Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e tragjedisë së Kombinatit po mundohet që të zbulojë se çfarë sekti, apo kulti qëndron pas aktit ekstrem të vetëflijimit të familjes Josifi dhe pistat që shtrohen janë disa.
Ajo që hetuesit kanë zbuluar deri më tani është se deri para gjashtë vitesh, nëna dhe dy vajzat e saj ishin ndjekëse të Kishës Ungjilli i Krishtit, deri kur janë shkëputur prej tyre, për të “gjetur vetë rrugën e Zotit”, sipas dëshmisë së dhënë edhe nga Blerta Josifi, e mbij etuara e tr agjedisë.
Por, ka dyshime se Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi nuk kanë qenë të vetme në këtë rrugë. Nga mënyra e zgjedhur e vetëfl ijimit, nga dëshmitë e të mb ijetuarës së vetme të tra gjedisë dhe nga provat materiale të gjetur në vendngjarje, gazeta “Si” mëson se dyshohet se tre gratë mund të kenë rënë në kontakt rreth pesë vite më parë me doktrinën e asaj që njihet si “Kisha e Shkenocologjisë”, një sekt i ri dhe kontravers botëror i themeluar në vitin 1953 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Ron Hubbard dhe bashkëshortja e tij, Mary Sue Hubbard.
Ron Hubbard, themeluesi i Shkencologjisë
Zyrtarisht, Shkencologjia nuk ka një degë të hapur në Shqipëri, por mendohet se herë pas here ka ndërmarrë misione rekrutimi ndjekësish duke shfrytëzuar degën e saj të Maqedonisë së Veriut, e regjistruar në gjykatën e Shkupit në vitin 2017.
Çfarë është Shkencologjia?
Në përshkrimin që bëhet në faqen zyrtare, ajo e përcakton veten si fe, besim “që ofron një shteg të saktë që të çon drejt kuptimit të plotë dhe të sigurtë të natyrës shpirtërore të vetvetes, familjes, miqëve, njerëzimit dhe të të gjitha formave jetësore dhe materiale të universit”.
Po në këtë përshkrim thuhet se “Shkencologjia nuk adreson trupin, apo mendjen, por shpirtin dhe beson se njeriu është shumë më shumë sesa thjesht një produkt i natyrës, geneve, apo mjedisit që e rrethon”.
Shkencologjia thotë se baza e saj janë një organizëm dijesh, që shpjegojnë “të vërtetat thelbësore”. Mes këtyre të vërtetave, ky sekt thotë se parësore është se “Njeriu është një qënie shpirtërore e pavd ekshme”, “ai jeton përtej një jete të vetme” dhe “aftësitë e tij janë të pakufizuara, edhe pse shumë nuk e kanë kuptuar ende këtë”.
Shkencologjia beson se njeriu si natyrë priret nga mirësia dhe se “shpëtimi i tij shpirtëror varet nga vetë ai, nga njerëzit që e rrethojnë dhe sjellja karshi vëllazërisë së universit”.
“Shkencologjia nuk është një dogmë fetare që i kërkon dikujt që të pranojë besimin. Përkundrazi, ajo vë në zbatim parimet e veta dhe përmes vëzhgimit e përvojës u ofron ndjekësve të vet mundësinë që të vëzhgojnë rezultatet. Synimi i Shkencologjisë është ndriçimi shpirtëror dhe liria për të gjithë”, thuhet në përshkrimin e këtij sekti.
Ky është autopërshkrimi që kjo kishë i bën vetvetes, por për disa studiues ajo është një ndërthurje mes budizmit (baza e të cilit është rimishërimi i shpirtit) dhe mësimeve të feve të tjera, përfshirë këtu krishtërimin.
Ndjekësit e këtij sekti besojnë se njeriu mund të arrijë një vetëdije shpirtërore shumë më të lartë nëse praktikon siç duhet metodat e tyre. Brenda këtij besimi progresi i ndjekësve kalon nga njëri nivel në tjetrin. Tre janë nivelet kryesore përmes të cilave kalon shpirti, sipas mësimeve të këtij sekti, deri në gjetjen e “forcave të fshehura të njeriut”. Niveli i parë i shpirtit është “i parapastër”, niveli i dytë “i pastër” dhe niveli i fundit është “Thetani”. Në këtë nivel, ndjekësit e këtij sekti besojnë se çlirohet shpirti dhe bashkë me të edhe fuqia e tij mbinjerëzore, si aftësia për të kontrolluar mendimet e tjetrit.
Përhapja dhe ak uzat
Shkencologjia nuk publikon shifra për numrin e ndjekësve të saj, por në vitin 1993, një zëdhënës i degës së Frankfurtit në Gjermani foli për 30 mijë ndjekës në mbarë botën. Rreth 15 vite më vonë, organizata ka deklaruar se ka nga 8 deri në 15 milionë ndjekës në mbarë botën.
