• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Presion? Donika Prela përgjoi ndërtuesin Beshiri, më pas bleu shtëpi me gjysëm çmimi në pallatin e tij (Detajet hetimore)

14:18 : 15/07/2020
në INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING
Në foto: Ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela

Në foto: Ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela

Nga Boldnews.al

Disa të dhëna hetimore, të zbuluara së fundmi nga “Boldnews.al” tregojnë se prokurorja Donika Prela ka blerë një apartament të ndërtuar nga kompania “Lim-Em”, me çmim gati sa gjysma e vlerës së tregut, vetëm tre javë pasi në zyrat e saj ishin marrë në pyetje pronarët e shoqërisë ndërtuese, dhe pasi njërin prej tyre e kishte mbajtur nën përgjim për 4 javë, në kuadër të procedimit penal që po zhvillohej ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Mesditën e 18 Qershorit 2018, vëllezërit A. dhe Sh. Beshiri, njëkohësisht pronarë të kompanisë ndërtuese, ngjitën shkallët e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila drejtohej nga Prela.

Për disa orë, ata u janë përgjigjur pyetjeve të prokurorit të çështjes, në cilësinë e personave që kanë dijeni për faktet, mbi një transaksion të kryer me ish-kryeprokurorin.

Biznesmenët janë treguar të gatshëm të japin deklarimet dhe të gjithë sqarimet e tyre, pa e ditur se, për shkak të kontrate shit-blerje të kryer me Llallën në vitin 2016, njëri prej tyre ishte mbajtur në përgjim për shumë ditë, në periudhën Mars-Prill 2018.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

Vetëm pak javë pasi biznesmenët u paraqitën në Prokurorinë për Krime të Rënda, e saktësisht në 9 Korrik 2018, Donika Prela dhe bashkëshorti i saj, Vangjeli, blenë një apartament me sipërfaqe rreth 130 metra katrorë, me një çmim prej 110 mijë eurosh, në një pallat të ndërtuar nga kompania “Lim-em”.

Godina gjendet pas shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, një ndër zonat më të shtrenjta në kryeqytet. Çmimet e tregut për apartamentet në atë zonë variojnë në vlerat 1300-1400 euro për metër katrorë.

Por, çifti Prela u bë pronar i apartamentit për një çmim shumë më të ulët, rreth 800 euro për metër katrorë.

Në foto: Pallati, në të cilin Donika Prela bleu apartament në vitin 2018, për një çmim prej 110 mijë euro

Dyshimet e ngritura më herët nga “Boldnews.al” për blerjen e këtij apartamenti, u morën fillimisht në konsideratë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili në fillim të vitit 2019 ishte në fazën përfundimtare të procesit të rivlerësimit kalimtar për Donika Prelën.

Gjatë seancës dëgjimore, prokurorja Prela paraqiti kundërshtitë e saj për dyshimet publike. Ajo tha para trupës gjykuese se apartamentin e kishte blerë nga shtetasit F.H dhe E.H.

Prela deklaroi para trupës së Vetingut se F.H. është biznesmen dhe ai ka blerë disa apartamente tek kompania ndërtuese “Lim-Em” që në vitin 2004, kur pallati ishte në ndërtim, të cilat i ka shitur më vonë.

Për t’u treguar bindëse, Prela ka deklaruar se ajo është vënë në dijeni për shitjen e apartamentit nga gazeta “Çelësi”, ku ishte publikuar njoftimi për shitjen e apartamentit 135 m2.

Në vendimin nr. 117, dt. 05.02.2019, me të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë subjektin Donika Prela, thuhet shprehimisht se indicja për verifikimin e këtij rasti ka ardhur nga një denoncim publik, i cili lidhej me raportin ndërmjet prokurores dhe pronarëve të kompanisë ndërtuese.

Por, siç rezulton në vendimin e zbardhur, trupa e KPK-së ka shmangur marrjen në shqyrtim të të dhënave publike që e lidhin Donika Prelën dhe biznesmenët e “Lim-Em”.

