“Te Milani nuk ka stablitet, ja ku ndryshon Gattuso nga Pioli”

MILAN-FIORENTINA 20-05-2018. STEFANO PIOLI E GENNARO GATTUSO SILPRESS/ALBERTO MARIANI

Calhanoglu zbuloi takimin e parë me trajnerin Pioli: “Ai më thirri në zyrën e tij dhe më foli, duke thënë se më njeh që nga Leverkusen, sepse kisha luajtur kundër tij, kur  Pioli drejtonte Lazio. Trajneri më tha se e dinte rolin tim në fushë, njihte mirë dhe cilësitë e mia. Unë i thashë se më pëlqen të luaj si numër 10, sepse ky është pozicioni im natyror. Më dha gjithë sigurinë që duhej në fushë”.

Milani mundi Juventusin, por do të duhet akoma ca kohë për ta parë atë të luftojë për kreun: “Unë jam këtu prej 3 vitesh. Gjërat kanë ndryshuar gjithmonë. Unë jam stërvitur tashmë me katër trajnerë, stabiliteti nuk është si më parë te Milani. Të gjithë përpiqen të bëjnë më të mirën për klubin, por diçka mungon. Shpresoj të jemi në gjendje ta rikthejmë Milanin në atë që ishte më parë”.

Calhanoglu, më në fund po tregon gjëra të mëdha këtë sezon: “Të mos harrojmë që nuk luajta 6 muaj, kur arrita në Milano. Ishte shumë e vështirë për mua të kthehesha në fushë. Isha në gjendje të dobët fizike. Kur arrin në një klub të shkëlqyeshëm si Milani, njerëzit presin shumë nga ty. Unë erdha nga Leverkusen. Vitin e parë nuk luajta ashtu siç doja. Vitin e dytë luajta më mire, ditë pas dite, ndërsa kur erdhi Gattuso më dha energji, duke më stimuluar shumë. Ndonjëherë, ai më linte të luaja në rolin tim, por taktikisht nuk ishte si Pioli, është më mbrojtës. Ne luajmë në mënyrë agresive dhe gjithmonë sulmuese me Pioli. Po, ky është sezoni im më i mire te Milani”.

LEXO EDHE  Firmos edhe Teuta, 10 klubet e Superiores gati për bojkot të futbollit

Siç thuhet nga vetë Calhanoglu, të gjithë presin gjëra të mëdha nga Milani: “Ky klub ka qenë i shkëlqyeshëm dhe duhet të mbetet i tillë. Një klub i pabesueshëm. Të gjithë e dinë këtë. Kam ardhur te Milani me zemër dhe dua të luaj në Ligën e Kampionëve me kuqezinjtë. E ardhmja? Mendoj se është momenti kur duhet të vendos mirë, sepse sezoni i ardhshëm është i fundit. Tani kam 7 ndeshje përpara. E kam rifilluar mirë pas koronavirusit, dua të vazhdoj kështu, pastaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Duhet të vendos me agjentin tim. Unë e dua Milanin, është diçka e shkëlqyeshme të mbaj numrin 10, sepse këtë fanellë e kanë veshur ish-lojtarë të shkëlqyeshëm”. / telespsort