• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analisti: Rama i ka shkëputur lidhjet me disa nga diplomatët në Tiranë

23:01 : 10/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Qetësia politike u prish. Nëse nuk ka qenë një qetësi e rreme, atëherë mund të themi se vërtetë kemi hyrë në pikën më të nxehtë të verës politike.

Ishte pikërisht vendimi i mazhorancës për të hequr koalicionet nga votimi i 23 korrikut për kodin ajo që solli edhe furtunën që pasoi menjëherë nga kampi demokrat. Për këto zhvillimet të fundit politike foli në A2 analisti Afrim Krasniqi.

‘PS ka shijuar pushtetin e vetme, por në zgjedhje s’mund të shkojë kështu’

‘Ky debat nuk ka lidhje me hapjen apo mbylljen e listave, madje vendimi për të hapur listat në vetvete është vendim pozitiv, por nuk është hapje listash, pasi në momentin që shkon me hapje listash dhe eliminon koalicionet politike është kufizim dhe do të kemi vetëm dy oferta më pas. Por çfarë ka ndodhur? Jemi në fundin e mandatit të dytë dhe në fundin e fazës ku po debatohet se kush do të marrë drejtimin e vendit. Gjatë kësaj jave kemi parë dy konsultime të rëndësishme, të cilat ishin në kundërshtim me ligjin. Konsultim në kryeministri me grupin e deputetëve dhe kryetarët e bashkive. Në kundërshtim me ligjin sepse nuk u bënë në selinë e partisë, pavarësisht se ishin për çështje partie. Në këto debate doli dilema që PS është parti e vetme. Ajo e ka shijuar pushtetin deri më sot, por të shkojë e vetme në zgjedhje ka në mënyrë automatike një rënie drastike të shanseve të saj për të fituar një mandat tjetër. Në këto rrethana, e ka gati të pamundur për të gjetur aleatë. Përplasja e ashpër e detyron atë të krijojë mekanizma të tjerë. Nëse ndalohen koalicionet, PS është parti e parë në Shqipëri që nga viti 1996 dhe i shtohen shanset për fitore’

Krasniqi zbulon bisedën e ndërkombëtarëve me Ramën: Nuk shkoi mirë

Lexo edhe:

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

‘Problemi është më i thellë. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa ngjarje të cilat nuk janë raportuar në media. Një prej këtyre zhvillimeve është një komunikim i ambasadorëve kryesorë perëndimorë me kryeministrin, ku i është bërë shumë e qartë se i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është unanim në nevojën për votimin e paketës ligjore e ndryshimeve të 5 qershorit. Debati nuk ka shkuar mirë dhe ne e pamë kalkulimin e debatit në atë çfarë ndodhi në parlamentet. Mazhoranca u detyrua të negociojë me deputetë të kontrolluar prej saj, për të siguruar numrin e nevojshëm të votave, që ajo praktikisht i ka. Ajo po përdor atë që quhet opozita parlamentare, për të artikuluar këtë skemë elektorale, eliminimin e koalicioneve dhe detyrimin e partive të opozitës për të hyrë në një listë të vetme’.

‘Rama ka shkëputur lidhjet e besimit me disa nga ndërkombëtarët në Tiranë’

‘Nuk do të ketë përfitim opozita e re nga hapja e listave, e cila ka kërkuar një listë që i jep mundësinë për të konkurruar në nivel kombëtar, por po hapen listat në qarqe, ku shanset për aktorët e tretë janë teorikisht zero. Në këtë rast kemi edhe një deformim të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje dhe e zgjerimit të elementeve që e rrisin pasigurinë në zgjedhje. Unë parashikoj që një numër shumë i madh subjektesh do të kërkojnë proces gjyqësor për të verifikuar nëse është numëruar mirë vota. Kjo do të ketë një kosto shumë të madhe për Shqipërinë. Ky është një risk shumë i madh për procesin e integrimit. Rama ka vendosur të shkëpus deri diku lidhjet e besimit me një numër aktorësh ndërkombëtarë dhe t’i qëndrojë besnik nevojës së tij dhe synimit të tij personal për një mandat të tretë politik’.

‘Heqja e koalicioneve zhduk partitë e vogla të të dyja palëve’

‘Kryeministri i ka të gjithë elementët për të gjetur një kompromis në këtë pikë, ka edhe përgjegjësinë publike për ta zgjedhur, ka të drejtën politike, por edhe legjitimitetin për ta bërë këtë gjë. Kërcënimi i sotëm mund të merret edhe si një lloj testimi i aktorëve politik, opinionit publik dhe i faktorit ndërkombëtar. Do të jetë shumë e vështirë për ta bërë, pasi janë një numër i pafund detajesh që do të vështirësojnë këtë eksperiment të ri, të cilin Shqipëria e ka provuar në vitin 2001. Për memorie të qytetarëve, në listën e PS të futen edhe individët e partive aleate të Partisë Socialiste dhe në listën e PD të hyjnë të gjithë individët e partive aleate, duke krijuar një listë të përbashkët dhe qytetarët të zgjedhin midis listës. E dini çfarë do të ndodhë? Militantët e PS do të votojnë për kandidatët e PS në listë, ata të PD për kandidatët e PD dhe nuk do të ketë parti tjetër politike. Rreth 30% e elektoratit do të ngelet pa përfaqësim’

Etiketa: diplomatetkrasniqiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

08:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
Para

“Rimëkëmbja” europiane, në dorë të Orbanit

TË GJITHA

Fati kthehet në anën e tyre, këto 3 shenja do përjetojnë një ndryshim të madh deri në fund të korrikut

13:26 : 15/07/2026

Angli-Argjentinë, beteja për finalen e Botërorit, mungesat dhe formacionet e mundshme

13:23 : 15/07/2026

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

13:12 : 15/07/2026

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

12:50 : 15/07/2026

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

12:35 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş