‘Kjo është një gënjeshtër’/ Mjeku shqiptar: Koronavirusi nuk është një trillim

Shefi i kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti, foli mbi situatën e epidemisë nga koronavirusi në vend, si edhe shifrat në rritje të të prekurve.

Prifti tha në News24 se vendi është larg modelit italian të epidemisë, por vuri theksin në ndërgjegjësimin e popullatës, për të cilën u shpreh se është shumë i nevojshëm në këtë betejë.

Ai madje tregoi se ka njerëz që akoma nuk e besojnë se virusi ekziston.

“Shifrat janë të tilla që janë për t’u shqetësuar që edhe lufta të bëhet më adeguate por kjo luftë nuk mund të bëhet nëse nuk kemi ndërgjegjësimin e popullatës.

Nëse ajo periudhë e karantinës duhet të shërbente për ndërgjegjësimin e popullatës dhe reale ishte që duke parë seç ndodhte në Itali e vende të tjera, u frikësua në kuptimin e mirë dhe I qëndronte rregullave, tani shikojmë një situatë komplet të kundërt me këtë.

LEXO EDHE  Konflikti për pronën/ Merr peng 34-vjeçarin, arrestohet autori

Arrijmë në absurditete sa komshi të mi më thonë ‘ doktor kjo është një gënjeshtër, pra njerëzit kanë arritur tani ta perceptojnë sikur kjo sëmundje është një trillim, gjë që nuk është absolutisht vërtetë. Virusi modifikohet nga njeriu, kjo është një rutinë klinike që ndodh në të gjitha specialitetet. Viruset janë një Komponent mes asgjësë dhe të gjallës. Pra, aty ku fillon qeliza, aty ka mbaruar jetën e vet virusi.”- tha Prifti.