Kjo situatë u anashkalua edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, Teo Jacobs, i cili nuk vlerësoi të rekomandonte apelimin e vendimit të konfirmimit të Donika Prelës, pavarësisht problematikave të shumta të konstatuara gjatë procesit të rivlerësimit.

Në foto: Vëzhguesi i ONM, Teo Jacobs, shmangu rekomandimin për ankimin e Donika Prelës

Ndërkohë, Komisioneri Publik, që kërkon shkarkimin e Donika Prelës nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka konstatuar më së paku dy situata, në të cilat ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda gjendet në të njëjtat kushte, për të cilat ka nisur hetim për Adriatik Llallën.

Komisioneri Publik ka konstatuar atë që kishte publikuar edhe më parë “Boldnews.al”, se Donika Prela dhe bashkëshorti i saj kanë blerë një apartament në Durrës, në vitin 2014, në shumën 1.4 milionë lekë, një vlerë shumë e ulët, krahasuar me kontratat e shitjes në të njëjtën godinë.

Për më tepër, bashkëshortët Prela e kanë shitur këtë apartament pas vetëm 10 muajsh, me një vlerë 3 herë më të lartë se sa e blenë, konkretisht 4 milionë lekë.

Situata e dytë e dyshimtë që ka konstatuar Komisioneri Publik në ankimin e tij është blerja në vitin 2013, e një toke me sipërfaqe 1000 metra katrorë, në zonën e Petrelës në Tiranë, me vlerë 350 mijë lekë.

Siç ka raportuar edhe “Boldnews.al” më herët, çifti Prela e ka blerë metrin katror të kësaj toke me çmimin e një pakete cigare, vetëm 350 lekë të reja, ndërkohë që vlera e tregut në atë zonë është shumë herë më e lartë.

Krahas gjetjeve të Komisionerit, disa detaje të para nga “Boldnews.al” në dosjen hetimore “Llalla”, sidomos ato që lidhen me vëllezërit ndërtues Beshiri, dëshmojnë se, edhe në rast se nuk përbëjnë një aferë të pastër korruptive, tregojnë më së paku cënim të besimit të publikut mbi prokuroren Donika Prela.

Përgjimi, me kërkesë të Prelës

Më 1 Mars 2018, Prokurorja e Përgjithshme (e Përkohshme) në atë kohë, Arta Marku, përcjell për vlerësim pranë Prokurorisë së Durrësit, e drejtuar nga Donika Prela, aktet ndaj ish-shefit të institucionit të Akuzës, Adriatik Llalla, nën dyshimet për pasuri të pajustifikuara.

Materialet ishin, në përgjithësi, shkrime të një portali informativ, drejtuar nga një ish-deputet, i marrë i pandehur për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale, gjatë kohës që prokuroria drejtohej nga Llalla.

Në 15 Mars 2018, Donika Prela, në cilësinë e prokurores së çështjes, vendos regjistrimin e procedimit penal në ngarkim të Llallës, për veprat e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë, shpërdorimit të detyrës, mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe pastrim parash.

Nga dokumentat e konsultuara prej “Boldnews.al”, rezulton se, në datë 27 Mars 2018, gjykata e Durrësit ka miratuar kërkesën e prokurores Donika Prela për lejimin e përgjimit të Adriatik Llallës, një prej vëllezërve Beshiri, si edhe një personi të tretë.

Ky përgjim vijoi për rreth 4 javë, ndërkohë që Prela, në 4 Prill 2018, shpalli moskompetencën dhe ia kaloi rastin Prokurorisë për Krime të Rënda, institucion, në të cilin u emërua vetëm pak ditë më vonë, në fillim të Majit të atij viti.

Përgjimet e autorizuara nga Prela nuk dhanë asnjë rezultat për hetimin dhe ato u ndërprenë.

Megjithatë, vëllezërit Beshiri nuk mund të ndaheshin lehtësisht nga institucionet e drejtuar nga Donika Prela.

