A transmetohet Covid-19 nga ajri? Epidemiologu: Mbani parasysh këto këshilla

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka vijuar me këshillat lidhur me situatën e pandemisë në vend, në një kohë që ka një shtim të theksuar të rasteve të reja.

Pas qarkullimit të lajmit se Covid-19 përhapet edhe nga ajri, epidemiologu Alimehmeti shkruan se studiuesit e Universitetit të Harvardit kanë publikuar së fundmi një përmbledhje të evidencave dhe terive mbi mënyrën se si përhapet virusi i ri.

Sipas tij, këta studiues kanë ardhur në përfundimin se SARS-Cov-2 duket i papajtueshëm me transmetimin nga ajri e si e tillë mjafton vetëm të mbahen parasysh rregullat e thjeshta që tashmë janë bërë të ditura;

Distance fizike (2 metra)
Higjiene e duarve
Mbajtje maske nese nuk ruhet dot distanca.
Njofto edhe te tjeret te respektojne tre rregullat e mesiperme.

Postimi i Ilir Alimehmetit

“Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gje dhe vrapo” ose “Perballu me çdo gje dhe çohu”. Zgjedhjen e ben ti!”

Cit. Zig Ziglar

Perhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo eshte çeshtja!

Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol).

LEXO EDHE  Nga Nishani te Ruli, ja 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Perfundimet e tyre te perkthyera jane:

“…Totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire.

Ne praktike, kjo do te thote se, per te minimizuar perhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjereve dhe, ne rast se kjo distance nuk eshte e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekesore, e maskave me cope me cilesi te larte, ose mbrojteset e fytyres (pa harruar higjienen e shpeshte te duarve, pastrimin e ambjentit dhe optimizimin e ventilimit te ambjenteve te brendshme)…”

“…Eshte e pamundur per te dale ne perfundimin se nuk ndodh kurre transmetimi permes aerosolit dhe eshte krejtesisht e kuptueshme pse shume preferojne te gabojne duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanerisht ne ambjentet spitalore gjate kujdesjes per pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar.

Megjithate, totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PERMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGET NUK ESHTE MENYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.”