Kushtetuese.

Fuga duke pasqyruar një analizë të situatës u shpreh se Kodi Zgjedhor nuk mund të ndryshohet disa muaj para zgjedhjeve. “Propozimi i një kodi tjetër fare papritur, mua më duket shkak-pasojë”, shprehet ai, ndërsa shton se vazhdon të jetë kritik dhe dyshues për vendimet e marra.

Sipas tij shteti shqiptar sot është një realitet kontradiktor, ndërsa shtoi se nuk kemi një shtet neutral, por kemi një shtet politik.

“Besa e dhënë është një instrument i shoqërive shumë të vjetra që tregon dhe vendndodhjen në kod apo në jetën e përditshme të zonave të caktuara.

Në shoqëritë kontraktualiste nuk prevalon më fjala e dhënë, por prevalon ligji. Prevalon marrja e angazhimeve të drejtave apo detyrimeve të njohura me ligj dhe nëse nuk i zbaton ke penalitete. Kjo është marrëdhënia kontraktuale që zëvendëson marrëdhënien e besës sidomos në çështjen e aferave, politike… Pra janë dy gjëra të ndara sidomos kur është fjala për procedura që kanë të bëjnë me shtetin, pra nuk është më besa që përbën mbështetjen legjitimuese.

Lexo edhe:

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

Çështja e Kodit Zgjedhor e një marrëveshje politike e vendosur në një tavolinë që nuk ka legjimitet ligjor dhe nuk depozitohet në një institucion që ka të drejtën e ndëshkimit të palës që prish marrëveshjen”, sqaroi akademiku.

Për akademikun çështja e Kodit Zgjedhor nuk ka qenë lehtësuese. Sipas tij Kodi Zgjedhor nuk mund të ndryshohet disa muaj para zgjedhjeve. Fuga e konsideron një naivitet politik apo një lloj fenomeni që shoqëron shtetet që sipas tij nuk janë stabilizuar.

“Sistemi i zgjedhjeve ndikon rezultatin e zgjedhjeve. Kushdo që merret me shkencë me kërkim e kupton këtë situata. Pra më mirë një Kod Zgjedhor siç ka qenë, sesa në momentet e fundit të hyjnë në debat. Të gjithë aktorët që u vendosë atje ishin në konflikt interesi dhe nuk kishin legjitimetitin e duhur juridik. Sepse opozita që ngelet në parlament, në njëfarë mënyre ka hyrë në Kuvend nga listat e partive PD, LSI dhe legjitimiteti i tyre që është i paqenë.

Asnjë parti politike nuk është e paanshme aq sa të bëjë një kod që t’i japi shansin të gjithëve njësoj. Ajo tryezë duke u bërë jashtë parlamentit, u bë jashtë institucioneve. Pra nuk u bë me angazhime kontraktuale shtetërore. Kam qenë dhe vazhdoj të jem kritik ndaj asaj që ndodhi. Po ashtu propozimi i një kodi tjetër fare papritur, mua më duket shkak-pasojë”, tha Fuga.

Më tej Fuga u shpreh se shteti shqiptar sot është një realitet kontradiktor.

“Nga njëra anë është një shtet kombëtar që ka sovranitetin e vet, por është një shtet kombëtar brenda një aleance, brenda një garancie gjeopolitike edhe në kuadrin ligjor. Brenda një fryme që orientohet nga njëra anë nga BE apo nga njëra anë nga NATO, pra nga aleatët tanë perëndimorë. Shteti shqiptar nuk është një shtet i madh i cili ka një sovranitet më vete. Është një shtet brenda një kontekstit. Këtu duhen pasur parasysh.

Pra kur u nënshkrua marrëveshja e parë thanë që e kërkojnë ndërkombëtarët. Por kur ka një pozicion të dytë, thyhet që jemi shtet sovran. Pra këtë realitet që është kontradiktor, një sintezë e këtyre dy anëve kombëtare dhe globale gjë është favor për Shqipërinë, nga politika njëherë merret ndërkombëtarizimi dhe fshihet Kuvendi, më pas fshihet elementi ndërkombëtar dhe mbahet një parim i ngushtë nacionalist”, u shpreh ai.

Sakaq ai shtoi se vendi ka shumë probleme sa i përket zgjedhjeve lokale apo edhe në institucione publike që merren me arsimin nuk respektohen ligjet.

“Një shoqëri piramidale e ndërtuar mbi bazën e një hierarkie që është vendosur dhe instaluar nuk mund të pranojë që një herë në katër vjet të rivihet në dyshim. Pra tek ne nuk është zbatuar ai parim që vendi i pushtetit është një vend bosh (pra politikani është aty si një shërbëtor i shoqërisë civile), ai instalohet si një status social i përhershëm dhe e ka të pamundur që në një moment të caktuar të lëshojë pushtetin.

Çdo forcë politike e ka të vështirë të konsiderojë pushtetin si një gjë që mund të dorëzohet. Pra kontradikta e parë midis pushtetit piramidal dhe zgjedhjeve janë horizontale, është kjo gjeometri që shkatërron Shqipërinë. Ne nuk kemi një shtet neutral, por kemi një shtet politik. Ne nuk kemi mundësi që administrata të jetë neutrale, nëpunësi është një militant politik në thelbin e vet.

Nuk janë lista të hapura, pasi çdo parti apo koalicion. Është një eufemizëm që nga pikëpamja del se janë lista të mbyllura dhe kur thuhet që kandidatët kandidojnë nga parti, nuk përcaktohet se si sillen këto parti me njëra-tjetrën. Kemi një gjuhë që është e paqartë, konfuze që do të thotë se në ditët dhe javët e ardhshme do të kemi një debat linguistiko-politik të jashtëzakonshëm”, tha Fuga./abcnews.al/

Etiketa: fugareforma zgjedhoreShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025
SPORT

U-19/ Nuk ka fitues në sfidën e dytë miqësore, Shqipëria barazon me Italinë

15:40 : 07/08/2025
AKTUALITET

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

16:04 : 06/08/2025
SPORT

Basketbolli shqiptar në pikën zero! Kombëtarja U-20, katastrofë 116-22 ndaj Serbisë

16:07 : 04/08/2025
AKTUALITET

Çmimet e larta/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj! 50% ikin për pushime jashtë

08:10 : 03/08/2025
Para

Kanye West heq dorë nga gara për president të SHBA-së

TË GJITHA

Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 10/08/2025

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

22:54 : 10/08/2025

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

22:40 : 10/08/2025

Jepte para me fajde dhe reklamonte makina luksoze, jeta e shthurur e autorit të vrasjes në Gjilan

22:20 : 10/08/2025

Në kulmin e sezonit bllokohet aksi Vlorë-Orikum, IKMT: Do t’i vëmë tritolin një ndërtese

22:04 : 10/08/2025

Dhunoi rëndë një person pas një konflikti për parkimin, arrestohet 67-vjeçari në Lezhë

21:43 : 10/08/2025

Zjarr në Bërzhitë, flakët rrezikojnë zonat e banuara

21:29 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com