Në 18 Qershor 2018, ata sqaruan veprimet financiare që kishin kryer me ish-Prokurorin e Përgjithshëm, përfshirë nevojën e transaksionet dhe burimet financiare.

Argumentat e tyre duket që kanë qenë bindëse, pasi Prokuroria Speciale-SPAK, pasardhëse e Prokurorisë për Krime të Rënda, ka pushuar hetimet për veprat penale që lidhnin Adriatik Llallën me kompaninë “Lim-em”.

Por, ajo që mbeti nga kjo histori, është fakti që Donika Prela, pasi vendosi në përgjim biznesmenët, pasi nxiti marrjen e tyre në pyetje, në fund u bë pronare e një apartamenti në zonë luksoze të Tiranës, në një pallat të ndërtuar nga kompania “Lim-Em”, me një çmim shumë më të lirë se sa ai i tregut.

Natyrisht, dokumentat e vëna prej saj në dispozicion të shkallës së parë të Vetingut, tregonin se ajo nuk e kishte blerë apartamentin tek “Lim-Em”, por tek një blerës i dytë.

Presion apo rastësi?

Deri më tani, askush nuk ka kryer verifikime, për të konstatuar nëse shtetasi F.H. është treguar “dorëlëshuar” edhe në shitjen e apartamenteve të tjerë.

Nuk përjashtohet mundësia që Donika Prela ka qenë me fat që, në mijëra apartamente të pashitura në Tiranë, ajo arriti të siguronte një banesë me çmim favorizues, pikërisht në pallatin e ndërtuar nga biznesmeni që kishte pasur në përgjim vetëm 3 muaj më parë.

Në shpjegimet e saj para KPK-së, megjithëse nuk është shprehur tekstualisht, prokurorja Donika Prela, duket se ka kundërshtuar ata dyshues publik, të cilët mendonin që hetimi i Llallës për pastrim parash dhe, sidomos vënia në përgjim, nuk ishin gjë tjetër veçse një presion mbi kompaninë e ndërtimit, për të siguruar përfitime personale.

Megjithatë, procesi i Vetingut ndaj saj nuk ka përfunduar.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që pritet të shqyrtojë rastin e Prelës, ka të gjithë mekanizmat e nevojshëm për kryer hetime më të thelluara e për të sqaruar nëse përfshirja e “Lim-Em” në hetimet ndaj Llallës ishte një “presion kriminal” mbi ndërtuesit, siç ekzistojnë dyshime publike apo, në të vërtetë, blerja e apartamentit nga Prela në atë pallat ishte një rastësi.

Duket se përgjigja më e plotë mund të vijë vetëm pasi strukturat investiguese të marrin në shqyrtim veprimet e Donika Prelës ndaj pronarëve të kompanisë ndërtuese, përfshirë edhe kërkesat e saj për përgjime dhe marrjen e tyre në pyetje në zyrat e drejtuara prej saj.

 

Etiketa: banesadonika prelavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
AKTUALITET

Prokurorja Flora Çela shkarkohet nga detyra

09:01 : 24/07/2025
BALLA NE KOMISIONIN E LIGJEVE - Kryetari i Keshillit te Larte te Prokurorise, Alfred Balla duke folur gjate nje seance te komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ku raportoi ne lidhje me aktivitetin e institucionit qe drejton per vitin 2022./r/n/r/nBALLA IN THE COMMITTEE OF LAWS - The President of the High Council of Prosecution, Alfred Balla speaking during a session of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights where he reported on the activity of the institution he leads for 2022.
AKTUALITET

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

08:48 : 20/07/2025
AKTUALITET

Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama justifikohet: Nuk ka funksionuar zinxhiri

11:54 : 18/07/2025
AKTUALITET

Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë/ VIDEO

16:23 : 10/07/2025
Para

Dalin rezultatet e autopsisë, nipi i Elvis Presley qëlloi veten me pushkë gjahu

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com