• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

UN Women në Shqipëri: COVID-19 po rëndon më shumë gratë, po thellon pabarazinë gjinore

19:00 : 10/07/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

COVID-19 ka ndikuar në mënyrë shpërpjesëtimore gratë krahasuar me burrat, dhe rrezikon të thellojë pabarazinë gjinore, sipas një vlerësimi të shpejtë të realizuar nga UN Women në Shqipëri.

Anketimi u krye gjatë periudhës 17-26 prill 2020 (përpara zbatimit të paketës së ndihmës financiare nr. 2 nga qeveria e Shqipërisë), në partneritet me IDRA Research & Consulting, dhe mati ndikimin socioekonomik të pandemisë, si dhe mënyrën se si ndikoi në jetesën e grave dhe të burrave në Shqipëri. Në anketim, morën pjesë 1300 persona me grupmosha dhe status familjar të ndryshëm, si edhe nga vendndodhje të ndryshme, të cilët iu përgjigjën pyetjeve mbi aksesin në informacion për COVID-19, shëndetin, punën dhe të ardhurat, mënyrën se si e shfrytëzonin kohën dhe nevojën për mbështetje.

Sipas Vlerësimit të Shpejtë Gjinor, përgjithësisht shqiptarët janë të kënaqur me informacionet për COVID-19 (80% e të anketuarve), ndërsa gratë kanë pak më shumë gjasa të përdorin internetin dhe mediat sociale si burim parësor informacioni (32% e grave krahasuar me 28% e burrave).

Një në pesë persona kishte vështirësi në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, dhe, si gratë, ashtu edhe burrat kanë hasur sfida për gjetjen e mjeteve mjekësore për mbrojtjen personale ndaj COVID-19. Këto sfida u raportuan më shpesh nga gratë (51% e grave krahasuar me 43% e burrave). Në lidhje me grupmoshat, vajzat e reja të moshës 18-24 vjeç kishin më tepër gjasa të përballeshin me shumë/disa vështirësi në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore dhe mjeteve mbrojtëse mjekësore. Lidhur me shëndetin psikologjik dhe mendor, gratë janë prekur më shumë se burrat (69% përkundrejt 57%), si dhe ekziston një hendek më i madh midis grave të punësuara (35-44 vjeç), të cilat raportuan se kanë përjetuar shqetësime psikologjike më të mëdha krahasuar me burrat e të njëjtës grupmoshë (72% përkundrejt 58%). Në zonat rurale, hendeku gjinor i ndikimit të pandemisë dhe masave kufizuese në shëndetin mendor ka një diferencë prej 21 pë qind, duke rënduar më tepër për gratë. Krahas kësaj, gratë që kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitare të dhunës në familje raportuan shqetësime psikologjike më të mëdha.

Masat e izolimit për shkak të COVID-19 e kanë rritur ndjeshëm barrën e punës së papaguar në familje si për burrat, ashtu edhe për gratë. Megjithatë, vlerësimi konfirmon se gratë kanë marrë përsipër më shumë punë shtëpie dhe përkujdesi për familjen, si dhe një në dy gra raportojnë se kanë kryer të paktën dy veprimtari të punës së papaguar në shtëpi. 46% e grave dhe 67% e burrave raportuan se merrnin më shumë ndihmë nga partneri/partnerja, çka vërteton shpërndarjen e pabarabartë të punës së papaguar.

Lexo edhe:

Nga Kongresi i Lushnjes te Sulltani i Bruneit

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

Mbyllja e bizneseve jothelbësore pati një ndikim të drejtpërdrejtë mbi vendet e punës, dhe pothuajse 15% e të anketuarve raportuan se kishin humbur vendin e punës. U duk se burrave iu kanosej një rrezik më i lartë papunësie (17%) krahasuar me gratë (12%), kjo pjesërisht si pasojë e faktit që shumë prej tyre punojnë në sektorë të prekur ndjeshëm nga karantina. Përpos kësaj, rezultatet nënvizojnë një ndikim shpërpjesëtimor mbi orët e punës së grave të punësuara. Pavarësisht statusit të punësimit, gratë janë më të ekspozuara ndaj reduktimit të orëve të punës dhe mundësisë së pakësimit apo humbjes së të ardhurave. Orët e punës janë reduktuar më tepër tek gratë e vetëpunësuara të grupmoshës 45-54 vjeç (66.7%). Thuajse një në dy (46%) gra të vetëpunësuara, që kanë fëmijë, janë detyruar të shkurtojnë oraret e punës, kryesisht për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e shtëpisë.

Vlerësimi i Shpejtë Gjinor konfirmon se si gratë, ashtu edhe burrat kanë pësuar rënie të të ardhurave. Një në dy persona raporton rënie të të ardhurave nga puna, ndërsa dy të tretat kanë pasur humbje të të ardhurave nga bujqësia dhe blegtoria. 74% e grave që vareshin nga remitancat raportuan rënie të këtij burimi të ardhurash gjatë emergjencës shëndetësore.

UN Women do të vazhdojë të advokojë dhe të mbështetë integrimin e pikëpamjes gjinore në përgjigjjen socioekonomike ndaj COVID-19, e cila do të plotësohet rregullisht me të dhëna të ndara sipas seksit dhe analiza gjinore. /Monitor/

Etiketa: CovidgrateUn Woman

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Nga Kongresi i Lushnjes te Sulltani i Bruneit

16:46 : 09/05/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
AKTUALITET

“Burrat janë çyrykë, ulen pijnë raki”/ Rama “mëson” gratë socialiste: Ja si të bëni vota për mua

18:47 : 20/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
AKTUALITET

Rama përdor gratë si fasadë, për të “mbuluar” krimin dhe korrupsionin

18:41 : 11/04/2025
BOTA

Përhapet varianti më i ri i COVID-19

18:16 : 02/04/2025
Para

Partizani-Tirana “kokë më kokë”, ja statistikat që duhet të dini për derbin e sotëm

TË GJITHA

Minoriteti grek nuk ndikon tek opozita, PS fiton bindshëm dhe Himarën

11:17 : 12/05/2025

Vendimi/ Pas 40 vitesh konflikt me Turqinë, grupi militant kurd shpërbëhet dhe çarmatoset

11:12 : 12/05/2025

Kukës/ Nën hetim i riu që fotografoi votën, në kërkim 18-vjeçari që tentoi të hynte natën në QV

11:00 : 12/05/2025

“Pfizergate”/ Mesazhet sekrete me drejtorin e Pfizer, Von der Leyen përballet me gjykatën e BE

10:59 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton PS

10:45 : 12/05/2025

Përfundon numërimi i votave në disa bashki në Gjirokastër, ja kush kryeson

10:21 : 12/05/2025

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji” në Tiranë, tërhiqen numëruesit e PD

10:19 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com