Kryeqëndra e Shkencologjisë ndodhet në “Bazën e Artë” (Gold Base) në Kaliforni të SHBA, ndërsa numëron me qindra degë të përhapura në shumë vende të botës. Statusi i këtyre degëve ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Ka shtete që e kanë njohur si fe, ndërsa të tjera si sekt, kult, apo organizata jofitimprurëse.
Përhapja dhe statusi i Shkencologjisë në vende të ndryshme të botës
Përhapja është shoqëruar shpesh me ak uza për mas htrim për përfitime financiare. Në 2009, një gjykatë franceze e gj obiti Kishën e Shkencologjisë dhe fillimisht i ndaloi ushtrimin e aktivitetit, por më fund u tërhoq nga ky vendim.
Në atë kohë, degë të këtij sekti dhe udhëheqësit e tyre u gjo bitën pas padisë së bërë nga dy qytetarë, njëri prej të cilëve tha se ishte manipuluar për të paguar mbi 20 mijë euro për llogari të kishës. Prokurorët kërkuan b urg për drejtuesit vendorë të këtij sekti, por duke shfrytëzuar një mangësi ligjore ata ja hodhën me një gjo bë prej 600 mijë eurosh.
Ndjekës të këtij sekti janë përfshirë ndër vite në aktivitetet të paligjshme, që nga mas htrimi, vje dhja e ka nosja për shkak të detyrës dhe deri tek to rturat, vr asjet dhe operacione më komplekse, si ai i vitit 1979, i koduar nga themeluesi i kësaj kishe si “Operacioni Borëbardha”, që ishte v jedhja më e madhe e dokumentacioneve qeveritare në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndjekësit e famshëm
Themeluesi Ron Hubbard i vlerësonte artistët si njerëz të veçantë rreth të cilëve duhej ngritur bërthama e besimit të ri. Ai deklaronte se artistët, sidomos aktorët, kanë më të zhvilluar si pjesa tjetër e personave aftësitë e komunikimit, por kritikët thanë se ai i përdori për të rekrutuar sa më shumë ndjekës.
Për të të famshmit dhe pasurit ambientet e praktikimit të shkencologjisë janë të veçuara nga pjesa tjetër e ndjekësve. Mes të famshmëve që ndjekin Shkencologjinë sot janë Tom Cruise dhe John Travolta.
Tom Cruise dhe John Travolta
Disa vite më parë, revista “Rolling Stone” zbuloi se Tom Cruise ishte praktikant i shkencologjisë prej 30 vitesh dhe hodhi dyshime se pikërisht ky angazhim i tij në këtë organizatë ka qenë edhe shkak i dy divorceve të tij me Nicole Kidman dhe Katie Holms. Me këtë të fundit, Cruise ka vajzën Suri, kujdestarinë e të cilës gjykata ja besoi Holmes.
Cruise është ak uzuar gjithashtu se për shkak të besimit nuk takohet me vajzën e tij, por vetë aktori ka hedhur poshtë këto ak uza duke deklaruar se takohej rrallë me të për shkak të angazhimeve profesionale. Vetë Holmes nuk ka konfirmuar ndonjëherë nëse ka praktikuar, apo praktikon Shkencologjinë.
Ndërkohë, ish-bashkëshortja tjetër e Tom Cruise, Nicole Kidman e ka pranuar se ka qenë pjesë e këtij sekti dhe në një intervistë të dhënë për revistën “E!” disa vite më parë tha se preferonte që të mos fliste për këtë temë.
Sa i takon John Travoltës, Sam Domingo, vajza e ish-bashkëshortes së tenorit spanjoll, Placido Domingo dhe ish-ndjekëse e Shkencologjisë, ka rrëfyer vitin e kaluar se aktori shpresonte që të ring jallte djalin e tij, Jett. Ajo ka rrëfyers se në janar të 2009, John u përpoq që të shpëtonte djalin e tij 16-vjeçar, pasi ky i fundit kishte kaluar një krizë të rëndë epilepsie, duke kryer një ritual të Shkencologjisë për rikthimin e shpirtit të tij në jetë.
Pak muaj nga kjo ngjarje, Sam Domingo tha se Kelly Preston, bashkëshortja e John Travoltës mbeti shtatzënë me një djalë dhe aktori mendon se tek djali i tyre i vogël me emrin Ben ka hyrë pikërisht shpirti i Jettit.
Ndërkohë, në lidhje me Kishën e Shkencologjisë, në 2012 është publikuar filmi “Mjeshtri” (The Master) me regjisor Paul Thomas Anderson. Ky i fundit tha se filmi bazohet tek historia e Ron Hubbard, themeluesi i Shkencologjisë. Mediat raportuan në atë kohë se filmi u përpoq që të bllokohej nga një grup “i papërcaktuar ndjekësish të shkencologjisë”, ndërsa pak më vonë BBC zbuloi se fill pas nisjes së xhirimeve, regjisori Anderson u detyrua që të ndryshojë skenar pas pre sionit të Kishës së Shkencologjisë.